Nga Elton Peçi*
Në dekadat e fundit evidentohet një tendencë mbarëbotërore e rritjes së infertilitetit mashkullor. Studime të shumta kanë faktuar këtë tendencë ndërkohë që të tjera studime po mundohen të hedhin dritë mbi shkaqet.
Më i theksuar ky trend duket në Evropë dhe në Amerikën e Veriut, ku nivelet e spermës në 50 vitet e fundit janë përgjysmuar, dhe trendi i rënies së vlerave të spermiogramës është me 1.5 – 2 % në vit.
Në praktikën tonë ditore nqs krahasojmë numrat e spermiogramës (përqëndrimi, lëvizshmëria dhe morfologjia) përpara 10 viteve me ato të ditëve të sotme, vihet re një rënie me 20 – 30 %. Një në dy spermiograma që tashmë analizojmë është me probleme. Rritja e infertilitetit mashkullor rrezikon të shndërrohet kështu në një problem serioz të shëndetit publik.
Arsyet se përse po ndodh ky fenomen ende janë të panjohura, por sugjerimet janë se ky fenomen fillon që përpara lindjes; pra që në barkun e nënës. Faktorët që mund të prekin gratë shtatzana janë dieta dhe ekspozimi ndaj lëndëve toksike të cilat mund të kenë një efekt negativ në zhvillimin e sistemit riprodhues të fetusit mashkull.
Thuajse çdo aspekt i jetës moderne – që nga telefonat celularë, duhani dhe konsumi i alkoolit janë akuzuar si agjentë me afekt negativ mbi spermatozoidet.
Shekulli XX është shekulli i revolucionit në industri, ku përdorimi i naftës dhe i plastikës janë kryefjala e këtij revolucioni. Tashmë lëndë kimike me prejardhje nga përpunimi i naftës apo degradimi i plastikës janë aq të përhapura sa kanë filluar të hyjnë në zinxhirin ushqimor duke ndikuar edhe në hormonet tona – përfshirë këtu estrogjenet dhe testosteronin.
Po jo vetëm kaq; efekti negativ i lëndëve toksike, rrezatimit apo edhe mënyrës së jetesës mendohet të ketë ndikimin e tij edhe në rritjen paralele (tashmë fakt!) të numrit të rasteve me kancer testikular apo anomali si hipospadia apo kriptorkidizmi.
Për më shumë informacion ose vizitë me mjekët tanë kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.
Spitali Amerikan, përqafoje jetën!
Gjinekolog
Specialist në Mjeksinë Riprodhuese & Fertilizim In Vitro, Spitali Amerikan 2
Ca lidhje ka alkoli me duhanin me jeten moderne…duhani ka filluar te konsumohet para 400 vjetesh ne mase kurse alkooli te pakten par 4000 vjetesh
“arsyet janë të panjohura”?
ka shumë arsye të njohura,pas atyre të përmëndura,kemi dhe rritjen e moshës mesatare në pjesën e përmëndur,pra në “botën e parë”!kemi rritjen e moshës mesatare të pridërve që sjllin në jetë fëmijë!me një fjalë kemi një plakje të popullsisë dhe fëmijë të lindur nga prindër “të plakur”,duke u krahasuar me dekada më parë!!
pastaj kemi dhe atë që është e njohur në evolucionin e jetës në tokë “jeta e gjenë mundësinë për të mbijetuar”!!
pavarsisht se raca njerzore ka mudnur të ndikojë mbi natyrën dhe për pasojë dhe mbi një pjesë të evolucionit të jetës njerzore,prapë nuk mund të vendosim mbi gjithçka!!kur thuhet se “jeta mbijeton” në çdo situatë,atëherë duhet të marrim parasysh se sado të ndikojmë mbi jetën në këtë planet,ajo do të gjejë mundësinë për të shkuar përpara!!ne si rracë njerzore me veprimet tona kemi ndikuar mbi evolucionin natyror!kemi shfarrosur raca të ndryshme jete me kohë dh epo vazhdojmë ta bëjmë çdo ditë,dhe në të njëtën kohë harrojmë se dhe ne jemi pjesë e kësaj jete që shkatërrohet,shfaroset!!pavarsisht se ne i kem imbushur mëndjen vetes se jemi të “pavdekshëm”,prapë “jeta”bën përpjekje për të mbijetuar!!”jeta” në tërësi po bën atë që ne nuk e bëjmë dot,po frenon në mënyra të tjera,pandeminë e parë që ka parë ky planet!pandemi që ka rreth 45 mijë vjet që ka zaptuar tërë tokën!!
kjo pandemi jemi ne,homosapiens!pasi asimiluam tërë të njëjtit si ne,ne filluam të ndryshonim gjithçka deri sa ta pushtonim tokën në një masë të tillë sa të jemi në gjëndje ta këthejmë në planet sterril!të papërshtatshëm për të jetuar!!ndryhe nga tërë gjallesat e tjera,që i pështaten ambjentit ku jeton,ne përshtatëm ambjentin për të jetuar!!pasojat po ndihen ngadalë,ngadalë!do të ketë të tjera që do të sjellin o një riekuilibër,o një rifillim!!
pesë rifillime ka pasur ky planet në 300 mln vjet!thuhet se ka akoma 3 mld vjet egzistencë,deri në zhdukjen e tij!!ky mund të jetë i gjashti,i shkaktuar,jo nga jashtë por nga brënda planetit!!
mos ja fusni kot .
un menoj se gjithcka varet nga Femra .
Kishte femen seksi qe e don fort Pennisin dhe nji Vagin te ndjesheme te omel ,
(edhe pa nji Operacion Bukurie ,qi heqin flatrat dhe e bajn te bukur si vagina adoleshente )
sperma del si Krem Kosi dhe i ngjitet vezeve e mezalla se i shqitet mo deri sa ta cpoj vezen e bahet fekondimi .
pasanejna ,
varet ene cfar hani bre . fute ne goje kulaitet del sperma kualitet .
e funit ;
hiqni dor nga batha , dhe ja bani femres aty ku e ka ba perenia venin (l) ?
atëherë sipas teje,këto femnat që ti përshkruan duhet të bëjnë minimumi trinjakë,në çdo ngjizje??
por na del se ato me zorr mbeten shtat zanë!!