Covid-19 në Kosovë: Regjistrohen 25 të infektuar dhe 1 viktimë në 24 orët e fundit

8 Tetor 2021, 16:05Rajoni TEMA
Covid-19 në Kosovë: Regjistrohen 25 të infektuar dhe 1

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se është regjistruar vetëm 1 vdekje si pasojë e Covid-19.

Gjithashtu bëhet e ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 2 mijë e 370 qytetarë nga të cilët kanë rezultuar pozitiv 25 persona.

Aktualisht, janë rreth 1 mijë e 300 raste aktive në gjithë territorin e Kosovës.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 12.005 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.419.979 doza të vaksinës.Deri më sot 598.551 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 2.370 testime, 25 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 362 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.033. Në total numri i rasteve aktive është 1.335,” thuhet në njoftim e MSH.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje