Mark Marku: Berishizmi, një lloj Enverizmi! I gjithë mesazhi i “Foltores” ka qenë…

7 Tetor 2021, 16:54Politika TEMA
Mark Marku: Berishizmi, një lloj Enverizmi! I gjithë mesazhi i

Ish-deputeti i PD-së, Mark Marku ka dalë kundër Foltores së Berishës.

I ftuar në një intervistë në “Neës24”, Marku u shpreh se Berisha po shfaq atë se si nuk duhej të ishte PD dhe kjo sipas tij nga forma e komunikimit që përdoret nga ish-kryeministri.

“Berisha po shfaq fiks atë se si nuk duhet të jetë PD. Aurel Plasari po humb kohën historike por edhe fizike. Kjo foltore është momenti më i keq i saj, po sulmon atë. Po ta kuptosh se si ka qenë pjesa më e keqe e PD-së është fiks këtu.

PD është në këtë pikë për shkak të përgjegjësive të Berishës dhe të Bashës. Berisha nga ’90 deri në 2013, e për pjesën nga 2013 deri për pjesën përpara se të fillonte aksionin politik ka përgjegjësinë. Edhe për atë ka pjesën e vet të përgjegjësisë vet, në vend që të dalë të kërkojë falje për Bashën.

Këto janë pjesë e përgjegjësive në këto 30 vite në veprime e mos veprime të tij në PD. Ai thotë se kam një plaftormë për PD, por e ka për veten”, deklaroi Marku.

Më tej ai shtoi se “i gjithë mesazhi i Foltores ka qenë të heqë Bashën, nuk thotë do të jetë vetë apo dikur tjetër. Nëse ky tjetri ka fuqinë të shkarkojë këtë vetë dhe të caktojë një tjetër. Kjo do të thotë se problemet do të zgjasin, kjo nuk është një alternativë për PD-në, por që çon edhe drejt shkatërrimit”.

Marku  komentoi dhe mënyrën e të bërit politikë të Berishës, duke aluduar se në raport me 600 mijë votat e marra nga PD, mbështetësit e tij janë të pakët në numër.

“Çfarë garancie po më jep mua Berishës, se prapë zgjedhja e tij o të jetë prapë një dështim, siç pretendon ai me Bashën? Unë e di se Basha nuk ka besueshmëri, e ka humbur dy palë zgjedhje, ia kam thënë dhe personalisht, një parti nuk është e lodhur.

Jam larguar pa asnjë hezitim e kam marrë vendimin e fundit të palëvizshëm. Do të duhet që Basha t’i lihet që të paraqesë alternativën para PD, sepse ka qenë në dyzim drejtimi, ta formatojë PD edhe në këtë mënyrë që të krijojë edhe pasuesin sepse e ka aktin e fundit.

Berishizmi për mua është një mërnyrë e të bërit politik i tejkaluar, një lloj enverizmi për të bërë politikë në demokraci, unë nuk jam kundër tij si person, se ka bërë edhe gjëra të mira”, theksoi Marku.

 

 

 

 

 

2 komente në “Mark Marku: Berishizmi, një lloj Enverizmi! I gjithë mesazhi i “Foltores” ka qenë…”

  1. ben says:

    Filluan minjte te braktisin anijen Berishiane qe po mbytet.
    Deri dje na cane trapin ne mbrojtje te Berishes, ndersa sot e kthyen pllaken.
    Njerez pa dinjitet. Jane funderrina qe si duhen kujt, njesoj si ish idhulli i tyre Berisha.

  2. Loni pe Kolkondasi says:

    Berishizmi, zoti Marku, nuk eshte nje lloj “enverizmi”, eshte enverizem i kulluar. Eshte me lehte te besosh seToka do te rrotullohet ne te kundert te rrotullimit te deritanishem, sesa te besosh se Berisha do te ndryshoj bindje. Ai eshte formuar qysh ne veze me ideologjine dhe metodat enveriste te drejtimit shoqeror. Humbi ne 2013 dhe per turp te tij, i lindur dhe i brumosur vetem me vese dhe poshtersi te asaj shoqerie qe e rriti dhe e edukoi, ai gjeti vetvehten duke u marre me pesh-peshe me te ashtuquajturin “qytetar dixhital”. Berisha nuk rron dote jashte spiunllekut dhe poshtersive. E paraqet aktivitetin e tij fund e krye te felliqur si perpjekje per te luftuar te ligen, por ne fakt gjithcka e ka bere dhe e bene per te mbuluar ligesite e tij, Denoncon nje numer te pafund ligesish qe ndodhin ne gjirin e shoqerise, por kete e bene me te vetmin qellim per te mbuluar ligesite galopante ku eshte perfshire familjarisht. Po c’ta zgjasesh me kete specie te percudnuar shpirterish, per poshtersite e tij mund teshkruhen volume te tera dhe perseri nuk mund te thuhen te gjitha. Berisha eshte thjesht etalon i ligesise njerezore, kurre ky njeri nuk mund te cfaq sjellje dhe dashamiresi per njeriun e ndershem, ai eshte armik i betuar i te gjithe njerzve te urte, te ndershem dhe pa vese te keqija shoqerore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje