“Luftën” kundër të ashtuquajturave Big Tech, Franca po e shtrin edhe në tregun e librit. Deputetët francezë do të shqyrtojnë kësaj jave një ligj të ri, i cili ndalon Amazon të ofrojë dhe dorëzojë librat e shitur me kosto transporti zero. Ligji ka mbështetjen e presidentit Macron dhe synon t’i mbrojë libraritë fizike nga konkurrenca e Amazon, e cila ua ka reduktuar shitjet.
Kjo është e fundit në një seri lëvizjesh që ka ndërmarrë Franca për të mbrojtur kulturën vendase nga sfida e firmave të huaja të teknologjisë, përfshirë mbështetjen e botuesve të lajmeve kundër Google dhe Facebook dhe mbështetjen e transmetuesve televizivë kundër Netflix.
Géraldine Bannier, një deputete nga partia aleate e Emmanuel Macron, MoDem, qëndron pas këtij ligji.
Drafti që do të rishikohet nga komiteti i kulturës i Asamblesë Kombëtare parashikon një tarifë minimale për shpërndarjen e librave. Me fjalë të tjera, premtimi i Amazon për dërgimin praktikisht falas të librave do të bëhet i paligjshëm në Francë.
Gjiganti amerikan i tregtisë elektronike është kundër këtij ligji të ri, sipas zyrtarëve të shumtë francezë, të cilët thonë se firma ka lobuar kundër tyre.
Politikanët francezë i kanë mbrojtur prej kohësh libraritë përballë kompanisë amerikane të teknologjisë – e përshkruar dikur nga kryebashkiakja e Parisit Anne Hidalgo si “vrasësja e librarive” – dhe disa madje kanë bërë thirrje për bojkotimin e Amazon.
Franca ka 3 300 librari dhe në vitet 2006-2019 shifrat tregojnë rënie për shkak të konkurrencës së shitësve me pakicë në internet si Amazon dhe Fnac.
Nje shkrim i paqarte dhe konfuz. Eshte e thjeshte analiza qe mund ta beje cdo gazetar kerkues. Ne periudhen kohore te nje viti, shiko levizjet e cmimeve ne bursen nderkombetare te drithrave per konsum njerzor. Grumbullo nga doganat cmimet e importit dhe te cilesise se drithrave qe kane sjelle furnitoret. Bej krahasimet per te pare nese ndryshimi i cmimeve te importit eshte eshte reflektuar apo jo ne cmimet brenda vendit nepermjet nje tabele dhe tregoja publikut. Une i kam bere keto dhe me rezultoje qe furnitoret ne menyre te sforcuar kane bere perpjekje per te mos rritur cmimet e shitjes, megjithe ritjen e kostos se blerjeve nga importi. Por vjen nje moment qe do te duhet te respektosh ligjesite kapitaliste te kerkeses dhe ofertes. Kjo qe po bejne mediat eshte spekullim per opinionin.