Panik në qendër të Athinës, shqiptari përplas me makinë automjetin e policisë, efektivi e qëllon me armë

8 Tetor 2021, 08:49Rajoni TEMA
Panik në qendër të Athinës, shqiptari përplas me

Një automjet civil ka përplasur makinën e policisë mëngjesin e sotëm në qendër të Athinës në Greqi.

Shtypi grek raporton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:00 sipas orës lokale. Gazeta greke “Protothema” raporton se shoferi është me origjinë shqiptare.

Por ajo që mësohet është se pas përplasjes së mjeteve, punonjësi i policisë ka qëlluar me armë në drejtim të shoferit duke e lënë të plagosur. Ky i fundit është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Mediat e Athinës shkruajnë se automjeti ka qenë i vjedhur.

Forca të shumta policore kanë shkuar në vendngjarje.

2 komente në “Panik në qendër të Athinës, shqiptari përplas me makinë automjetin e policisë, efektivi e qëllon me armë”

  1. Antiturku says:

    Race e felliqur turko-albanese .

    1. vp says:

      nuk me vjen keq per ty se kete edukate familjare ke marre, por me vjen keq per gazeten qe boton Komente fyese

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje