Nga Arbër Hitaj
RTSH është vendosur prej do kohësh në kryefjalën e lajmeve për shkak të arrestimit të ish-drejtorit të Përgjithshëm Thoma Gëllçi.
E lexova me vëmendje shkrimin e Lutfi Dervishit ish drejtor infomacioni për disa kohë në TVSH dhe drejtues i një emision serioz prej disa vitesh në RTSH.
Në një takim të OSBE, 2 vite më parë ish drejtori Gëllçi mbajti një fjalë, që fliste për sukseset e “jashtëzakonshmë” të RTSH në drejtimin e tij dhe në fund, kërkoj një rritje të buxhetit!
Pra televizioni që merr shumë po shumë para edhe nga buxheti i shtetit, donte më shumë! Mora fjalën në atë tryezë si gazetar por edhe drejtues i Shoqatës së Gazetarëve Europiane dega Shqipëri, ndër të paktat pjesë zyrtare e një rrjeti shoqatash në Europë, e konsiderova të tepërt këtë kërkesë me argumentin se shtim fondesh mund të ketë në rastet kur objektivi të jetë cilësia e programeve, jo rritja e pavarësisë! Kërkesë që zoti Dervishi e përsëriti sot, me argumentin e vetëm rritja e pavarësisë!
Kolegu Dervishi më kritikoj hapur duke më thënë se RTSH ka njohur zhvillim të dukshëm kohët e fundit, dhe përmendi pikërisht RTSH AGRO si sukses, television që nuk ishte ende funksional dhe kështu vijoj edhe për 6 muajt pas asaj konference!
Pasi e lexova më vemendje artikullin, mund të them se me qëllim ka disa pasaktësi që bëhen me dashje për ti dhënë RTSH lavdinë e munguar! E para, arrestimi i ish drejtorit nuk erdhi se bleu kamera, por shkeli hapur proçedurat dhe ligjin në rastin konkret!
E dyta, flitet për cilësinë në rritje të RTSH në këto 5 vite, por sipas telemetriks programi që merret me matjen në kohë reale të audiencës rritja është shumë e papërfillshme, madje ka një audiencë konstante me vitet e mëparshme diku 5-7%!
Nëse publiku nuk të ndjek, si matet suksesi?! Transparenca me buxhetin që ndodhet online, po është e vërtet, por bie në sy fakti se pjesa më e madhe e buxhetit në 2019, më konkretisht 783,440,000 lekë shkojnë për paga, shpërblime e sigurime.
Ndërsa zëri i dytë më i madh për nga shpenzimet vjetore në 2019 është në 443,684,000 lekë në investime, por diferenca është e jashtëzakonshme apo jo. Unë nuk e di që ka televizion tjetër nga ata rentabël në Shqipëri, të ketë këtë zë në paga e shpenzime! Unë nuk di që ka Televizion Publik serioz, që të jetë për “parkim”professional në këto përmasa.
Pa folur për luftën absurde me disa platforma për të blerë ligën e kampionëve, një shpenzim jo vetëm i tepërt por edhe skandaloz! Sa i përket interesave nga ata që e sulmojnë edhe mund të ketë, por të siguroj media private është ajo që lufton për të mbajtur audiencën dhe për të fituar të re.
RTSH ngjan më atë gjigandin plak që ka blerë veshje të re, por mendimet i ka vjetra! Kjo për faj të politikës por edhe paaftësisë së drejtuesve ndër vite!
Në një pikë jam në një mendim, procesi i digjitalizimit eci mirë, por nuk e di kush e shtyu më shumë procesin AMA apo RTSH! Jam i sigurt kush merret më këtë punë e di!
Si qenka liga e kampioneve shpenzim absurd. Cfare thua o koke loqe. Pse ti kujton se te tere kane mundesi te bejne abonime ne platformat private? Po kampionati boteror, ai europian shpenzime absurde jane? Duket qarte qe ke shkruajtur per te sulmuar nje te mire publike ose se ta ka diktuar ky gerdalla qe eshte vene kryetar keshilli Leka Bungo. Se ky hajvan ka 5 muaj qe do ta prishi si kontrate ligen e kampioneve, po nuk po gjen se si. Akoma nuk eshte penduar qe e ka gabim (i penduari psodonimi qe ka pasur kur spiunonte kujtim spahivoglin). Sa per matjen e shikueshmerise nuk besoj se je kaq idiot sa te thuash qe ka ndonje kompani qe e ben matjen sic duhet ne Shqiperi. Gazetar leshi
Z. Hitaj, ne mos nje artikull te njeanshem, ke bere nje artikull shume te ceket, gati-gati manipulues.
Se pari kushdo qe ka dy pare mend dhe ca kulture, e kupton qe niveli i RTSH-se eshte rritur jashte mase 3-4 vitet e fundit.
Se dyti, si shume gjera siperfaqesore dhe te kapura ne Shqiperi, e tille mund te jete edhe Telemetrix.
Se treti dhe me e rendesishmja: YAZIKLAR LEGEN MUTI.
Ne nje vend ku telenovelat turke kapin 60% te audiences disa here ne jave, do ma ne e heq edhe te vetmin kanal qe nuk jep as Turqizma dhe debate perverse cdo dite te javes.
Filmat me te bukur te rinj dhe te vjeter: Ne RTSH
F1 dhe MotGP: Ne RTSH
Dokumentaret me te bukur: Ne RTSH
Emisionet e minoriteteve dhe grupeve te vogla te interesit: Ne RTSH
Muzike klasike: Ne RTSH
Muzike rock: Ne RTSH
Futboll: gjithandej perfshi edhe RTSH
Tenis: Ne RTSH
PERVERSITET: Klan + Top Kanal
Jeni shume i sakte zoti Epirioti II. Une jetoj ne North Amerika dhe nder kanalet me te preferuara TV shqiptare jane ato te RTSH. Kanalet e tjera kombetare jane te mbushura me banalitete provinciale, lakuriqesi, e programe qe nuk mund te shihen ne familje edhe pse kemi mall. lNuk kam çfare ti shtoj komentit tuaj .
Nuk me duket aspak te jesh njeri i ndershem e i paster z. Hitaj ! Si nuk prite te pakten te gedhihej , pastaj t`i versuleshe gazetarit L.Dervishi . Une ate e njoh vetem permes shkrimeve te tij si publicist , por . . . , per hir te se vertetes duhet thene se eshte shume i sakte dhe i vertete ne keto qe thote . Ne si familje , por edhe me shume miq e shoke qe flasim , preferojme te ndjekim televizionin shteteror , i cili eshte shuuume me i ekuilibruar dhe me vlera njerezore , kombetare e morale . . . ! Bile , per hir te se vertetes po te them qe stacionet publike shteterore kemi filluar ti ndjekim keto vitet e fundit qe eshte vendosur ne keto ekuilibra . Nuk shtrohet problemi se ” a ka me mire se kaq ” , sepse e mira s`ka fund , por kur kujtojme TVSH e viteve te Saliut , Nanos e me pas , si dhr shume felliqesira ne pjesen derrmuese te kanaleve (gjirizweve) private , na vijne zorret ne gryke . Ndaj , te lutem gjej ndonje gazete tjeter te zbrazesh mllefin qe ke .
Nuk me duket aspak te jesh njeri i ndershem e i paster z. Hitaj ! Si nuk prite te pakten te gedhihej , pastaj t`i versuleshe gazetarit L.Dervishi . Une ate e njoh vetem permes shkrimeve te tij si publicist , por . . . , per hir te se vertetes duhet thene se eshte shume i sakte dhe i vertete ne keto qe thote . Ne si familje , por edhe me shume miq e shoke qe flasim , preferojme te ndjekim televizionin shteteror , i cili eshte shuuume me i ekuilibruar dhe me vlera njerezore , kombetare e morale . . . ! Bile , per hir te se vertetes po te them qe stacionet publike shteterore kemi filluar ti ndjekim keto vitet e fundit qe eshte vendosur ne keto ekuilibra . Nuk shtrohet problemi se ” a ka me mire se kaq ” , sepse e mira s`ka fund , por kur kujtojme TVSH e viteve te Saliut , Nanos e me pas , si dhr shume felliqesira ne pjesen derrmuese te kanaleve (gjirizeve) private , na vijne zorret ne gryke . Ndaj , te lutem gjej ndonje gazete tjeter te zbrazesh mllefin qe ke .
Po pse është skandaloz vendimi për blerjen e transmetimit të ndeshjeve të Champions League ? Apo se i shikojnë shqiptarët ndeshjet pa paguar lekë sot tek Tan Dulaku i Tringut apo dje tek Supersporti që një nga aksionerët ka edhe Armando Dukën ? Shpjegoje pak PSE-në o Arbër Hitaj, drejtues i shoqatës së gazetarëve europian, dega Shqipëri !
Brqvo. Ik ha persheshin e sander frangajt tani se e fitove buken per sot.
RTSH – ja po na bën te shohim tv. se na u neveriten tv e tjera.
Bravo per shkrimin me ne fund nje ze i vertet jo keta halet e tvsh qe vetem vjedhin dhe japi programe serbe e greke.turp o qafira me leket shqiptare jepni emisione per serbet.tvsh vendi i hajduteve 2 milion euro per chanpions jeni ne vete po jane taksat tona por hajvaner.apo punoni ne tvsh.haha ikni hani qofte se ne tvsh mbaheni
Me ne fund dikush qe thote te verteten Tvsh televizioni me skandaloz marrin nje hale me leke dhe 0 cilesi. 2000 te punesuar dhe jane per turp.o shqipe kur do ngriheni se late nam.
Tvsh vendi j hajduteve ne burg te gjithe parazitet.bravo per shkrimin e verteta duhet thene troc
Edhe unë i bashkohem komenteve në lidhje me RTSH-në. Ka ndryshuar shumë, e ndjek me interes se shoh që stacionet japin programe e filma që më pëlqejnë. Të gjitha programet përpiqem t’i ndjek se nuk kanë telenovela…mund të jetë dhe më mirë, por të jemi objektivë: stacionet private Top e Klan, janë bërë shpërndarëse të gënjeshtrave, mashtrimeve me humorin banal që përdorin, krimit me filmat që japin, dhe gëzohemi se kemi mundësi të shohim atë që plotëson dëshirat tona, RTSH.
Në lidhje me akuzat drejtorit, hetimi do nxjerrë në pah abuzimet. Lëreni o njerëz drejtësinë të bëjë punën e vet, merruni em hallet tuaja!
Një shkrim që nuk ka nevojë për shumë koment! Bravo z.Hitaj ?
Shkrim me pamje dhe sjellje prej Zagari. Kush e vret dhe kush e sjell gjahun nga keneta? Pse nuk flasin e shkruajne vet Gjuetaret? Padyshim qe Gellci do te dale se shpejti ne liri, po nuk do mbetet i pa denuar me kusht…SPAKU si KULAKU!!!!
Historia e RTSH-se eshte nje histori sulmesh, berrylash, abuzimesh dhe vjedhje materialesh shume te rendesishme arkivore….Kete loje ia kane bere TV private, sikurse politika e mbrpashte qe gjithnje ka dashur ta kete pronen e vet. RTSH ka qene gjithnje perpara ketij sulmi te pa prcedent nga te gjitha krahet. Vete menyra si zgjidhte drejtori i pergjithshem eshte nje skeme e deshtuar dhe nje vend qokash dhe aspak per t’i dhene rolin qe duhet te kete si media publike. Do doja te flisnin drejtoret e mepareshem te RTSH-se si detyrim moral dhe pergjegjesi intelektuale. Kam ndjekur Frrok Cupin te “Open” dhe me ka befasuar fryma e tij hakmarrese, poshteruese, megalomania dhe cinizmi i tij i papare. Kam mbetur i zhgenjyer nga provincializmi i tij….Ndryshe ishin Bolino, Kikia etj…kishin argument dhe objektivitet ne mendimet e tyre…. Nuk flas dot per Gellçin. Drejtesia te thote fjalen e vet. Hitaj me duket subjektiv….Ai nuk duhet te harroje se nuk eshte fjala vetem per RTSH-ne ne Titane por edhe kater te tjera lokale ne rrethe. Aty punon nje armate njerezish te domosdoshem ….. ku gjithçka eshte kosto…..Ne kete drejtim Hitaj me duket amator, nuk e njeh prodhimin televiziv, i cili nuk eshte vetem bisede ne studio!
Televizioni kombëtar është një e mirë publike o Zotëri dhe aset I rëndësishem I çdo vendi të zhvilluar.
Për mua është aktualisht Televizioni me kanalet me interresante.
Ti ik shiko telenovela turke dhe home shopping ose me mire mëso si shkruhen hartime të RTSH Shkollë ?
Lutit i takonte ta mbonte Comlekun. Ne fund te fundit, ky ja jepte mundesine t’ia jepte me raste ndonje kafe. Por shumesia e kanaleve Rtsh nuk eshte merite e tij, per to eshte lobuar fort nga Sefedin Cela, si drejtor i rtsh dhe kryetar e AMA-s, qekurse filloi te diskutohej si proces. dixhitalizimi do behej edhe nese ne krye te rtsh do ishte nje gomarr, sikurse ndodhi. sa per platformat, per te cilat flet Luti, te gjithe e mbajne mend platformen qindrafaqeshe qe Gellci s’dinte ta lexonte. pak i dine edhe mbeshtjelljet nga Rama te eunukeve te keshillit drejtues per ti detyruar we, me cdo kusht, te zgjidhnin “amerikanin e shumeditur Gellci”, i cili meqe ra fjala edhe universitetin e fitoi si “talent” se nuk i dilte dot si gjithe te tjeret. kaq per sot per kete hajdut, qe per “nderet” qe u bente hallexhinjve kur punonte ne paradhomen e ish-kryeministrit Meta, u kerkonte me hakerrim t’i sillnin nje kostum.
Ne si familje ndjekim shume programe te RTSH. Ky tv ka nje ndjenje respekti per shikuesin, si asnje tv tjeter. Te informon, te argeton, te meson, te shlodh, te kulturon dhe eshte i vetmi qe te jep mundesi njohjeje per perpjekjet qe behen ne vendin tend ( dhe ne bote) ne shume fusha me nje paanesi te admirueshme. Thjesht ndjen nevoje dhe te ngjalle interes ta ndjekesh RTSH neper te gjitha programet e tij.
Po per nje gje duhet te luftohet fort: RTSH duhet te behet e pranishme edhe tek familjet tona qe banojne ne krahina
te largeta te vendit.. eshte nje nga problemet e trasheguara prej vitesh. Edhe ne ato skaje ku mund te arrije, cilesia e transmetimit eshte shume e dobet.
Me sa duket, z.Hitaj NUK E KA LEXUAR shkrimin e z.Dervishi, perndryshe nuk do te kishte shkruar kete PACAVURE ?!!!
Eshte spekulativ perdorimi si argument I volumit te audiences si tregues baze! Pse? Sepse lipset te behet analize cilesore,e detajuar e totalit te audiences!
Fjala bie,cilat programe kane peshen e “luanit” ne Top-Channel? Mos jane keto spektaklet bajate dhe banale te tipt “Perputhen”, “Big Brother”…etj? Cfare treguesi eshte ky? Nje vend si Shqiperia,me nje mije probleme,keto “problematika” ka ne qender te vemendjes? Kush ja lypi kujt live ne emision? Sa dashnore ka patur filani apo filania?!…
Të gjithë shqiptarët jam i bindur se janë gati të paguajnë edhe më shumë se sot dhe, RTSH të zgjerojë e mbushë programet e saj.
Fushori Hitaj është antar I shoqatës me mëditje të tellallëve: “Sa më shumë të biesh poshtë, aq më pak të dhemb” . Dhe qelbin dynjanë me paçavure të guzhinës Blushi, Frangaj, Dulaku. Pervec turpit hanë me bukë edhe mutin po edhe sufllaqet dhe me raste hajdarin. Qënka dhe “kryetar” I shoqatës të dylberëve me dyqan mbrapa. Prandaj e kanë vënë.
Per saktesine e gjuhes shqipe: Akoma nuk gjenden gazetare (edhe me pervoje te gjate) qe te mos bejne gabime elementare te drejtshkrimit. Tri here keni gabuar ne foljet ne veten e trete te menyres deftore ne kohen e kryer te thjeshte “kerkoj, kritikoj, vijoj” – keshtu siç jane shkruar eshte veta e pare; ne veten e trete duhen “kerkoi, kritikoi, vijoi”. Le pastaj perdorimi i apostrofit qe eshte nje semundje e shume gazetareve – e vene ku nuk duhet dhe nuk e vene ku duhet. Shembull nga ky shkrim “per ti dhene” duhet me apostrof “per t’i dhene”.
Edhe per shkrimin e Lutfi Dervishit gabimet po i shkruaj ketu sepse ne fund te shkrimit te tij komentet jane fshire. Shpresoj t’i lexoje. Gabon venien e apostrofit aty ku nuk duhet: “t’a shkaterrojme”, “t’a bejme” – nuk duhet apostrofi ketu, o zoteri: “ta shkaterrojme”, “ta bejme”. Aq me keq: “per t’a edhe ne shtepi” – ketu kjo “t’a” me apostrof eshte ne vend te “ata”, prandaj duhet: “per ta edhe ne shtepi”. Pastaj nuk kuptohet shprehja: “siç ka qene donte jete” ??? Besoj se duhet: “siç ka qene do te jete”.
Z.Hitaj, mund te them se ua qaj hallin per kete shkrim kaq skandaloz. E para, qe merreni me shifra financiare, nderkohe qe ju as nuk e keni idene tek segmentimi i te ardhurave qe gjeneron Rtsh. A e dini ju z.Hitaj se Rtsh per vitin 2020 pervec te ardhurave nga publiciteti, gjithashtu ka arritur te gjeneroje te ardhura nga taximi i televizione te tjera private, te cilat shfrytezojne rrjetin Dvb-T2. Buxheti per te cilin ju flisni nuk perbehet vetem nga 100 lekeshi mujor yti dhe imi, por nga te ardhura prej investimeve afatgjate te cilat Rtsh i ka realizuar dhe pret frutet ne vijimesi. A ka nje kompani me nje numer punonjesish gati sa Rtsh, e cila e ka ne vlere me te ulet zerin shpenzime per paga dhe shperblime? Mesa kam pare korporata dhe te tjera biznese te ngjashme mund te them se shpenzimet per pagat qe Rtsh ka aktualisht jane minimale me ato qe duhet te jete. Ju, ne vend te shprehni ketu indinjaten p per koleget juaj gazetare te cilet sherbejne ne profesion me paga te uleta, doni te na tregoni qe tek Rtsh shperdorohen fonde sepse paguan koleget tuaj gazetare me nje shifer vjetore prej 780 mln lekesh. E dyta qe mund tiu keshilloj eshte te mos krahasoni kostot operacionale (pagat) me zerin investime pasi ky i fundit nuk eshte nje shpenzim njesoj si pagat dhe krijojet jo vetem per nje vit.
Perpara se te flasesh, mendo te mos merresh me shifra koti sepse te pakten sot, shqiptaret i kuptojne shifrat dhe financen me mire se ju dhe e vetmja gje qe iu ngelet eshte te dukeni injorant ne kete fushe. Per kete fushe thash, se per pjesen e gazetarise nuk e di, ndoshta edhe aty…..