BE i pret shpresat Ballkanit: Harrojeni se do ju pranojmë në vitin 2030, më mbrapa ndoshta

7 Tetor 2021, 09:52Rajoni TEMA

Në samitin e vendeve të Ballkanit Perëndimor me BE në Brdo të Sllovenisë, kancelarja Merkel u shpreh se nuk sjell gjë një datë e caktuar për pranimin e Ballkanit në BE, që në fund na vendos nën presion.

Shpresat e vendeve të Ballkanit Perëndimor për një perspektivë të qartë kohore për pranimin në BE nuk po përmbushen as në samitin e vendeve të Ballkanit Perëndimor me BE që zhvillon punimet të mërkurën në Brdo të Sllovenisë. Sipas agjencisë gjermane të lajmeve, dpa, në deklaratën përfundimtare të samitit theksohet garancia e pranimit në BE, por vendimet për anëtarësimin do të varen nga përpjekjet për reforma,

Në Brdo kancelarja Merkel u shpreh kundër një date të caktuar për pranimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.

“Nuk sjell asgjë një afat deadline që në fund na vendos nën presion”, tha Merkel në samitin me krerët e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Brdo, sipas agjencisë së lajmeve afpd.

Sllovenia, si vend mikpritës i samitit dhe kryesuese e radhës e presidencës së Bashkimit Europian kishte ofruar vitin 2030 si kohë të përcaktuar qartë për pranimin e këtyre vendeve, por nuk pati sukses me propozimin e saj.

“Nuk e mbështeta këtë propozim”, tha Merkel. Deri më tani “nga asnjë nga këto vende nuk janë plotësuar kriteret”. Megjithatë Merkel theksoi, se BE ka një “interes të jashtëzakonshëm strategjik” për të pranuar vendet e Ballkanit Perëndimor. Ajo e argumentoi këtë me bashkëpunimin në çështjet e klimës dhe migracionit.

Macron: Shtimi me 6 anëtarë të rinj do të kërkonte reforma në BE

Shumë nga krerët e vendeve të Ballkanit Perëndimor u shprehën të zhgënjyer për ngecjen e procesit të anëtarësimit. Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq tha se jo të gjithë vendet anëtare të BE kanë të njëjtën apetit për sa i përket zgjerimit.

Një nga vendet që ka qenë gjithmonë hezituese ka qenë Franca. Presidenti francez, Emmanuel Macron në Brdo u shpreh me nota pozitive, se vendet e Ballkanit Perëndimor janë në rrugën drejt Bashkimit Europian, dhe duhet t’u tregohet se janë në zemrën e Europës, duke merituar investime, bashkëpunim në tregti, por edhe anëtarësim eventual.

“Ne kishim një diskutim të mirë…dëshira jonë është që t’i japim Ballkanit,  i cili ndodhet në zemër të Europës, një perspektivë (europiane) sërish në plan afat shkurtër”, citon agjencia Reuters.

“Ne duhet të përgjigjemi”, tha presidenti francez duke theksuar, se kjo do të ndihmojë stabilitetin europian. Por ai shtoi se shtimi i BE me 6 anëtarë të rinj do të kërkonte reforma në procesin e vendimmarrjes në BE që po ecën ngadalë.

Megjithë inkurajimet, presidenti Macron ia doli të vendosë një kufizim të ri. Kështu në deklaratën përfundimtare të samitit, theksohet, se integrimi i vendeve të reja në BE kushtëzohet nga zhvillimi i mëtejshëm i vetë unionit. Me këtë shtojcë qeveria e Parisit mban të hapur bllokimin e zgjerimit të BE me vende të reja, nëse BE në vitet e ardhshme, sipas qëndrimit francez, nuk do të tregohej si shumë e aftë për kompromis, shkruan agjencia gjermane e lajmeve, dpa.

Por jo të gjithë në BE janë hezitues. Kancelari austriak, Sebastian Kurz, u shpreh se “nëse Bashkimi Europian nuk i ofron rajonit një perspektivë të qartë, duhet të jemi të vetëdijshëm, se superfuqi të tjera si Kina, Rusia apo Turqia do të luajnë një rol më të madh aty.

Rajoni i përket Europës gjeografikisht dhe i nevojitet një perspektivë europiane”, u shpreh kancelari Kurz. Kurse kryeministri i Letonisë, Krisjanis Karins në mbështetje të një perspektive të qartë kohore të anëtarësimit, tha para reporterëve, se Ballkani është “kopshti ynë i pasëm”.

12 komente në “BE i pret shpresat Ballkanit: Harrojeni se do ju pranojmë në vitin 2030, më mbrapa ndoshta”

  1. Patriot says:

    Na plasi trapi. Kemi lideret tane te fuqishem. Me ata do shkojme nga fitorja ne fitorje.

  2. epo kjo pune says:

    kopshti sateme, po ju jeni ulluku shiut ne cati… gadishulli ilir ka histori te madhe apo perendimi pasur qe abuzoi me skllaverine e pushtimet e quan veten elit….

  3. Shqiptari says:

    Ballkani qenka kopshti i pasem i BE. ? Mos mendoni se kopshti do ngelet pa mbjelle deri sa te kujtoheni ju ?

  4. Lala i Lushnjes says:

    Kopështi i pasëm nuk bie nga rruga, aty i fut edhe një të dhjerë se nuk të sheh njeri. Diçka dinin gjyshërit tan që e pagëzuan ” kurva plakë,, .

  5. Haka Tekizoti says:

    Vendimet!… Këto vendime shkojnë tej kohës së qenies në pushtet të këtyre vendimmarrësve. Ata pas tyre mund të kenë prirje politike të kundërta ose edhe më të ashpra se këta të sotmit, prandaj, për vendet ballkanike, të paktën për Shqipërinë e Kosovën do të ishte shumë produktive të përqendrohen te zhvillimet e qëndrueshme të ekonomive, duke i bërë ato shumëdegëshe, pe plotësimin e nevojave me sa më shumë të jetë e mundshme me produkte vendi dhe me rritjen e eksporteve.

    1. Tetovari2 says:

      Ashtu mendoj që moti edhe unë se siç thotë një
      fjalë e urtë, paska baba paska nëna,mjeri unë që skam!Na duhet vetë bashkë Shqipëri e Kosovë me punue për ngritje dhe mirëqenie ekonomike sepse kur të jesh i fortë vetë të lusin për ortak si për shembull Norvegjinë e Zvicrën.Atëherë vet i dikton kushtet e pranimit.
      Që të arihet kjo duhet të punojmë të gjithë mos të vjedhim,vjedhësit të denohen pa eukivoke se kush është por së pari të niset me këta hajdutë nga 1990 e këtej.

  6. Pse me tekat e dısa vendeve Europıane prıtet qe dısa vende aktualısht europıale te pranohen sı vende te saj Cıla nga shtetet qe perbejne BE kane qene me sandrtet qe merıton nje shtet ı europes Po nuk u fute ne uje nuk e meson notın Turp me te madhe per vendet e BE nuk ka se sa sorollatja e vendeve te vogla Kur hıqet sı vend ı zhvılluar edhe Luksemburgu Nuk ka dhe nuk do te kete Europe pa pjesmarrjen e te gjıthe shteteve Europıane Don a nuk don Makronı me shoke

  7. Sunit hesapi says:

    ska be per sunitet barbare hajdut harrojeni ikni ke baba erdoqen

  8. Te dhunuarit says:

    AAj shkofshi ne p….te semes or delenxhij qe Boten ngateruat nder shekuj ! 2 lufta Boterore afer afer e Bonapartin e Madh qe nuk i heci endra a nuk dolen prej jush ? Vec ngatresa keni sjell si kurva me jeranet ! Spo meereni vesh mes jush e drejt shpartallimit jeni , njeri gozhdes e tjetri patkoit Cfar ju beri Ballkani ju , qe ka mbushur me krah pune te lir vendet tuaja e po na cani trapin tani Evrop kurva e po tallni bythen me kukamcefti ! Pak skandale e korupsion na importuat or legena e ky Makron qe spo gjen rehat me hajnin e gjygjet, po ne bon,shejtonin shejtor ! …

  9. Olsi says:

    Ka plasi kari per be, shqipetaret me be apo pa be, kane arritur te shkojne kudo pa letra dhe jane kthyer me letra , punojne , dhe biles behen edhe punedhenes, dhe ju kemi qire ropte me gjithe be. Shqiptari kur i ka mundesite di ta ndertoje jeten, me cdo lloje pune qofte e ndershme ose jo, prandaj ju bythqirat e evropes , merreni ate be , dhe bashkeme vizat dhe qihuni me motrat tuaja se e keni per nder.

  10. valon says:

    Nje gje eshte e sigurt BEderi ne vitin 2030 do te jete prishur… BE eshte stan me lepuj…. Vetem SHBA eshte fanar ndricues i botes…

  11. Bash Hollandezi. says:

    Ballkani eshte nje i semure me semundje ngjitese dhe Evropa ka frike se mos semuret nga sindroma e Ballkanit:
    Serbia eshte akoma ne kohen e kohen e mitheve te luftes se Fushe Kosoves.
    Mali i Zi eshte akoma ne periudhen e identitetit kombetar, ku shumica e identifikojne vehten nga kisha ku shkojne dhe jo nga kombi.
    Bosnja eshte e ndare midis feve myslymane dhe ortodokse dhe nuk funksionon si shtet.
    Maqedhonia eshte nje shtet artificial ku popullsia eshte bullgare, shqiptare, greke dhe maqedhonase, qe ka bere Greqine dhe Bullgarine tu bjene jarget per ta gllaberuar.
    Kosova eshte histori me vehte…Mjafton te kuptojme se “reciprociteti” i Albinit do pushtoje mendjen e evropianeve dhe ata sipas saj do udheheqin politiken e brendeshme dhe te jashtme…Do i kerkojne reciprocitet si Amerikes ashtu dhe Kines. Nuk do kete me bote kapitaliste por bote reciprociste….Evropa ka frike nga nje rend i Ri boteror qe ka ideator Albin Kurtin!!!!
    Shqiperia eshte me unike ne te tera drejtimet, por na mungon nje qelize e caktuar ne tru qe merret me rregullimin e marredhenieve me boten e jashteme. Mungesa e kesaj qelize na ben qe ne mos te kuptojme te tjeret. Me e keqja eshte se ajo pa arsye na ben armik me te tjeret…
    Po ashtu ne kemi te keqen e madhe se si popull pelqejme korrupsionin dhe hiqemi trima atje ku nuk duhet te jemi. Shiko se si nje pjese e madhe e jona , akoma mbeshtesin Sali Berishen dhe jane gati te marrin pushket te luftojne Ameriken…Pse na do ne Evropa brenda, per te futur zjarrin????
    Duam apo sduam ne, gjermanet dhe francezet shikojne interest e tyre. Pse te rrezikojne ata per ne Ballkanasit qe nuk jane gati gati per martese? Me te drejte ata mendojne se kjo Evrope e Bashkuar, qe mezi ekziston edhe keshtu sic eshte, do veteshkaterrohet po qe se ata fusin sherrin brenda. Ata me mendje te ftohte thone qe me mire ta leme sherrin jashte, sepse eshte me kollaj ta manaxhojme…
    Te dashur bashkekombas. Ketu nuk ka asgje personale. Eshte thjeshte lufta per egzistence. Ne kete lufte ne shqiptaret jemi te vonuar. Aq shume te vonuar sa per bythen e Sali Berishes(per te mbrojtur te keqen), jemi gati ti veme zjarrin botes…..eshte mungesa e asj qelize qe ben dallimin midis te mires dhe te keqes….
    Ne kete pike evropianet jane racist me ne shqiptaret(jo me dardanet)! Ata nuk pelqejne semundjen brenda vehtes se kane frike se po humben ate qelizen qe na mungon neve, do e fiilojne historine nga “toka e xanum”…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje