Autoritetet e shëndetësisë në Kosovë bënë të ditur se nga 2,870 teste të kryera 40 qytetarë rezultuan pozitiv me koronavirus, ndërsa nuk është regjistruar asnjë viktimë.
Sot janë shëruar 149 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.182. Në total numri i rasteve aktive është 1.226.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.432.135 doza të vaksinës. Deri më sot 608.939 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.