Kosova do të shkatërrojë 133 mijë vaksina AstraZeneca

8 Tetor 2021, 18:09Rajoni TEMA

Qeveria e Kosovës ka vendosur të shkatërrojë 133,000 vaksina AstraZeneca kundër COVID-19 për shkak të datës së skadencës të përdorimit të tyre, ndërsa vendi përballet me një rritje të lartë të shkallës së vdekjeve nga koronavirusi.

Vaksinat që do të shkatërrohen ishin pjesë e një donacioni nga Norvegjia dhe kishin datën 31 gusht si datë skadimi.

Reuters raporton se vendimi për shkatërrimin e vaksinave shkaktoi kritika në Kosovë dhe disa njerëz kërkuan dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë në faqen e Ministrisë së Shëndetësisë në Facebook.

Pamundësia për të marrë vaksina, vështirësitë teknike gjatë përpjekjes për të bërë një takim në internet dhe propaganda për dëmet nga vaksinat e kishin vënë Kosovën ndër vendet me normat më të ulëta të vaksinimit në Evropë me 15.7%.

Në shtatë ditët e kaluara 157 njerëz vdiqën në Kosovë nga infeksioni koronavirus dhe më shumë se 12,0000 raste të reja u regjistruan në mesin e 1.8 milionë popullsisë së vendit.

Rastet e reja ishin për shkak të grumbullimeve, dasmave dhe heqja e plotë e kufizimeve. Duke filluar nga kjo javë, janë vendosur kufizime të reja, përfshirë një shtetrrethim nga ora 10:00. deri në 5:00 të mëngjesit.

Mijëra kosovarë që jetojnë jashtë vendit, kryesisht në Gjermani dhe Zvicër, të cilët kanë kaluar pushimet në Kosovë gjatë verës kanë raportuar raste pozitive kur janë kthyer në vendet e Evropës Perëndimore.

Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Arben Vitia tha se shumë njerëz refuzuan të marrin vaksinën AstraZeneca pas “dezinformatave” se vaksinat tashmë kanë skaduar, gjë që i bëri njerëzit të qëndrojnë larg.

 

2 komente në “Kosova do të shkatërrojë 133 mijë vaksina AstraZeneca”

  1. Moisi Golemi says:

    Ky është idiot. Edhe e pranon që vaksinat patën skaduar që në 31 Gusht edhe thotë që “njerëzit nuk pranonin të vaksinoheshin, pas “dezinformatave” se vaksinat ishin të skaduara”.
    Por të skaduara ishin, o qen i ndyrë!!! Njerëzit nuk u vaksinuan kur vaksinat ishin ende të rregullta, sepse qenër si puna jote nuk u krijuan kushtet, me prenotimet online që nuk funksiononin, etj. A e more vesh, o qurrash???

  2. Trushkuluri says:

    O Mojsi o shpirtkatran. Fajeson LB qe nuk rijoji kushtet on line…A je ti ne te? Po pse nuk ka menyra te tjera per tidhene popullit vaksinen?
    Eshe jo vetem turp por edhe “morgan”. Eshte krim ndaj njerezimit qe qe vaksina te mos perdoret por te shkaterrohet. Njerezit po vdesin dhe ti ben fajtor LB qe po raportn….
    Albini eshte edhe me i keq se Saliu yne. Te dy jane spiune te serbit, por Albini eshte edhe nje koqe idjoti….Jane falas, or taj jane falas, jane njelloj sikur zoti te jep jeten dhe shejtani ta merr….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje