Nga Leart Kola
…sepse kundra nacionalizmit në të gjithë format e tij, në të gjithë kohën e në cilëndo mënyrë tëtë shprehurit. Pro Ballkanit të Hapursi një perspektivë emancipuese;për punëtorët dhe profesionistët, studentët e sipërmarrësit. Një projekt, qëlind si nevojë për të zhvilluar shoqërinë dhe jo veçse si një iniciativë qeveritaro-administrative.
Që ideja e ballkanit të hapur të ketë sukses në të ardhmen siç dhe e urojdo duhej, që të niste tranzicionin e tij nga mbledhjet e qeverive në drejtim të grupimeve të ndryshme shoqërore dhe profesionale, jo vetëm pse ata janë të interesuarit kryesor, por edhe sepse në këtë mënyrë kjo IDE çlirohet nga ankthi i politikës së ditës dhe i egove individuale, që e shoqërojnë atë. Ballkani i hapur është ideja e re e një shekulli tëri, që refuzon të mbetet peng e të shkuarësdhe të marri peng nëpërmjet saj qytetarët e vet. Një ide emancipuese sepse është çliruese për shumë kategori dhe klasa shoqërore.
Ballkan i Hapur për Profesionistët!
Shumica dërmuese e atyre, që kanë emigruar në vitet e fundit përbëhet nga punëtorë të kualifikuar apo profesionistë të rinj të fushave të shëndetësisë, të projektimit apo ndërtimtarisë si infermierë, inxhinierë, arkitektë. Këto profesione janë të deterritorializuara, sepse nuk kushtëzohen nga gjuha. Hapja e një tregu më të madh për këtë kategori profesionesh ështëjo vetëm e rendësishme për rritjen e tyre profesionale, por dhe për të shmangur atë, që quhet ikja e trurit. Ballkani i sotëm është i përshkrueshëm me makinë shumë kollaj dhe kudo, që një individ i tillë do punoj nuk ka pse ndërron rezidencë dhe tëdetyrohet të transformojë jetën totalisht si për shembull nëse emigron në Paris apo Berlin. E ku suksesi më i madh është kur dorëzojnë nënshtetësinë e vendit të origjinës, për ti hyrë kalvarit të pafundëm të letrave të rezidencës. Hapja e ballkanit për këta njerëz, që do mund të punonin në projekte të ndryshme në vende të ndryshme rrit konkurrencën e ndershme nëpërmjet profesionistëve duke krijuar një treg më të madh, pasi në tregjet e vogla nepotizmi është i pashmangshëm siç dhe është e vërtetuar nga gjendja aktuale sot në vendet e Ballkanit. Për të vazhduar dhe më tejshkëmbimi dhe mundësia, për të punuar pa kufizime kudo në ballkan i jep një mundësi njohjes me njëri-tjetrin dhe profesionistët janë agjentët më të mirë të përfaqësimit të shoqërive nga vijnë dhe ata, që e thyejnë të parët mentalitetin izolacionist, që ekziston në vendet e ballkanit.
Ballkan i Hapur për Punëtorët (sidomos ata në zonat ndërkufitare)
Ka një argument të ngritur nga ata, që quhen ‘nacionalistë shqiptarë’ që shkon kështu: – “..kjo hapje do e dëmtonte Shqipërinë dhe Kosovën, se këto vende nuk kanë nevojë të hapen me Ballkanin sepse mjafton të hapen me BE.”Përveç se një argument i dobët në kuptimin matematikor (pse hapja me një treg qindramilionësh për punëtorin tonë të pa-kualifikuar është më mirë se zhvillimi i tregut afër tij) është dhe një argument jashtë realitetit ekzistues. Për ata, që perveç matematikës kanë probleme dhe me gjeografinëja një përshkrim i realitetit të sotëm. Shkodër-Tuz, Prrënjas-Strugë, Kukës-Prizren, Tropojë-Gjakovë, por dhe Kosova kudo ku kufizohet me Maqedoninë e Veriut, apo Kosova kudo ku kufizohet me Serbinë apo Maqedonia e Veriut mes Kumanovës dhe Preshevës, kudo në këto vende janë Shqiptarë ata që jetojnë në kufi. Çfarë do bëjmë me ta? Do ti recitojmë në vjersha?Do ti këndojmë me kitarëeçifteli?Pra dhe në aspektin e argumentit nacionalist, për shqiptarët një marrëveshje ballkanike për të lehtësuar lëvizjen e punëtorëve do ishte në favor tonin më shumë se të kujtdo tjetër. Përveç faktit, që do i kthente dinjitetin punëtorit, që sot fshihet në kufi ashtu si fshihet dhe në vendin e punës si të ishte fiktiv. Kyështë realiteti, ikni e pysni në zonat kufitare dhe do e shihni çdo pasdite numrin e punëtorëve, që marrshojnë kokëulur këndej apo andej kufijve pa sigurime shoqërore e të paregjistruar.
Lëvizja e lirë e punëtorëve duhet tëushtrtohet si pjesë e të drejtave të njeriut në vendet e Ballkanit.
Ballkan i Hapur për Investimet Rajonale
Për tu kthyer tek argumenti mësipër i shqiptarëve, që kufizohen me shqiptarë. Sot investimi i qeverisë shqiptare për aeroportin e Kukësit i shërben më shumë jugut tëKosovës se veriut të Shqipërisë, ashtu sikundër aeroporti i Korfuzitka kontribuar më shumë se çdo gjëtjetër në rritjen e turizmit në jug. Kur në 5 vitet e ardhshme do kemi hekurudhën Durrës-Prizren dhe rrugën Prizren-Tetovë, që do të thotë se nga kufiri Morinës në Shkup do jetë më pak se një orë me makinë; a mund të më thotë dikush çfarë kuptimi do kenë kufijtë dhe rregullat për shqiptarët e Shqipërisë dhe Kosovës, që udhëtojnë drejt Maqedonisësë Veriut?! Nuk ka më kuptim, që të ketë investime të cilat shohin aspektin e fizibilitetit ekonomik vetëm të një vendi në Ballkanpa e parë Ballkanin si tërësi ekonomike, për këtë diskutimi, që po ndodh sot midis Rama-Vuçiç dhe Zaev ka kuptim llogjik dhe ekonomik. Cili do të jetë kuptimi i të pasurit rregulla të ndryshme doganore në Ballkan apo çertifikata të ndryshme kur një kamion nga Morina do shkoj në Shkup për 40 min dhe në kufi me Serbinë për 80, a ka kuptim, qëpër çdo 20 min udhëtim të ketë një kufi me një grup rregullash të reja? E këto nuk janë investime, që po na i kërkon Serbia, këto janë prioritete të qeverive në Tiranë, Prishtinë e Shkup, madje duke i bërë presion njëra-tjetrës se kush ecën më shpejt në realizim.Për këtë nuk arrij ta kuptoj se cfarë kuptimi ka të ndërlidhësh Ballkanin me mundësi transporti njerëzish dhe mallrash për ta mbyllur më pas me policë kufitare e me inspektorë ministrish?
Ballkani i Hapur për Universitetet dhe ShoqërinëCivile
Organizatat jo fitimprurëse kanë qënë të vetmet, që kanë pasur një bashkëpunim rajonal të formatit që po diskutohet sot, por për fat të keq ka mbetur në nivel elitar ku të përfshirë kanë qënë shumë pak njerëz, sidoqoftë mbetet një hapësirë e rëndësishme për tu eksploruar dhe mund të jetë një forcë e rëndësishme transformuese, sepse njerëzit nuk kanë vetëm nevojë të hanë e të punojnë, por të diksutojnë e debatojnë, të marrin pjesë në aktivitet sociale dhe kulturore.Deri tani kjo ka funksionuar nën drejtimin e institucioneve të BE pa ndonjë sukses specific.Ndoshta ka ardhur koha, që vendet e ballkanit ta rimarrin në dorë krijimin e kësaj hapësire të lirë diskutimi sipas prioriteteve, që i vendosin ata dhe jo Brukseli.
Universitetet mund të jenë vende të mira ku të transferohet ky debat historik-politik, akademikët duke mos e pasur ankthin e “zgjedhjeve” mund të jenë më të lirë për ta bërë më shkencor diskutimin historik në Ballkan, qëështë një helm, i cili penetron në cilëndo tavolinë sadopak emancipuese, që mundohet të ngrej krye. Le ti lemë pedagogë dhe studentë nga gjithë Ballkani të shkëmbejnë mendime duke u parë në sy me njëri-tjetrin dhe do e shohim se si do dekonstruktohet pa pritur kjo ngrehina e nacionalistëve fast-food, që krijohen sa herë ka një vakum ekonomik apo social në vendet tona.
Për ta mbyllurmendoj, qëçdo qasje drejt izolimit brenda një shteti është revizioniste sepse mundohet të rikrijojë situatën e njejtë pa ndryshuar asgjëedhe pse disa lidera, që aktualisht po korrin një sukses elektoral si në Hungari dhe Poloni askush nuk mendon se me çfarë kostoje për njerëzimin vjen kjo? Izolimi, muret nuk janë një ide e re në kohët, që po jetojmë, përkundrazi sot ka më shumë kilometramur në Europe se sa kishte gjatë luftës së ftohtë me Murin e Berlinit. Nisma për Ballkanin e hapur ështëçliruese, emancipuese dhe e re.Koha do ta gjykojë si një nga aktet politike më të rëndësishme në rajon.
ja dhe nje tjeter debil i ish-MJAFT-it qe ka ngelur pa kocka e llokma , qe ben si i zgjuar…
Pro Ballkanit te Hapur me Lider Global Ramen.
Sara, mos e kruaj me fik deti se jane te hidhur gjembat.
Kush ta ka sponsonizuar artikullin, BIA (Sherbimi Sekret Serb ) ????
po si ka mundesi, qe iseatoret e ketij balkani te hapur, promovojne njekohesisht “Boten e madhe Serbe”, ndalimin e cdo cfaqje te afrimit Kosove – Shqiperi, shtypin dhe fshijne nga regjistrat popullsine shqiptare ne Luginen e Presheves, ne Bosnje, etj ? Perse armatoset Serbia me arme ruse sulmi, per te mbrojtur Ballkanin e hapur ? Me cfare do konkurojne shqiptaret ne Serbi, me potencial ekonomik ?, me puntore te kualifikuar ?, me nivelin e universiteteve tona ?
Pra nga kjo ide perfiton vetem Serbia, qe do bleje me 1 euro portin e Durresit dhe Shengjinit, pasi te bleje pasurite e shqiptareve te varfer, do na ktheje te huaj ne token tone. Eksperienca e viteve 1946-1948 nuk eshte harruar. Gjithmone do kete nje si Koci XoXe. Ashtu po ndodh edhe tani
Shqiperia ka vuajtur historikisht nga udheheqesit antishqiptare te zgjedhur ne krye te vendit me mekanizma diplomatike dhe financiare te shteteve shoviniste ndaj shqiperise. Serbia, Rusia, Greqia dhe vecanerisht Franca me diplomacine e politikat e saj totalisht pro-Serbe kane vepruar aktivisht per te sabotuar cdo projekt ekonomik dhe politik zhvillimi apo te emancipimit demokratik te institucioneve te shtetit shqiptar. Nga ana tjeter keto shtete jane munduar te erresojne historine e shqiptareve dhe te trojeve te tona etnike per te justifikuar dhunen dhe terrorrin ushtarak ndaj shqiptareve.
Po nga na vijne keta kryeministra e presidente e si ngjiten ata rishtaz ne krye te shtetit shqiptar. Pse te gjithe keta jane pro-Serbe dhe anti-Shqiptar duke marre iniciativa te cuditshme ne dem te interesave te shqiperise. Por le to marrim me rradhe sipas historise.
1- Esat pashe Toptani. Kryeminister kukull ne mbrojtje te interesave Serbe. Premtoi dhenien e territoreve shqiptare Serbise. Jetonte ne France dje financohej nga diplomacia Franko-Serbe. U vra me atentat ne Paris nga patrioti Avni Rustemi.
2- Enver Hoxha. Kariera e tij per te ngjitur pushtetin fillon nen influecen e ideologjive te majta gjate kohes qe studionte ne France, Monpelie. Formimi i tij ideologjik i majte dhe influenca e sherbimeve Franceze e bene ate rob te interesave Serbe. Ai nuk foli kurre per gjenocidin serb ne Kosove dhe i braktisi me deshire interesat dhe te drejtat e shqiptareve ne trojet tona etnike. Per pak desh na beri republike jugosllave.
3-Sali Berisha. Per kete te paudhe ka dosje rekrutimi nga sherbimet Serbe gjate kohes qe ka qene me studime ne France. Sherbimet Franko-Serbe bene qe ky xhahil te kapte menjehere kreun e opozites antikomuniste duke marre me vone pushtetin. Njihet per mbrojtjen hapur te interesave Serbe dhe tradhetine e hapur ndaj ceshtjes Kosoved. Gruaja e tij ka lidhje fisnore me funksionare te sherbimeve serbe.
4-Edvin Rama . Edhe ky ngjit shkallet e pushtetit pasi erdhi nga Franca. Simpatia e tij ndaj interesave Serbe duhet ta kete origjinen nga Franca e cila eshte kuzhina ku gatuhet dhe serviret corba e prishir Serbe.
Si perfundim statistikat historike tregojne se franca dhe sleanca e saj me serbine diplomacia e saj jane burimi i rekrutimit te udheheqesve tane antishqiptare.
Serbia deklaron se nuk mund te ulet me kosoven si me nje partner te barabarte ndersa my dobic sheh enderra me syhapur