Zgjedhjet lokale në Kosovë, Vuçiç: Serbët të votojnë masivisht

9 Tetor 2021, 15:45Rajoni TEMA

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç në një konferencë për media pas një mbledhje që ka pasur me zyrtarë të partisë së tij ka folur edhe për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor në Kosovë. Vuçiç ka bërë thirrje që serbët të cilët jetojnë në Kosovë të dalin masivisht në zgjedhje dhe të votojnë.

Kreu i shtetit serb deklaroi se një thirrje të tillë e bën edhe përkundër veprime të Kosovës, duke përmendur futjen e çmimeve anti-dumping për disa produkte të Serbisë.

“Serbët duhet të jenë të bashkuar, të shkojnë në votime sa më shumë të jetë e mundur dhe të luftojnë për të drejtat e tyre, ata vetë, për vendin e tyre, që të përfaqësohen institucionalisht, kur është e nevojshme, të jenë në gjendje të reagojnë në institucione në mënyra të ndryshme”, ka thënë Vuçiç.

1 komente në “Zgjedhjet lokale në Kosovë, Vuçiç: Serbët të votojnë masivisht”

  1. IB says:

    Po Rama dhe Kurti cfare thane per shqiptaret ne Kosove ? Ballkan i hapur, shqiptare te bashkuar ? Dhe jemi ne realitet te veshtire per Kosoven nen cadren e dashur te demokracise europiane. Sy lesh dhe te mbaruar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje