Medikamenti i Covid-19 funksionon kundër të gjitha varianteve

1 Tetor 2021, 11:16Shëndeti TEMA

Droga eksperimentale antivirale e kompanisë Merck & Co e Covid-19 është efektive kundër të gjitha varianteve të njohura të virusit, tha kompania të mërkurën.

Studimet laboratorike kanë treguar se molnupiravir është efektiv kundër të gjitha llojeve të koronavirusit, por kompania shton se ilaçi është më efektiv kur jepet herët në rrjedhën e infeksionit.
“Molnupiravir synon polimerazën virale, një enzimë e nevojshme që virusi të bëjë kopje të vetes. Është projektuar për të punuar duke futur gabime në kodin gjenetik të virusit,” tha kompania.

Kompania testoi ilaçin e tij antiviral tek pcientët në fazën e tretë dhe analiza e fundit e të dhënave u prezantua gjatë Javës së Sëmundjeve Infektive, takimi vjetor i të gjitha organizatave të sëmundjeve infektive në Amerikë.
“Antiviralët oralë kanë potencialin jo vetëm për të zvogëluar kohëzgjatjen e sëmundjes së Covid-19, por gjithashtu kanë potencialin për të kufizuar transmetimin tek njerëzit në shtëpinë tuaj nëse jeni të sëmurë,” tha Timothy Sheahan, një virolog në Universitetin e Karolinës së Veriut-Chapel Hill.

Carl Dieffenbach, drejtor i Divizionit të HIV/AIDS në Institutin Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, tha se të paktën tre antiviralë “premtues” për Covid-19 po testoheshin aktualisht dhe rezultatet e tyre priten në dimër.
(The Independent, “Si”)

4 komente në “Medikamenti i Covid-19 funksionon kundër të gjitha varianteve”

  1. Iliri says:

    Prandaj te shkretve te vaksinuar u eshte bere mendja corape. U thane se vaksina ishte mbi 90% efektive ne fillim. Me von u thane se duhen 2 qe te behet e plote. U thane se duhen, 3, 4, booster etj, etj U thane se duhet ta bejne cdo 6 muaj gjithe jeten. Tani u thone se para se te filloje virusi merr kokera. Skllaveria ska fund.

    1. anticensurë says:

      skllavëria e ka një fund,por budallallëku jo!!
      duket që e ke të pafund!!
      shkenca shkon me supozime dhe më pas me prova!!
      budallallëku!?
      nuk ka nevojë as për prova as për supozime,ka thejshtë nevojë të dalë jashtë!në çdo formë të mundëshme!!

      1. I-lire says:

        Akoma ti ske kuptuar thelbin e nje debati ne publik. Gjuha duhet te jete e thjeshte, fjalet gjithashtu te thjeshta dhe te kene kuptim real.
        Ta le ty te na spjesgosh me sa fjale te duash ndryshimin midis budallallekut dhe sklaverise. Se kuptoj pse e ve veten ne kaqe veshtiresi te shkruash.

  2. taso kume says:

    Dakorte jam me te gjitha vaksinat,ilaçet,plazma etj , po çmimin sa e ka ilaçi i ri se me duket se vete pandemia eshte hedhur per bisnes.o bura te marin liçencen per shitje sa me pare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje