"Alarmoi Edi Rama, po alarmoj edhe unë", Zaev: Do të ketë krizë!

12 Tetor 2021, 13:43Rajoni TEMA
"Alarmoi Edi Rama, po alarmoj edhe unë", Zaev: Do të

Kryeministri Zoran Zaev në konferencën e sotme për shtyp deklaroi se Maqedonia e Veriut nuk mund t’i shpëtojë krizës globale, por siguroi që autoritete do të ndërmarrin masat e duhura për të mbrojtur qytetarët.

“Po do të ketë krizë. Shoh miku im dhe kolegu nga Shqipëria Edi Rama alarmoi, po alarmoj edhe unë. Kriza energjetike do të jetë vërehet, çmimet janë të larta, por të presim javët dhe muajt e ardhshëm.

Të shohim si do të shkojnë gjërat, ndërsa shteti është këtu për të ndihmuar”, tha  Zaev.

Por Zaev ishte i kursyer në deklarata, pasi këtë të diel në Maqedoninë e Veriut mbahen zgjedhjet lokale dhe nuk dëshiron që të dëmtojë në rezultat partinë e tij, LSDM.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje