Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov pas një takimi që zhvilloi në Beograd me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç deklaroi se shteti i tij është i angazhuar në zgjidhjen e çështjes së Kosovës, në kuadër të dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit, duke shtuar se një zgjidhje eventuale do të duhej të miratohej nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara.
Lavrov tha se Rusia do të pranonte çdo zgjidhje “që do t’i përshtatej Serbisë dhe popullit serb”.
Lavrov gjendet në Beograd ku do të marrë pjesë në samitin e Lëvizjes së të Painkuadruarve.
Ai po ashtu tha se gjatë komunikimeve me Bashkimin Evropian, Moska gjithmonë ia kujton përgjegjësinë Brukselit që ka për dialogun dhe shtoi se “është koha që të zbatohen marrëveshjet e arritura vite më parë”, veçanërisht Marrëveshja për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Kryediplomati rus tha se me Vuçiçin bisedoi edhe për situatën në Ballkan dhe deklaroi se Serbia është “faktor më i rëndësishëm i paqes dhe stabilitetit në rajon” dhe se “opinioni i saj duhet të merret parasysh në të gjitha çështjet”.
Ai po ashtu theksoi rëndësinë e “partneritetit strategjik midis Serbisë dhe Rusisë” dhe shtoi se ekziston një dialog konfidencial midis udhëheqësve të të dyja vendeve.
“Unë përcolla përshëndetjet e ngrohta të presidentit (Vladimir) Putin dhe ne jemi të vendosur ta vazhdojmë dialogun në nivelin më të lartë. Ne jemi duke e shqyrtuar mundësinë e takimit mes dy presidentëve dhe do të dakordohemi për takimin”, deklaroi Lavrov.
Kryediplomati rus hodhi poshtë akuzat se Moska po ndërhyn në punët e brendshme të shteteve të Ballkanit Perëndimor.
“Ne kemi marrëdhënie të tilla me Serbinë dhe vendet e tjera në rajon dhe gjëja më e rëndësishme për ne është përfitimi reciprok dhe balanca e interesave”, theksoi ai.
Lavrov kritikoi BE-në pasi siç tha Brukseli po ndjek “një politikë që nuk është konstruktive”.
“Ata na thonë se ne nuk kemi të drejtë të ndërmarrim iniciativa në ato pjesë të botës ku BE-ja ka interesat e saj. Nuk kam nevojë të sqaroj se ky është një opinion neokolonial. Akuzat se Rusia dyshohet se shkel disa norma të e drejta ndërkombëtare në Ballkanin Perëndimor janë të pabazuara,” tha Lavrov.
Atehere nuke pranone asnje gje. Me c’fare te drejta behen te tilla deklarata ,ndaje dy shteteve qe njeri shtete qe quhet Kosove ka kaluar gjithmone genocide nga me te ndryshmet ,deri ne helmimet e ujit ,dhe debimin nga trojet e tyre nga shteti i Serbise.U deshe nderhyrja e shba te bombardonte Serbine ,dhe te shpallte kosoven e lire. Eshte pikerishte E U R O P A ,e thene qarte qe per perfitime e gazit Ruse i ka bere te dy syte qorra ,dhe veshet shurdha ,qe nuke ka nje qendrime te prere ndaje Rusise. Me ngjane se eshte Rusia ajo qe po komandone Europen,dhe jo Europa Rusin. TE THEMI ME TE VERTETE SE JEMI ME FATE QE SHBA NDERMORI HAPIN E SIGURISE SE BALLKANIT ,ME MARJEN E BAZES SE PASHEALIMANIT TE VLORES.Ne te kunderten edhe SHqiperia do te pesonte lojen e Europes per tu kthyer ne nje ishe rebuplike te Jugosllavise
Keta “faktor paqe” quajne ate qe ka me shume tanke e aeroplane qe ja dergojne fqinjeve ne kufi per ti treguar forcen.
Rrace muzhikesh, rrace muti.
C’pune ka Rusia se cfare bejne serbet dhe shqiptaret me njeri tjetrin? Pastaj, perse qenka Keshilli Sigurimit ai qe miratoka nje marrveshje midis dy shteteve te pamvarura?