Vuçiç: Serbia po forcon industrinë e mbrojtjes. Në botën e interesave s’ka mëshirë për të dobëtit

12 Tetor 2021, 15:54Rajoni TEMA
Vuçiç: Serbia po forcon industrinë e mbrojtjes. Në

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha të martën se investimet në zhvillimin dhe forcimin e industrisë së mbrojtjes në Serbi do të vazhdojnë. Vuçiç i bëri komentet në hapje të Panairit Ndërkombëtar të Armëve dhe Pajisjeve Ushtarake “Partner 2021”, në Beograd.

“Në botën e interesave nuk ka mëshirë për të dobëtit, por respekt për të fortët, andaj është e rëndësishme të zhvillojmë industrinë e mbrojtjes”, tha Vuçi ç , për të shtuar se vendi i tij “nuk mund të poshtërohet e as rrezikohet.

Është e rëndësishme të konkurrojmë me fuqitë e mëdha në promovimin e armëve dhe pajisjeve ushtarake, është e rëndësishme të ndërtojmë rrugën tonë edhe në këtë çështje dhe t’i zgjedhim ato fusha në të cilat mund të konkurrojmë, sepse nuk mundemi në të gjitha”, tha Vuçiç.

I pyetur nga Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë se si i komenton kritikat e Bashkimit Evropian dhe të SHBA-së për blerjen e armëve nga Rusia dhe Kina, Vuçiç tha se Serbia merr vendime në mënyrë autonome dhe se është krenare për këtë. Vendimet janë marrë “në interes të Serbisë”, tha ai.

Në panairin e armëve dhe pajisjeve ushtarake, i cili po mbahet paralelisht me samitin e Lëvizjes së të Painkuadruarve në Beograd, po prezantohen sisteme të artilerisë dhe raketave, armë të vogla dhe municione, automjete të blinduara luftarake, pajisje elektronike, radarë të rinj dhe anije patrulluese.

Në hapjen e panairit morën pjesë përfaqësues të disa delegacioneve të huaja, ndërsa ekspozuesit janë nga 16 vende, përfshirë: Kinën, Austrinë, Kanadanë, Francën dhe Gjermaninë./REL

3 komente në “Vuçiç: Serbia po forcon industrinë e mbrojtjes. Në botën e interesave s’ka mëshirë për të dobëtit”

  1. Fendaxhiu says:

    Vuciqi eshte naiv i math!
    Ai duhet te marr shembull nga Kurt Rrumpalla qe e mund armikun me “pordhe te qelbura”. Kurti nuk di as per armet dhe as per aleancat me boten. Ai nuk pyet per NATO. Ai nuk pjerth as per Ameriken dhe as per Evropen. Ai nuk do tja dije as per shqiptaret dhe as per Shqiperine. Ai mendon vetem per “dardanet” dhe shtetin e tyre te forte ne Ballkan, qe eshte bere vendi shembull i “pordheve te qelbura” te Albinit.
    Prisni kur Albini te mesoje Vuciqin se cte beje. Ai disa here e ka kritikuar ate qe armatoset nga Rusia. Albini eshte strateg i math dhe po meson boten si te funksionoje. Ai e ka te “pjekur” aleancen me Ameriken dhe Evropen. por ai mendon se “pordhet e tij te qelbura” jane me te forta se aleancat. Ai nuk degjon asnje. Ai vetem pjerth….

  2. Ore thuaju kemi alternative qe te te duan says:

    Vazhdo shoku se e ke mire. Jo mekot Evropianet kane respekt per ju e investojne .Rama thote s kemi alternative tjeter dhe Evropa e dhjet me mut Shqiperine,me shume u dergon talibaneve se shqipetareve.

  3. Luli says:

    Ble arme se aty do kalben, si me 1999.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje