Vuçiç: Nuk mund të hyjmë në BE pa i zgjidhur çështjet me Kosovën

6 Tetor 2021, 17:15Rajoni TEMA

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç deklaroi se shteti i tij nuk do të jetë në gjendje që t’i bashkohet Bashkimit Evropian nëse nuk zgjidh çështjet e pazgjidhura me Kosovën.

“Ka perspektivë për zgjerim, por është e qartë se jo të gjithë anëtarët (e BE-së) kanë të njëjtin oreks”, tha Vuçiç për gazetarët pas samitit në Bërdo mes BE-së dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor.

“Pa i zgjidhur çështjet me Prishtinën, Serbia nuk do të jetë në gjendje që t’i bashkohet BE-së”, tha ai, raporton Reuters.

Në Bërdo, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Burime të afërta me takimin Kurti-Vuçiq konfirmuar për Radion Evropa e Lirë mbajtjen e këtij takimi. Ky takim u zhvillua në prezencë të kancelares gjermane, Angela Merkel dhe presidentit të Francës, Emmanuel Macron.

Deri më tani, nuk ka detaje në lidhje me përmbajtjen e takimit.

Më herët gjatë të mërkurës, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu konfirmoi takimin mes Kurtit dhe Vuçiçit.

​Ky takim u mbajt teksa në Bërdo të Sllovenisë u zhvillua samiti mes Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në këtë samit, Kosova do të përfaqësohet nga kryeministri, Albin Kurti, ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

1 komente në “Vuçiç: Nuk mund të hyjmë në BE pa i zgjidhur çështjet me Kosovën”

  1. Reciproku says:

    Kjo eshte e vertete. Po ashtu e vertete eshte se ai shume here ka deklaruar se nuk do e njohi Kosoven, qofte edhe sikur te jumbasi koken.
    Pyetja eshte se si e mendon ai qe te zgjidhe keto problem te kunderta. Ne kete hall te tij eshte asi i quajtr Kurt qe gjitmone saboton bisedimet. Kurti ne vend te jete entuziast per bisedimet dhe ta shfrytezoje kete moment, kur Evropa dhe Amerika na mbeshtesin, e komplikon situaten. Ai nen parrulla patriotike ben veprime te gabuara. Ai here eshte me reciprocitetin dhe here e mohon ate. Here deklarohet se do bisedoje dhe here mohon takimet me Vuciqin. Here njeh marreveshjet dhe her i mohon ato. Ky corjentom mendor dhe politk i Kurtit eshte asi i Vuciqit per te fajesuar palen Kosovare. Ai justifikohet dhe thote se eshte Albini qe saboton bisedimet. Ai herepashere ne biseda me evropianet kerkon qe Evropa ta heq kete si kusht per pranimin e Serbise ne Evrope. Ne rastin me te keq per te ai endron qe problemin ta kaloje ne OKB, ku Rusia dhe Kina si aleate te tij do e ndihmojne.
    E verteta eshte se Evropa e kupton kete politike te Vuciqit dhe jo me kote gjithmone thekson faktin se “marreveshja gjithepefshirese e njohje reciproke” eshte e vetjma rruge per Serbine dhe Kosoven…
    Albini tregohet shume minor ne kete valle. Ne vend ta vere Vuciqin me shpatulla per muri, ben veprime te njeanshme dhe te gabuara qe ne praktike eshte ajo qe kerkon Vuciqi. Albini si dhe Sali Berisha vene interest e tyre personale para ineresit te kombit.
    Te bie ne sy se as Amerika dhe as Evropa nuk kane ndonje deshire te bisedojne me Albinin. Ata me shume preferojne te bisedojne me Vuciqin per kete problem. Duket sikur ata kycin e suksesit e shikojne tek Vuciqi. Me sa duket pranimi nga Vuciqi i mevetesise do beje qe edhe Albini, sipas rregullit te vartesit, do pranoje te bisedoje….Kjo eshte pjesa me e pikelluar e histories sone ku ne trajtohemi thjeshte si objekt dhe jo si subjekt. Po te shikosh retoriken e Kurtit eshte shume me e forte se retorika e Vuciqit per te kundershtuar bisedimet. Po ashtu edhe retorika patriotike e Kurtit eshte ku e ku me e forte se retorika patriotike e Vuciqit. Kjo eshte tregues i forte se kush eshte kushi….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje