Liri e plotë për të vaksinuarit në Greqi, nga 9 tetori qytetarët i kthehen jetës normale

8 Tetor 2021, 11:30Rajoni TEMA

Ministri i Shëndetësisë në Greqi, Thanos Plevris ka deklaruar se nga 9 tetori të vaksinuarit do të mund të rikthehen në normalitet, duke vepruar e kryer çdo aktivitet si para pandemisë.

Kjo do të thotë që mund të qarkullojnë pa maska, të argëtohen në qendrat e natës, të kenë akses kudo, vetëm me certifikatën e vaksinimit.

Ndërkohë që për zonat e kuqe, si Greqia Veriore ku përqindja e të vaksinuarve është akoma e ulët, do të ketë paralajmërime dhe thirrje për masa mbrojtëse, por jo të detyrueshme.

Sot në Greqi 10% e pacientëve që kurohen me COVID-19 në spitalet e vendit janë të vaksinuar, ndërsa në Greqinë Veriore shifrat e të infektuarve kanë transformuar shumicën e qyteteve në zona të kuqe me mini lockdown.

Qeveria greke është shprehur se vaksinimi është rruga e vetme drejt lirisë së plotë dhe se tashmë ofrohet masivisht falas, kështu që shoqëria greke ka çdo mundësi të rifunksionojë normalisht shumë shpejt.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje