Ulet numri i të infektuarve dhe viktimave nga Covid-19 në Kosovë

10 Tetor 2021, 15:24Rajoni TEMA
Ulet numri i të infektuarve dhe viktimave nga Covid-19 në Kosovë

Autoritetet shëndetësore në Kosovë konfirmuan 4 viktima nga COVID në 24 orët e fundit.

Ndërsa bëhet e ditur se nga 2.481 testime të kryera prej tyre kanë rezultuar pozitivë me COVID 12 qytetarë.

Që nga fillimi i procesit të vaksinimin në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.447.040 doza të vaksinës. Në 24 orët e fundit janë dhënë 14.901 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Ndërkohë deri më sot 623.183 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje