Ja pse PD do ta pësojë edhe më keq se PPSH

14 Tetor 2021, 22:00Blog TEMA

Nga Alfred Peza

Lulzim Basha ka rënë në kurthin e propogandës së Sali Berishës, duke u kompleksuar aq shumë për raportet e tij me Edi Ramën, sa kërkon ti mbushi mendjen demokratëve për të kundërtën e asaj që akuzohet. Në kërthizën e miteve ballkanike, ku ngrysesh hero dhe gdhihesh tradhëtar, ky është ai i vetmi kurth fatal ku një politikan nuk duhet të bjerë kurrë edhe sikur të jetë Skëndërbeu apo Nënë Tereza. Por “lideri historik” e di si ta sjellë vërdallë nxënësin e tij kopjac, ndaj po luan me të, lojën e maces me miun.

Në vend që të fokusohet tek sqarimi i rrethanave politike të vendimit të tij për përjashtimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar i PD, pas shpalljes “non grata” nga SHBA, Lulzim Basha hesht. Në vend që të fokusohet tek sqarimi i domosdoshmërisë jetike për opozitën, që të jetë në anën e SHBA në këtë histori, Lulzim Basha bën lojën e strucit. Në vend që të fokusohet tek ndërtimi i PD dhe opozitës post- Sali Berisha, kur zgjedhjet e radhës pothuajse janë duke trokitur, Lulzim Basha rrotullohet rreth vetes.

Kjo i bën sot edhe demokratët me kontributet më të mëdha në këto tri dekada, që të deklarojnë me brengë në zemër, se PD aktualisht nuk ekziston. Ajo nuk është më ajo partia për të cilën ata punuan, kanë kontribuar e dashur gjithmonë që të jetë përballë PS. Kjo i ka bërë edhe aleatët më të betuar brenda së djathtës, që të deklarojnë me keqardhje të thellë, se PD është shpartalluar duke u zhytyr në një krizë të thellë lidershipi, pa organizim, struktura funksionale dhe frymë.

PD duket si një bashkësi njerëzish, e ndarë në dy grupe të mëdha, ku secili ka kapur nga një hu’ në dorë e i janë turrur njëri tjetrit për ti rënë ku të mundin. Kjo është pak a shumë miniaturë e asaj skene që thuhej se e ka përshkruar Ajnshtajni, si Luftën e Katërt Botërore pas të Tretës, ku bomba atomike do ta shfaroste njerëzimin bashkë me qytetërimet tona. Janë skena të dhimbshme, ku Lulzim Basha ka rënë në kurth, duke u vendosur përballë një lideri si Sali Berisha që është kampion bote në këtë lloj sporti.

Duke dashur që ti tregojë berishistëve se “nuk i ka tradhëtuar”, se “nuk i ka ngulur thikën pas shpine babait politik”, se “nuk ka bërë pakt të fshehtë e pazar” me Edi Ramën, Lulzim Basha impostohet edhe kur nuk është nevoja. Edhe në foltoren e sallës së Parlamentit. Edhe në oborrin e SHQUP. Edhe nëpër mbledhjet e strukturave drejtuese përballë mbështetësve të Sali Berishës. Duke iu shmangur asaj që duhej të ishte arma e tij më kryesore në këtë moment; komunikimi me publikun.

E në vend që të bëjë një garë të kithët, për ti treguar demokratëve se ai është e ardhmja dhe Sali Berisha e shkuara, Lulzim Basha mjerisht bën sikur e ka garën me Edi Ramën. Duke harruar se gara e tij me Kryetarin e PS, Kryeministrin dhe shefin e mazhorancës, ka mbaruar që më 25 prill. Tani Lulzim Basha e ka garën me veten. Me të renë. Më ndryshimin. Me kohën. Me të ardhmen.

Nëse dëshiron vërtetë që ti arrijë një ditë ambicjet e tij të mëdha politike, kjo është lufta finale e Lulzim Bashës, kundër Sali Berishës. Kundër berishizmit. Kundër të shkuarës. Kundër të vjetrës. Për ti dhënë fund tranzicionit të lidershipit opozitar, duke i hapur rrugën të resë. Progresit. Futjes së kulturës së re politike, përmes promovimit të elitës së lindur e rritur në pluralizëm, bartëse e vlerave të traditës dhe të së djathtës europiane në Shqipëri.

Ajo që pritet të bëjë Lulzim Basha, nuk është ndonjë shpikje ekskluzive e tij, as në teorinë dhe as në praktikën politike. Çdo lider i ri prandaj e mer mandatin gjithmonë pas disfatave të mëdha elektorale të partive dhe grupimeve të tyre politike. Sepse prej tij, kërkohet që të çmontojë të gjitha pengesat dhe të eleminojë gabimet e së shkuarës, në mënyrë që të krijojë një skuadër të re. Me program të ri. Frymë të re. Derisa të sjelli ndryshimin që e rikthen opozitën në pushtet.

E që kjo të ndodhë, largimi i Sali Berishës ishte kusht i nevojshëm, por jo i mjaftueshëm. Ai duhet të shoqërohet me hapa të tjerë, pa u ndalur deri në çmontimin e plotë të berishizmit, përmes një aksioni të madh politik që frymëzon, bashkon dhe sjell erën e pandalshme të ndryshimit. Pas kësaj Lulzim Basha ka punë me Edi Ramën dhe mazhorancën e tij, për ti dhënë opozitës fitoren në zgjedhjet lokale të 2023 dhe ato të përgjithëshm parlamentare, të 2025.

Lulzim Basha po mbytet fatkeqësisht, në një pikë ujë, duke e marë të mirëqenë furtunën në gotën e propogandës berishiste. Duke mos u ngritur në lartësinë e sfidës së ka përpara, PD nuk rrezikon që të rikthehet nën drejtimin e Sali Berishës apo një “Luli” tjetër që do emërojë ai përsëri, por të shkatërrohet përfundimisht. Ajo që po ndodh sot me PD, është fatkeqësisht, kopja pluraliste e historisë së PPSH. Berishistët si enveristët, i janë sulur Lulzim Bashës si dikur Ramiz Alizë, me ndryshimin se demokratët sot mirë që nuk kanë as kryetar e as lider, por nuk kanë as edhe një Dritëro!

5 komente në “Ja pse PD do ta pësojë edhe më keq se PPSH”

  1. american16al says:

    Kjo eshte e vertete sepse atje kane mbetur, Isaj’t, Miska’t, Cuko’t dhe dallakauke e zbarranike pa asnje vlere intelektuale ..”Doktorri” Berisha i ka keta si kavie qe u praktikon instiket e kushtezuara te hajdutllikut, prostitucionit, servilizmit dhe djallezive te tjera qe ai i ka perfeksionuara per vehten e tij.

  2. blendi ...ziu says:

    Z.Peza, po me cudit, vertet mendon se Basha mund te behet lider ?!!!

  3. Sokoli says:

    Ju mund te thoni c’te doni,mund te propagandoni se Pd -ja ka qene parti e organizuar me institucionet e saj. Ju mund te thoni se ka patur nje keshill kombetar, qe ka patur nje asamble ,nje kryesi, nje sekretarjat, nenkryetar dhe Kryetar. Po ne leter i ka patur,por ne realitet Partia Demokratike ka patur vetem nje qe vet shkruante dhe vet vuloste. dhe ky ishte SALI BERISHA. Asnje demokrati nuk i mbante ta kundershtonte,me keq se antaret e PPSH Enver Hoxhen dhe kete e shpreh ish antari i Byrose politike Muho Asllani ,i cili pa pike turpi thot se kujt ia mbante te kundershtonte Enver Hoxhen. Edhe me Saliun keshtu ndodhi. E kundershtuan Pashko, Selami, Crka , Aleksandri , POllo ,Tritani , por e pane veten se ku perfunduan,ndaj edhe u kthyen duke i lepire bythen Saliut. PO Enveri ndryshonte,o te priste koken ,o te sygjyrnoste e nuk te fuste me ne tepsi. Saliu u tregua me finok. I la me gisht ne goje deri sa i futi nen shale e i perdor si lovace. Ndaj Partia Demokratike nuk ka qene parti,por nje tyfe dele dhe dhi qe i ruante Saliu. Shiste e shet ke te doje dhe e ther ( vret) po i deshi qefi . Edhe Bashen e quante si djelin e tij,por i futi hune ,kur epa se nuk beri ate qe donte Saliu. Edhe tani nuk ka PD,por dele edhi me kryebariun Sali Berisha. Mund te kete PD ,kur te mos kete Sali Berishe dhe pasi te kthjellohet ujit e atij pellgu qe quhet PARTI DEMOKRATIKE.

  4. Kanunoret says:

    Cfare eshte Driteroi para Gjeks?!
    Ku gjindet nje veper tjeter politike artistike e jetuar nga vete shkrimtari, si;
    ” Ulja dhe ngritja e gjuhes sime, ne shkelqimin dhe renien e bythes se Berishes”?!

  5. BARD HYSENI says:

    KAMME PERSHTYPJEN QE NE KETE MASKARADE PO LUHET NJE LOJE MIDIS TE DYVE BASHA BERISHA.NUK MUNDET QE BASHA TE LUAJ KAQE HAPUR ROLIN E GUAKUT KUR ATIJ PO I VJENE RROTULL LAKU I URREJTJES NGA VETE ANTARET E PD DHE NGA RRETHI I I TIJE I AFERT.NE KETE RAST BASHA PO THOTE QE S.B DHE UN JEMI NJE POR RRETHANAT PO NASHPIEN NE KETE GJENDJE .UNE JAME ME BERISHEN POR` MUA PO MA MBLEDHE AMERIKA POR UNE SJAME I ZOTI TA PERBALLOJ KETE SITUAT.QETSIA E BASHES ESHTE SHUME DOMETHENSE,MUNGESA E TIJE PER TJU KUNDEVEN AKUZAVE QE PER MUA NGA BERISHA JANE GENJESHTRA ME BISHT ,SE TE DALISH DHE TE THUASH TANI KUR PER TETE VJETE TI E KE PERKRAHUR TOTALISHT NE TE GJITHA VEPRIMET E BASHES MADJE DUKE PRERE NE BESE IDHTARE TE TIJE SESHTE GJE TJETER DEMAGOGJI TE CILEN BASHA E PRANON QE PER INTERESAT E BERISHES QE E MORI NGA HICI DHE BERI NE SHUME FUNKSJONE KU KUDO KA DALE HUMBES,TE MBAJE TE GJITHA KETO NE KURRIZ TE TIJE ,NDRYSHE AI DUHET TE KISHTE BERE QOFTE DHE NJE VEPRIM KUNDERSHTUES MADJE DHE PER TU DUKUR.NE KETE GJENDJE ME DUKET ARSYTIM SHUME I SHPJEGUSHEM I GJEK MARKAJT QE AI NE KETO KUSHTE DUHET TE LEVIZI SADO PAK POR JO TE RRIJE SI HUMBAMENO/ BARDI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje