Fundi i një manipulanti!

19 Tetor 2021, 11:17Blog TEMA

Nga Kimete Berisha

Shqiptarët është zor t’i mashtrosh, për shkak se veç për qejfi janë dyshues, se lëre më nëse ju ke premtuar një ‘tjetër jetë’ dhe nëse e hetojnë se dikush po luan me ‘sinqeritetin’ e tyre!

Është zor t’i mashtrosh për një kohë të gjatë, sepse janë të papunë dhe të varfër, asgjë nuk kanë, përveç kohë, për ta zënë njëri-tjetrin në rren!

Mashtrimi është zeje e rëndë. Lyp shumë koncentrim dhe talent.

Shumë më llogari ke të jesh i sinqertë!

Me t’mashtru unë për shembull, kurrë s’e kishe ditë kah po t’vjen, sepse mashtrimi duhet të bëhet pa dëshmitarë, dhe mund ta mashtrosh veç një njeri (ose veç e veç), e jo të gjithë përnjëherë, publikisht.

Nuk mund t’i mashtrosh të gjithë përnjëherë, me një palë fjalë!

Koha që e jetojmë, është e mërzitshme dhe e padrejtë, por e ka një të mirë që nuk e ka pasur asnjë kohë para nesh: Nuk mund të gënjesh e të mos zbulohesh!

Nuk mund të jesh tradhtar e një historian i pushtetit aty, të të shpall hero.

Sepse, çdo gjë që ekziston, çdo gjë që është shpikur, të zbulon.

Problemi më i madh sot është se s’ke se ku ta fshehësh të vërtetën!

Secila fjalë regjistrohet, arkivohet, në çdo moment, në çdo qosh, kurrë pa pushuar, secili qytetar e ka një kamerë dhe një mikrofon në telefon!

Ti nuk mund të thuash ‘s’kam thënë’ apo më keni keqkuptuar, sepse të kanë xhiruar!

Ti nuk mund të thuash ‘s’kam qenë’, sepse teknika i ka bërë krejt njerëzit e botës dëshmitarë.

Jo gazetarët, por secili kalimtar i rastit, pa asnjë ditë shkollë, mund të zbulojë skandale të mëdha, t’i xhirojë dhe t’i shpërndajë online.

Askush, as media as politika nuk e dikton më të vërtetën.

Mund të bie rrjeti dhe bashkë me të edhe e vërteta. Por kur mbesim në terr, fjala e askujt më nuk bën dritë!

Askush nuk mashtrohet në terr, sepse në terr askush-askujt nuk i beson!

Bota duket më e pashpirt dhe më pandershme në kohën tonë, jo pse është më e pamēshirshme dhe më e pandershme seç ka qenë gjithmonë, por sepse e vërteta tani nuk është larg, zbulohet pa i dhënë zor, e vërteta të imponohet, pa dashur ti hiç ta tregojnë të vërtetën, të vjen te dera, pa e kërkuar!

Albin Kurti, e meriton përbuzjen tonë të madhe, sepse nuk ka lënë gjë pa manipuluar për pushtet.

Ka bërë politikë me sentimentet më të forta të shqiptarëve.

Ka manipuluar me dashurinë e shqiptarëve.

Ka manipuluar me dhimbjen e shqiptarëve.

Ka manipuluar me shpresën e shqiptarëve, që dëshpërimisht kanë kërkuar ndryshim.

Jemi i vetmi popull në botë që e përdorim idiomën: ‘Më shumë e dua sherrin e shpejt sesa hajrin e ngadalshëm’, prandaj kërkuan ndryshim të shpejt, të menjëhershëm, dhe Albin Kurti vërtetë e bëri ndryshimin urgjent, ama i ndryshoi vetëm fjalët e veta.

Lëpiu çdo gjë që pështyu.

Karrierën e mashtrimit e filloi si nekrofil duke i shfrytëzuar të zhdukurit për ta fituar pushtetin, me premtimin se kurrë nuk do të pranonte bisedime me Serbinë pa u zbardhur fati i të zhdukurve.

Nuk e mbajti fjalën.

Kjo është e pamoralshme!

Veç një kriminel nuk e pranon që kjo është e pamoralshme!

E ka manipuluar dashurinë e shqiptarëve për bashkim kombëtar.

Anipse kjo dashuri tash është një ish-dashuri.

Por, anipse askush s’ka më nevojë për t’u bashkuar, ai nuk është dashur të luaj me dashurinë e të parëve tanë, se nuk ia lejojmë !

E di ai mashtrues se pse u zbuluan kaq shpejt hilet e tij?

Sepse i ka prekur shqiptarët në zemër, aty ku dhemb më së shumti, i ka prekur në dashuri!

Ata që na kanë prekur në xhep, edhe mund t’i falim, ama ata që na kanë prekur në zemër, nuk i falim.

Se ata që na kanë prekur në xhep, nuk e kanë blerë me paret tona dashurinë tonë.

Ata thjesht kanë lakmuar të posedojnë gjëra,, kurse Albin Kurti ka lakmuar të posedojë njerëz!

Sa herë çelet tema e lakmisë, unë e përmend Rembrantin, i cili e kishte shitur varrin e gruas së tij, për pare.

Ishte kohë murtaje, kishte krizë për të gjetur tokë për varre, dhe Rembranti që kishte nevojë për pare, e shiti varrin e gruas.

Nuk ekziston dashuria. Nuk ekziston dashuria në asht dhe në hi.

Dashuria është trup, mundësisht i ri dhe i bukur të jetë trupi, pa trup -dashuria shuhet!

Akush nuk i dashuron të vdekurit dhe hijet.

Dashuria është shpikje e letërsisë, është premtim që shëron shpirtin si ilaç, por në fakt e trazon dhe e këput shpirtin.

Ne kujtojmë se nuk mund të jetojmë pa dashuri, por në realitet jetojmë pa dashuri dhe s’na gjen gjë!

Albin Kurti na ka vjedhur për hatër të serbëve të Veriut.

Me paret tona ua blen serbëve rrymën. Kjo është e neveritshme. Veç një idiot nuk e kupton sa e neveritshme është kjo.

Shqiptarët e kanë parë se si e ka përdorë Njësinë Speciale për fushatë elektorale, ndërsa organizatorin e bllokadës dhe sulmeve ndaj policëve dhe gazetarëve shqiptarë – ministrin e tij, Rakiqin, nuk ka këllqe ta shkarkojë.

Sepse është i lig.

E ka bërë ministër por thotë se nuk do ta bëj ‘çështje’ duke e shkarkur.

Ky bën sofizmat më pashije dhe më palidhje që i kam dëgjuar.

Rakiqin e bën ministër por nuk e bën çeshtje!

Allahile!

Ka lejuar punësimin e familjarëve të ministrave të tij dhe e ka arsyetur nepotizmin në qeverinë e tij, sepse ai e di, se nëse nuk i lejon ministrat të vjedhin – ata i ikin.

Ka gënjyer se ke qenë ushtar i UÇK-së, ndërsa shqiptarët e dëgjuan duke thënë ‘kurrë armë me dorë nuk kiisha marrë’!

Kështu ka thënë pas masakrës së shtetit serb ndaj familjes Jashari!

Pra, e ka nënçmuar sakrificën e dëshmorëve, i ka nënçmuar të gjithë ata që për lirinë e Albin Kurtit e morën armën në dorë!

E pamë duke u shoqëruar vetëm dhe ekskluzivisht me ata që mendon se janë më të ‘vegjël’ se ai.

Ndërsa, është prishur me të gjithë gazetarët dhe me intelektualët e Kosovës dhe të Shqipërisë.

Ndjehet i qetë veç pranë atyre që e adhurojnë verbërisht.

Edhe Ibrahim Rugova, po, e kishte zanat të shoqërohej veç me popullin e thjeshtë, ama ai nuk i nënçmonte intelektualët, me fjalë!

Ndoshta i ‘nënçmonte’ duke i mbajtur në distancë. E urrente afërsinë! Edhe unë e urrej afërsinë, prandaj e mirëkuptoj!

Ibrahim Rugova ndjehej më mirë i vetmuar ose me shqiptarë të thjeshtë, ndërsa Albin Kurti mendon se nëse lidhesh me popullin, nuk të duhet askush tjetër, as Amerika!

Por në kohën e Rugovës ishte ndryshe, e kishim vetëm ‘Bujkun’ dhe s’kish kush që shkonte shpi për shpi për t’u treguar shqiptarëve çdo gjë që dihej për Ibrahim Rugovën.

Në atë kohë, jo çdo gjë që e dinin gazetarët- e shkruanin, e tash shkruhet edhe më shumë seç dihet.

Prandaj, Albin Kurti ka dështuar.

Ibrahim Rugova ka konstatuar robërinë e shqiptarëve,  është ankuar para botës se jemi në rrezik për t’u shfarosur nga Serbia, ka kërkuar ndihmë, ama nuk na ka premtuar asgjë!

Na ka lutur të durojmë! Kaq.

Kurse, Albin Kurti, ka premtuar ndryshim, ka premtuar një ‘jetë të re’, ‘një njeri të ri’, dhe në momentin që e ka fituar pushtetin, asgjë nuk ka ndryshuar, përveç fjalët e veta!

Sot kur nuk e ka fituar asnjë komunë, humbjen e quan fitore.

Ku do ta çosh më larg!

Aq budallenjë i konsideron shqiptarët sa mendon se bën alkimi dhe i ndërron realitetet.

I vetmi budalla këtu eshte ai vet.

P.S. …ka zogj që nuk fluturojnë.

46 komente në “Fundi i një manipulanti!”

  1. Ari says:

    Mero, Lutem, mos e botoni me kete “gazetare”. Ky nuk eshte as analize, as koment as….shqip. Duket sikur kjo shkruan cfare degjon/thote ne kafe: tematike e shpernadre, as permbajtje, as analize, asgje…ca fraza te shkeputura dhe pa lidhje me njera tjetren. Lere pastaj te beje Konsuzione apo deduksione..

    1. Jon says:

      Te lumte pena Kimete edhe pse asnje artikull sado i gjate nuk mund ta pershkruaj plotesisht kete sharlatan dhe mashtrues. Por vazhdo sepse propaganda ne mbeshtetje te tij eshte e frikshme dhe vetem shtete si Serbia apo Rusia mund tja dalin ti kapin te gjithe per kete vemje. Bravo Kimete!

      1. Lajmi fundit says:

        Moj kimete debile dhe ti o jon e gjith jonet idiote po si mund te duartokasesh per nje plere qe thote shqiptaret skane nevojebper bashkom. O ju qift kina

      2. ASA says:

        NA I RROFSH BOLET ME KIMETEN BASHKE

    2. zoni ijes says:

      ..ari pse nuk te pelqen ty nuk do thot se nuk duhet ta lexojme ne te tjeret kure nuk
      te pelqen turru tek rilindja demokratike aty gjene ushqim qenesh
      po si mor palle kure nuk e nxjerre kuptimin e fjaleve qe thot kimetja ik se nuk eshte kjo pune per ty
      don zoti mor ari me K perpara te kuptosh cfare shkruaj gazetateret
      per sorollupin tend duhet cim peka andi bushati etj

      1. Muçua i tanes says:

        Nje sugjerim z.zoni, . Ari me K shume te madhe.

    3. Sara says:

      Ti s’paske sens letrar daku… ky zhanri i kesaj me kujton publicistiken shqiptare te viteve 30 te shekullit te kaluar…. nga me te mirat ne historine e botes shqiptare

    4. Angjelini says:

      Ari, nganjehere heshtja eshte flori. Une e pergezoj Kimenten per shkrimet e saj. Artikulli eshte shkruar me sens kritik dhe me nota ironie. Nejse ke te drejten tende te mendosh te kunderten.

    5. o ari ve ndonje emer tjeter se i shko menja per keq zonit ijes.

    6. Celo Mezani says:

      O Ari, se nuk arrin dot te kuptosh ti analizen dhe shqipen e Kimetes, ky eshte problem i yti.
      Per shume lexues te tjere Kimetja eshte nje pene origjinale dhe analizat e saj dhe gjuha e saj jane shpesh here brilante. Me raste jane kaotike dhe me te ralle del edhe komplet huq.
      Por e pergjithshmja eshte qe Kimete Berisha eshte nje vlere e madhe e publicistikes politike sot.
      Shkrimi i sotem eshte thjeshte fantastik !!!

    7. PIPELL says:

      Kjo eshte gazetare E MADHE !

  2. Visi says:

    Kot po sheh ëndërra me sy çel ti dhe të gjithë ata si ty që duke manipuluar i barazojnë zgjedhjet lokale me ato të përgjthshme.
    Në zgjedhjet lokale votuesit kërkojnë ekspertizë për qështje të përditshme me të cilat nllafaqohen qytetarët dhe jo me politika kombëtare.
    Krahasimi mund të bëhet vetëm kur të mbahen zgjedhjet e përgjithshme ndërsa interpretimi i rezultateve të zgjefjeve lokale si pasqyrë për zgjedhjet e përgjithshme është vetëm propagandë e njerëzve të partive kundërshtarëve dhe ndonjë psikopate inaçi si ti.

  3. Visi says:

    Kot po sheh ëndërra me sy çel ti dhe të gjithë ata si ty që duke manipuluar i barazojnë zgjedhjet lokale me ato të përgjthshme.
    Në zgjedhjet lokale votuesit kërkojnë ekspertizë për qështje të përditshme me të cilat ballafaqohen qytetarët dhe jo me politika kombëtare.
    Krahasimi mund të bëhet vetëm kur të mbahen zgjedhjet e përgjithshme ndërsa interpretimi i rezultateve të zgjefjeve lokale si pasqyrë për zgjedhjet e përgjithshme është vetëm propagandë e njerëzve të partive kundërshtarëve dhe ndonjë psikopate inatçi si ti.

  4. Pejani says:

    Kjo eshte per psikiatri.

  5. Piro says:

    Kimete gjithe lezete. Rrena i ka kembet e shkurtna, thone.

  6. Albi Boston says:

    Faleminderit per shqipen e bukur Kimete!

    Albini eshte agjent I serbit, si saliu!
    Populli e di!

  7. Buda says:

    “Nuk mund te jesh tradhtar e nje historian i pushtetit te te shpalle Hero,”thote Kimetja.
    Po cfare bene historianet e pushtetit te Sali Berishes qe e shpallen hajdutin, kriminelin dhe tradhtarin Ahmet Zog: “Hero Kombetar”
    dhe i ngriten dy permendore ne mes te kryeqyteti dhe qytetit te Burrelit?

  8. Jo realisti says:

    Kimete Berisha si gazetare dhe publiciste eshte prerje e tille qe ne ketu ne Shqiperi nuk kemi dhe nuk kemi per te patur per nje kohe te gjat…
    Duhet ta lexosh dhe te njohesh menyren e saj te te shkruarit..
    E njef gjuhen letrare shqipe, si edhe shkruan edhe ne dialektin dardan…
    Nje auto-ironine si rrallkush…nuk eshte sarkazem cfar ajo do te percjell nepermjet saje, por orgjinalitet i personalizuar…
    Eshte e vetme dhe i pelqen vetmia…
    Shum orgjinale ne perceptimin e saje dhe njerezore..
    Ajo nuk jep zgjidhjen por te tregon ku te mos gabosh…Nuk po zgjatem me shum…

    1. Jorgo says:

      Ka ca njerez qe nuk u pelqen reticenca… jane mesuar me fraza pompoze e urdehruese … edhe kur jane mashtruese
      gjithsesi, une Kimeten e lexoj ne fjale, germe e fryme me qejf, ndryshe nga han alistet e tjere qe i merr vesh qysh nga titulli e s’ia vlen te harxhosh asnji sekonde me teper per te vijuar ne nenradhe

  9. Baca Azem says:

    Kimete, ne demokraci secili ka te drejte te thote pikpamjet e tij, respekte per ate qe mendoni e thoni. Gjerat do te shkojne ne vendin e vet, masa ndergjegjsohet.

  10. Bardha says:

    Bravo Kimete,mos u terheq nga detyra e gazetares.Kosova ka drejte te informohet e kurre te mos bjen preh e mashtrusve,per sa komenton nje vis i thekur ketu visi ashte peshk,keshtu i thone kete kojshit tone ku banojme ne ,tyng

  11. Demokrati qe nuk voton says:

    Respekt dhe vetem respekt impononi e dashur.sharlatanet dhe popullistet e llojit kurt brekskiha basha meta perfundojne ne kosh plehrash

  12. Tomorri says:

    Bravo shqiptaret e Kosoves,neve na u desh ndihma e Amerikes per te hequr mentorin e Albinit,Saliun,kursse ja treguat vendin vet mashteuesit dhe maskarait Albin Kurtit.

  13. PRoShi says:

    Zonja në fjalë ka bërë një përmbledhje kohe, para dhe pas Kurtit. Nuk ka asgjë të keqe këtu.
    Asnjë politikan nuk mund të mbajë fjalën e dhënë dhe aq më pak kohën për ti bërë ato realitet. Por Kurti ka folur aq shumë për të bërë, sa nuk ka 4 vjeçarë për ti bërë realitet. Kjo nuk përbën problemin e gazetares, problemi është vetë Kurti.
    Por njëherë kalon miu nën mustakë, sepse e dyta herë përfundon në gojën e atij që ke mashtruar.

  14. ts says:

    Kimete ! Pergezoj shkrimin tend final ,{e them final sepse ke koh qe sulmon kte mashtrus berishian } e ky artikull i gjat me shum “postulate” qe rendojn kte politikan te paftyr e shum te dyshimt , pa filluar rolin qe i dhan bashkatdhetaret e tu ! Ajo qe me ben pershtypje e dua te pergezoj kosovaret , qe ndryshe nga ne shqiptaret e Shqipris ,na u desh te pesojm deme shum te medha nga armiku Berish , i cili per pak e hodhi ne gremin Shqiperin ,edhe sot vazhdon te brohoritet nga nje pjes rrugacesh pa ndergjegje kombetare ,me demonstrime e nostalgji ,qe tregon se jo gjith shqiptaret kan memorje e atdhedashuri ! Sali kerma i preku shqiptaret ne dashuri edhe ne xhep, e perseri nuk po mer denimin e nje armiku antishqiptar e ska turp me te madh per nje popull , e po ti permend kto e dashur Kimete , sepse nuk i bashkohem fjaleve te para ne kte shkrim , kur thua se nuk u mashtroka populli per nje koh te gjat !!!!!! Po ti shkruaj kto , qe kosovaret e zgjuar te ken forcen te cojn deri ne fund cka nisen e mos bien preh i “hareses” i mashtrimit e i manipulimit te organizuar , qe vjen nga kufijt e armikut historik serbis
    Nje bravo e madhe vellezerve kosovar,qe na dhan nje mesim burrnor ,por ka akoma rug per te cuar deri ne fund kte mesim te madh ……

  15. albani says:

    Kimete ylli i gazetarise gjithshqiptare.

  16. ?????????? says:

    ????????????

  17. Edlira says:

    Maloke e lindur…kjo femer nuk ka derman!
    E masakrove gjuhen shqipe…cfare tmerri ta lexosh kete debile

    1. An says:

      Fiks fare. Po e keqja me e madhe jane keta çyryket qe e duartrokasin

      1. Edlira says:

        Tmerr….kulmi!

        Kjo femër e cekët mendërisht e “përdhunon” të Drejtën dhe Lirinë e të Shprehurit në gjuhën shqipe me këto që shkruan…Të dhëmbin sytë kur e lexon.

  18. Pilo Lala says:

    Kimetja thote disa te verteta, qe populli po i kupton dhe po reagon.
    Eshte e njeta gje cfare ndodhi ne Shqiperi ne vitin 1992.
    PD fitoi zgjedhjet Parlamentare ne Mars. Mbas 3 muajsh ne Qershor, populli e kuptoi mashtruesin Sali Berisha, dhe i dha goditjen ne zgjedhjet lokale.
    Saliu e kuptoi dhe zgjodhi hurin si mjet demokratik per te fituar zgjedhjet ne 1996.
    Albini nuk eshte i zoti per keto gjera, ndaj del flet, dhe nuk pushon.
    Njerezit duan vepra, pune, jo llafe pa fund.

  19. Zjarri says:

    Kimete do të të kisha martue… por më parë duhet të ndahem. Të lumtë për shkrimin dhe mendja top t’u bëftë

  20. Manipulante mjerane says:

    Fjala manipulant nuk ekziston ne shqip, moj bibe. Shko hap nje fjalor e nje gramatike se na e shpife. Kur do vije fundi i nje manipulanteje si ti, thuaj. Ju eshte mbush mendja se çoç dini dhe vetem shkruani llogje pa kuptim per analfabete funksionale. As trajtat e shkurtra nuk dini t’i shkruani pa gabime. Pordhace si ju as per ne klase te shtate nuk bejne.

  21. Mos u merzit says:

    Je shume interesante ne stilin dhe penen. Me interesante je per problemet qe trajton. Te kam lexuar 2 ose 3 here, dhe te respektoje ne kontributin tuaj ne gazetari. Ata qe te shajne ne kete forum nuk kane fuqine e argumentit dhe perfundojne ne zhargone teper te ulta. Pafuqia dhe mendjelehtesia te ben njeri te vogel.

  22. Shqiptari says:

    Per “Ari”-n: Ani pse hyn ketu atèher? Shko te gazeta tjera ku e madherojne Albinin. Aty gjen genjeshtra edhe me te medha se sa i ka zbuluar Kimetja!

  23. Teki pijaneci says:

    Kimete lezeten qysh ne adoleshence e qinte plaku pijanec Teki Dervishi, me moshe me i vjeter se babai i saj. Teki pijaneci ka vdekur dhe nga atehere Kimete lezetja ka ngelur me trauma perdhunimi.

  24. Franz Kafka says:

    Kurti do vazhdoje te votohet nga kosovaret edhe per 30 vjet, njesoj si Berisha u votua per 30 vjet. Sepse veshtire se shqiptaret arrijne te kuptojne per nje kohe te shkurter (me pak se 30 vjet) elementet percares dhe negativ. Njesoj si shqipove ketej iu desh 30 vjet te njihnin Berishen e Meten, aq do i duhen dhe kosovareve andej te njohin Kurtin. Jemi popull ekstremisht gdhe

  25. Valbona says:

    Moj Kimete na ke bere per vete,derri do plumb, dhe ti ja jep mu ne lule te ballit,Albini ka hecur ne rrugen e Saliut,dhune verbale,dhe dhune fizike,genjeshtra nga mengjezi ne darke,por genjeshtra I ka kembet e shkurtra thot populli,prandaj dhe shqipot e Kosoves e ndeshkuan,duke I dhene zero komuna.

  26. Rita says:

    Nesje zonja i din me mire problemet e kosovareve e ne qe jemi jashte nxitojme ne gjykime.Pak cudi se po kjo zonje para pak kohe ,pas votimeve shkruante pozitivisht per A.Kurtin. E tash krejt te kunderten.Incidenti ne Mitrovice i dha goditjen partise V.V.Askush nuk don lufte, e tensione ku forcat serbe + ruse te shkelin ne Kosove , qofte dhe ne veri me shumice banoresh serbe.Albini nuk ka pjekurine politike e gracka te tilla ai asp qe mund t’i parashikoje .Shkon B.Pacolli e takon Thacin ne Hage e pas 3 ditesh del lajmi i lirimit me kusht ( Arrest shtepie) te Veselit e Thacit.Menjehere pas vizites se Pacollit.Dhe krijohet nje peshtjellim e rezultat votash qe bie ndesh me rezultatin e votime te pergjithshme te veres.Kaq shpejt ndryshoi drejtimi ? Po pse z.Kimete per disa muaj plotesohen premtimet ???? Ju dija me te zgjuar qe te kuptoni lojen qe luhet tash e kohe ne Kosove.Nje loje midis ndyresise dhe habise sa bota s’do te na marre dot serjozisht. Duket, shikohet ne takimet ,bisedimet ,dy paleshe e zgjidhje NULL.

  27. Ed says:

    FUNDI I NJE FILO SERBI OSE TRADHETARI

  28. Niko says:

    Kjo eshte smbush mire une skuptova cfar shkruan ku i gjeni keto ju te gazetes tema

  29. DRENICA E KUQE says:

    P.S.-ne e paske qelluar, Kimete! Ka edhe pula t’lagta bishtperpjeta si Albini, qe nuk fluturojne. Po me Ibrahim Rugoven e paske ba ni mut laraman, si konferencat e tij per shtyp-je, te ‘xhumave’ t’zeza n’Prishtine!!!…

    DRENICA E KUQE

  30. Mendimi im says:

    Eshte e lehte te komentosh nga jashte per ato cka ndodhin ne nje vend tjeter; i gjykon ndryshe veprimet jashte interesave dhe ndikimeve te drejtperdrejta. Por perderisa zonja shkruan ne nje gazete Shqiptare do te pranoje edhe gjykimin e jashtem. Psh mua nuk me vjen mire kur degjoj nje te huaj qe vjen si vizitor apo qofte edhe dikush nga nje qutet tjeter te thote “sa e bukur eshte bere Tirana”, pasi une e di cfare me mungon mua ne Tiranen sot. Prandaj mendimi im per Albin Kurtin eshte ai nga jashte realitetit te perditshem te Kosovareve. Une mendoj se nje si Albin Kurti eshte i nevojshem per te shkundur establishmentin e atyre qe vijne e ikin dhe perseri vijne dhe nuk i shqiten me cdo lloj menyre pushtetit. Nuk merrem me cfare tha e si e tha ku e pse?! Nuk besoj se ekziston ndonje politikat qe te beje 100% ato qe ka thene-pra te mos jete pak apo shume mashtrues.

  31. KOSOVA says:

    Hejtera te grande Albinit, rendituni, mbani distance, rend dhe higjien orale edhe ejani me ma pushit anakonden mue edhe komplet Vetvendosjes duke mos anashkalue te madhin grande. Ua jebatsha komplet zingjirin gjenetik grekoserb te cilit i takoni.
    LONG LIVE ALBIN KURTI lideri i kombit shqiptar.

    1. Srpska posla. says:

      Ti Kosova duhet te nderrosh pseudonimin. Ti nuk di te flasesh shqip. Me shume ke perdorur serbishten dhe anglishten se sa shqipen. Per serbishten nuk kam asnje kundershtim se me sa duket ti je nje serb qe jeton ne Amerike dhe di pak shqip. Por persa i peket anglishtes duhet te kesh turp sepse ishte Amerika qe e rrezoi Albinin njehere nga pushteti. Pra ti per hir te Serbise mohon si Ameriken ashtu dhe Kosoven. Hiqesh sikur di shqip, por fare qarte tregon se kush jane ata qe mbeshtesin Albinin. Ate e mbeshtesin serbet dhe spiunet e serbit, qe per hir te Serbise, mohojne eedhe Ameriken, vendin e tyre ku jetojne. Dakle, mislim da me razumes!

      1. KOSOVA says:

        Mersh piqka ti materina djubro serbsko. Jebem ti seme i pleme.
        LLONG LIVE THE ALBANIAN KING ALBIN KURTI.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje