Çfarë ka gjyshi që bërtet?!

14 Tetor 2021, 18:08Blog TEMA

Nga Dritan Hila

Me siguri është pyetja që i bëjnë vetes adoleshentët që janë në sfondin e foltores së Berishës!

Në fakt gjyshi ka të njëjtin hall që kanë pasur edhe paraardhësit e tij, vetëm se ky ka qëlluar pak më inatçor. Gjyshin e kanë nxjerrë nga shtëpia por nuk pranon të shkojë në azil. Dhe gjyshit bashkë me zemërimin po i vjen edhe çudi si i ndodhi edhe atij, megjithëse kjo është një histori e njohur.

I nxori Fatos Nano të gjithë udhëheqësit e PPSH-së në rrugë të madhe, në kuptimin e mirëfilltë të fjalës. Pastaj gjysh Berisha, i futi edhe në burg.

Më pas Edi Rama i nxori të gjithë shokët e Fatosit në rrugë. Bërtitën edhe ata por nuk kishte kush veshë t’i dëgjonte.

Të njëjtën gjë po bën edhe Lulzim Basha, vetëm se ky ka edhe një hall tjetër: Nëse nuk nxirrte gjyshin nga shtëpia, buldozeri i rrugës së Elbasanit do i prishte komplet shtëpinë me çfarë kishte brenda.

Të gjitha sa po ngjajnë, janë as më pak dhe as më shumë kopje të asaj që ndodh në çdo parti kur një gjeneratë ka ikur dhe ardhur tjetra.

Kështu i ndodhi Fatos Nanos me gardën e vjetër, por më shumë sesa anëtarët e ish-byrosë u revoltua baza. Të cilët shpejt e kuptuan që ose do të ndiqnin Nanon ose do të përfundonin në histori.

Të njëjtën gjë bëri Rama me gardën e Nanos. U mbylli gojën, i margjinalizoi madje disa i përjashtoi. Derisa të gjithë e kuptuan kush komandonte dhe se një përçarje do t’i mbante larg pushtetit. Sot disa prej tyre janë kthyer në rreshtat e parë të PS por këtë herë jo si nostalgjikë por si dialektikë.

E njëjta gjë do të ndodhë edhe në PD, pavarësisht se Berisha ngjan i papërballueshëm në sallat që mbushin ndjekësit e tij, përpara një Bashe të squllët. Por kështu ka ngjarë edhe më parë. Kush e mendonte se dinozaurët e PPSH do të harroheshin? Kush e mendonte se gjithë ata ministra e deputetë punë e zulëm mëdhenj të PS së Nanos do viheshin në rresht nga një njeri që dikur e kishin pranuar vetëm si dekor ekstravagant të PS?

Në fund edhe në PD do fitojë Basha dhe linja e tij. Mund edhe të mos fitojë nëse më shumë se gjysma e PD është çmendur. Por atëherë Berisha do sundojë mbi gërmadhat e një partie, dhe britmat e tij nuk do jenë veçse klithmat e korbit mbi shtëpinë që dogji i zoti./dritare.net

19 komente në “Çfarë ka gjyshi që bërtet?!”

  1. Indignados says:

    Ik mor komunist, bir i komunistit, mos na caj trapin

    1. P S E ? says:

      Per komentuesin e pare :
      Ne se keto qe thote z.Hila nuk te pelqejne , mos i lexo . Per oreksin e njerezve si ti ka “menu” te tjera :. dhe jo pak , por pjesa derrmuese e mediave . Pluralizmi dhe te menduarit ndryshe ua japin njeresve kete mundesi . Pse duhet te detyrosh edhe te tjeret te mendojne e flasin si ti , sikurse na impononte sistemi para vitit `90 ?

      1. t says:

        Per komentuesin PSE :
        Edhe ty neqoftese nuk te pelqen komenti i mesiperm mos e lexo. Mos i impono te tjereve mendimin tend sepse edhe ti ke detyre te pranosh mendimin ndryshe.
        Nuk shkon shprehja “ beni si them une dhe mos beni si bej une “.
        Ndersa per autorin e ketij shkrimi: po ai eshte nje komunist i thekur.

  2. Real says:

    Edhe ti i kazanit e shkuar kazanit. Po cili Lul do e fitoje PD-ne. Luli fyryra e korupsionit te qeverise Berisha.
    Po jeni leshuar te gjithe gazetaret e kazanit te shkruani artikujte porositur per te shpetuar nje qe ka kohe qe eshte me se i mbytur.
    Ku e gjen ti argumentin qe thua se Luli do te triumfoje ndaj gjyshit. Pse nuk i permend edhe tangent aferat e korupsionit te Lulit qe ne bashkupunim me krye kriminelin Berisha ka mbi shpine dhe duhet hetuar. Rruga e kombit, 21 Janari, falja e detit etj etj. Si nuk keni turp qe shpreheni ne ate fare feje per nje njeri qe duhej te ishte hetuar dhe sot ndoshta duhej te ishte prapa hekurave per bemat e tije. Deri dje i frynit tamtameve per hetimin e tij dhe sot si me magji na e beni heroin e tranzicionit.
    Shkurt Ai duhet te largohet me shqelma nga drejtimi i PD-se. Sepse Berishen e njohim te gjithe si krye kriminelin e PD-se dhe Shqiperise , por nuk behet kariere vetem duke vrare babain politik. Ai po perdoret ne menyren me makabre sepse ai kujton se ne kete menyre merr imunitet per aferat e tija.
    Jo ai eshte i destiniar te perfundoje i pandehur.

  3. Republike Bananesh says:

    Po gjyshi bertet per te trembur Bythlepires si puna jote.

  4. spartak says:

    Driton të quajnë ty me ?
    Driiiiitë o zot . Sa i mençëm që je mër dreq . Nga ke ngja .
    Nuk thu që o kthy façizmi prap , por tani osht ene ma i omël .
    Këtu nuk ka ZGJEDHJE , por vetëm VJEDHJE e SHIT-BLERJE votash me kap pushtetin , se pastaj e dijnë vetë si e shfrytëzojnë pushtetin e si e rjepin popullin e shtetin .
    Ene unë çere them . Tina je duke e pa vetë si po e grabisin , si po pastrojnë paret , si po e varfërojnë këtë popull përditë e mo shumë , se si po ja hudhin laqet e borxheve nëpër qafe , aq sa nuk kanë për ta ngrejt kokën asnjëherë mo deri sa të vdesin , me breza të tanë .
    Fol po deshe, të hash dajak sa të duhutesh , nga dy polici , njona e Edit e tjetra ene ma e rrezikshme , ajo e lalit .
    Si e don façizmin ti . Ky pra osht façizmi modern .
    Ti na prrallis me histori gjyshash e me breza, që duhet të hikin e të vijnë . Kush po m’hikën e kush po m’vjen . Këta po e zaptojnë Shqipninë e s’luajnë mo prej këndej kurrë . Skllevërit modern do punojnë veç për ato . Kush lëpihet do i lshojnë ndonjë kockë .
    Du lala fort , ndrroje ne foton , se u bo gati 15 vjet po me atë basaret .

  5. Sul Koburja says:

    Po pse me gjyshin qe si ngrifet do lindi beben e re te demokracise.Ene Luli si nxenes I gjyshit te iki bashke me te.PD e some eshte nje germadhe qe vetem nje gjenerate e re mund ta rithemeloje me parimet e djathta moderne dhe te konkurojne per te qeverisur pse e beni
    kaq dramatize largimin e gjyshit te cmendur.

  6. Patronazhisti says:

    Ky squhet Driton por Svetllana Hila – Xhunga. Bëhet histerik kur ska vazelinë, dhe thith fort llullën e Rudinës . Ajo bërtet dhe ky ankohet tek Merua – kush bërtet ? Dhe Merua mezi pret ta ” botojë”. Dhe … Svetllanen sngelet kush pa e share me libër shtëpie të përditësuar.

  7. Petrit says:

    Haha
    Nje gje asht e sigurte.
    Te paktën edhe 10 vjet pasi i madhi i kombit PROF DR SALI BERISHA te ketê vdekur kelyshet komunistë do dhje……. gjak nga frka qe kane.

    1. Çeku $0 says:

      Po Sali kërma është vet sekretari I organizatës së partisë,i besuari I birosë apo harove.

  8. Barkderri e antipatik Lila says:

    Dikur e ofendonte Kryeministrin, ky Dritanua (fshatari jugut) se bashke me gruan tij Rudinka, u larguan ne mediat qe Rama i mbikqyrte. Sot merret me gjyshera, ku nderkohe ishe ne media e Pasmaciut (Ndroqi), media qe akuzua per para te pista e sekuestrua pasurite e tij, tani nuk dihet kush i menaxhon e drejton apo sjane te sekuestruara.
    Ku eshte tani ky me gruan kane media online, ku i gjen leket te sponsorizoje pagat e taksat e medias se tyre “Dritare” , ky spunon me si drejtues mediash apo merr ndonje lek ne show Vasilit. E di si jeni ju pseudo gazetar apo analist furcaxhi per nje rroge per keto qe jane ne 30 vite qe vetem vetem shkaterrohet. Turp turp e qumeshti qe ju ka dhene Nona. Mizerjet e barkderrat qe vidhni e Hani ne restorante shtrenjta me familje e ne fshatra me tuta ne fundjave, ky eshte edukimi qe mesoni femijeve.

  9. DinPak says:

    Me mire te fitoje Berisha, sepse ne kete rast, PD-ja do te shkaterrohet me shpejt, ndersa, po fitoj Basha, do shkaterrohet perseri, por do zgjasi ca.

  10. Outspoken says:

    Sali Berisha eshte tamom si Haxhi Qamili ,
    Nje TurkoArab Shqipfoles,
    qe ne 1915 hodhi poshte flamurin Shqiptar?? ne Vlore, dhe ngriti flamurin Turk !!!
    Vetem Rustemi i vjen hakut ketyre Maskarenjve!
    Boll ka vuajtur Shqiperia ime nga ky kancer!

  11. Mihali says:

    Edhe nje krahasim nderkombetar.Josif Stalini ara se te vdiste la si pasardhe te tij Nikita Hrushovin.Ai(Hrushovi ) mbas tre vjeteve sulmoi stalinizmi deri ne vrasje duke e hequr nga mauzoleja duke e djegur te vdekur.Kete “vrasje”duhet te bejedhe Luli..
    Ne se lulinuk e ben jo realisht por duke perjastuar idhullie tij do te jet ky i fundit qe do ta ftij luliin ne turiene druve me anendisa ndjeksave te armatosur qe i shkoje nga mbrapa.
    Luli nuk mund ta kryej kete per dy arsye 1 see dket se eshte flegmatik (gomar nga trut) dhe dyta mos ka implikime qe si mund te jet ai qe ka urdheruar vrasjet e21 janarit ,rushfetin ne rugen e kombitose ne lobimin ne SHBA mpara ruse. Bashes i kerkoet te flasij hapur militanteve .Ne se se ben gojen Lulja . Ka nger corben e prishur dhe dote vjellij gjithe jeten..ose me keq mund te ket fatin e keq te Olldashit.

  12. Taulant says:

    Komenti qe pasqyron me “mire dhe me me kulture demokratike te perditesuar” realitetin, eshte ai i komentuesit “Patronazhisti”
    Dhe ska se si te ndodhe ndryshe, te ndodhe ndryshe, ska se si, sepse kur ndjek universitetin e rruges se gjyshit laperdhar, deomos ato xhevaire do te shkruash.

  13. Shqiptari says:

    O Hila ,as Basha e as Berisha nuk duhet te jene ne ate parti edhe as ata qe jane sot aty si tipi i Nokes,Sali(asnjani), e plot e plot si ata,sepse jane destruktiv. Edhe nese mendohet per ndryshim te kesaj partie, ndryshim sa per kallaitje nuk i duhet askujt. Ata qe duan nje te djathte mormale duhet te largohen nga thirrjet histerike te Berishes edhe nga paraqitja tashme demode e Bashes.

  14. ENTSOE says:

    Gazetar inteligjent. Te lumte

  15. Hallall says:

    Gazetar karush

  16. Tetovari2 says:

    Basha të japë sqarim ku e ka KASETËN,mos haroni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje