Punësoi partnerin në një projekt, ministrja e Kulturës shkarkon drejtoreshën e Arkivit të Filmit

13 Tetor 2021, 17:49Politika TEMA

Ministrja e Kulturës, Elva Margati ka urdhëruar shkarkimin e Iris Elezit nga posti i drejtoreshës së Arkivit të Filmit. Burimet bëjnë me dije se shkarkimi i Elezit vjen për ”konflikt interesi në ushtrimin e funksionit publik”.

Sipas urdhrit për lirimin e menjëhershëm të firmosur nga Margariti, gjatë ushtrimit të detyrës, Elezi ka kryer një sërë shkeljesh duke vepruar në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.

Shkeljet e drejtoreshës së Arkivit të Filmit, janë zbuluar pas ankesës së disa punonjësve të arkivit, lidhur me praninë fizike në institucion të bashkëshortit, Tomas Logoreci dhe të afërmve të tjerë, por edhe punësimit të tij prej 1 viti si supervizor në një projekt të brendshëm.

Ndërkohë, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kryer auditim nga data 08.09.2020 deri më datë 06.11.2020 në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave të Filmit. Sipas KLSH nga verifikimet është konstatuar nuk ka pajisje teknologjike për matjen e temperaturës dhe lagështirës.

Sakaq, Iris Elezi u emërua drejtoreshë në Arkivin e Filmit në vitin 2017. Ende nuk dihet se kush do të jetë pasuesi i saj në post.

4 komente në “Punësoi partnerin në një projekt, ministrja e Kulturës shkarkon drejtoreshën e Arkivit të Filmit”

  1. Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes..... says:

    Zonja Margariti,nje veprim teper i guximshem.
    Largoni arabet shqipfoles nga cdo post publik, kjo pasi sunitet jane rrace rrumpalle shkeles dhe moszbatues te ligjit……nuk behet stani/shteti me lepuj/korrake sunite.

    1. Jani says:

      Stani do deshé me lesh si puna ketij… truleshit?

  2. ppa says:

    Vemje qe paguhen nga taksat tona, marrin rroga te pakten 500 euro, nderkohe biznesi vogel nuk arrin te siguroj nje te ardhur te tille, edhe pse punojne 10 ore /dite, 30 dite/muaj; dhe keto buxhetoret bejne edhe 8 dite pushim ne muaj, plus kontributin per pension e kane 2 fish me te larte se niveli biznesit te vogel; Kam nje pyetje – pervec shkarkimit, kjo zonja nuk duhet te vuaj edhe nje sanksion tjeter?

  3. XHA KOCI TETA OLLGES. says:

    Nuk vjen pranvera me nje lule.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje