Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë si pasojë e COVID-19. Autoritetet e Shëndetësisë konfirmuan gjithashtu dhe 30 raste të reja nga 2.347 testime.
Sot janë shëruar 94 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 155.671.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 10.736 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.407.966 doza të vaksinës.
Në total numri i rasteve aktive është 1.676.