Nga Drilon S. Gashi
Janë bashkuar–si asnjëherë apo rrallëherë më parë–organizata udhëheqëse avokimi dhe udhëheqësit e komunitetit nga komunitetet shqiptaro-amerikane, boshnjake-amerikane dhe malazeze-amerikane, për të mbështetur një letër të hapur. Shihni letrën e publikuar këtu: https://medium.com/…/open-letter-on-serbian-aggression…
Apeli shprehë, kolektivisht, shqetësimin e komuniteteve në lidhje me rritjen e militantizmit të qeverisë së Serbisë ndaj Kosovës, por gjithashtu, gjithnjë e më shumë, ndaj Bosnje-Hercegovinës dhe Malit të Zi.
Ata vlerësojnë se kjo përbën një çështje shqetësuese për ShBA-në sepse rrezikon drejtpërdrejt paqen dhe stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe me atë, paqen në Evropë në tërësi.
Organizatat dhe komunitetet kanë ndërmarrë këtë thirrje të përbashkët historike duke vlerësuar se, siç thuhet në letër, “natyra e kërcënimit është aq e madhe sa ne kemi pranuar se vetëm veprimi ynë kolektiv mund të parandalojë regjimin Vuçiç nga realizimi i makinacioneve të tij më të liga”.
Unë isha i bindur se organizimi një një nismëje të tillë ishte shumë me rëndësi. Kisha kënaqësinë që të bashkëpunoj me prijës të komuniteteve të boshnjako-amerikanëve dhe malazezo-amerikanëve, dhe jam mirënjohës për mbështetjen nga organizatat dhe individët prijës të komunitetit tonë shqiptaro-amerikan.
Ky është vetëm fillimi i bashkëpunimit tonë!
Drilon S. Gashi, Washington, D.C.




Kjo eshte me shume rendesi. Eshte hera e pare, dhe shpresojme jo è fundit! Vetem te gjithe fqinjet bashke, do te arrijme ti tregojme vendin atyre qe kane kushtezuar jeten è gjithe popujve te rajonit per me shume se 100 vjete… Serbise dhe Rusise.