Dhuratë e Merkel para largimit: BE i akordon 30 miliard euro Ballkanit Perëndimor, Shqipëria dhe Kosova politikisht më të favorizuarat

7 Tetor 2021, 10:39Rajoni TEMA

Në samitin e BE-së që u mbajt në Slloveni, Ballkani Perëndimor do të përfitojë gjatë 7 viteve të ardhshme 30 miliard euro.

Si kusht për të përfituar fondet, secili vend do të ketë detyra specifike. Serbia duhet të thellojë bisedimet për njohjen e Kosovës, ndërsa në artikullin e Financial Times nënvizohet fakti se Shqipërisë nuk po i çelen negociatat me BE-në për shkak të Maqedonisë së Veriut, pas vetos së Bullgarisë.

Kancelarja e Gjermanisë në largim, Angela Merkel, duket se ka i rezervuar një ‘dhuratë’ rajonit tonë, veçanërisht kombit shqiptar, duke ia lehtësuar rrugën e nisur drejt anëtarësimit në BE.

Pas tërmetit dhe pandemisë pa ndihmën e mundshme të BE-së, Shqipëria e ka veçanërisht më të vështirë, thuajse të pamundur rimëkëmbjen.

“Ballkani Perëndimor është pjesë e së njëjtës Evropë me Bashkimin Evropian,” tha presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në një konferencë shtypi pas një takimi të përbashkët të shteteve anëtare dhe gjashtë vendeve të BP – Shqipëria, Bosnja, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbisë.

“Ne e duam Ballkanin Perëndimor në BE,” tha von der Leyen. “Nuk mund të ketë asnjë dyshim për këtë.”

Paketa prej 30 miliardë eurosh mund të përdoret për investime në energji, rrjetet dixhitale, rrugët dhe sektorë të tjerë. BE -ja është e prirur të ruajë sa më shumë ndikim në rajonin tonë, pasi rivalët përfshirë Kinën, gjithashtu po synojnë të rrisin investimet.(A.Muraçi)

https://www.ft.com/content/fea6f010-a78f-482c-bcda-7f3f7c3d0740?fbclid=IwAR2qomB_zutMcLoRzVIh3kV2xu8AaCX8IAiEZM2l62fXZD-QxHzcPbEq6mM

5 komente në “Dhuratë e Merkel para largimit: BE i akordon 30 miliard euro Ballkanit Perëndimor, Shqipëria dhe Kosova politikisht më të favorizuarat”

  1. 7x7=42 says:

    30 milion per ballkanin perendimor kusuri per Ed drogen.
    A pika qe s’iu bie ju gazetareve… 30 milion jo miliard o koqe

    1. Neroni says:

      Hahaha o komentues budall, 30 miliarde euro eshte shifra. Hahaha nuk di tjetri te dalloje milionin nga miliardi.

      1. vezhguesi says:

        Neroni-cfare mund te presesh nga “politikanet” me diploma te Kristalit? Ata, njesoj si lideri i tyre Basha e kane zet aritmetiken, pale me te flases per njohuri te thella matematikore.

  2. Çelo kadapi says:

    nga keto, 29 milijard shkojne si gjithmone ne serbi, te tjerat, kush te jete me i zoti

  3. Nje mergimtar says:

    Jane fonde per 7-vjet dhe jo per nje vit.Sasia e parave eshte e madhe por si do te menaxhohen eshte problemi.Ne vite kemi marre si shtet miljarda eruro e dollare por pa dobi.Edhe sot nuk shohim drite ne fund te tunelit.Shpresoj qe te mos perfundojne si deri tani ne xhepat e politikaneve ne pushtet dhe ne opozite.Dhente zoti qe kur te provohen shperdorimet te dale ndonje e te thote:`”Bashke i hengrem”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje