Ku kërkon të arrijë galloshja e vjetër antikombëtare Sali Berisha?

11 Tetor 2021, 17:13Blog TEMA

Nga Spartak Ngjela 

Gjendja politike në Shqipëri po ndiqet me shpresë në Beograd dhe në Moskë.

Dhe përsëri shpresa e tyre po mbështetet në një galloshe të vjetër antikombëtare: Sali Berisha.

Në fakt, ata po kanë një shpresë të kotë për destabilizimin e Shqipërisë, dhe, shpresojnë kot, sepse Berisha nuk krijon dot destabilizim në Shqipëri.

Por…

Ende nuk po kuptohet gjë në Shqipëri: Berisha me turin e tij kundër politikës amerikane nëpër dhoma të mbyllura; kujt i drejtohet si interes, cilës shtesë dhe me çfarë programi? Ai nuk po transmeton dot asnjë ide; veç klithmave primitive.

Nuk po i shkon asnjë intelektual; vetëm fisnia Berisha e rrugëve. Ndërsa Berisha nuk po thotë dot asgjë, po media, nuk e di këtë?

Berisha është në vështirësi, sepse, që të rrëzojë Bashën, duhet të zbehë Amerikën në mendjen e shqiptarëve.

Kurse Aleksandër Vuçiç po e ndjek me shumë shpresë turrin fisnor të Sali Berishës, por nuk po sheh masivitet dhe është i mërzitur. Se është budalla, po ku e di Aleksandri se çfarë është Shqipëria!

Po mirë mo Aleksandër; ende nuk po e kupton ti që lufta kundër shqiptarëve po ju falimenton!!!

Po Basha, me aktin e tij antiberishë ai vrau veten; apo ringjalli Bashën e vdekur? Ai ringjalli Bashën e vdekur. Në fakt Basha në Partinë Demokeatke deri në çastin që përjashtoi Saliun nga Grupi Parlamentar, ka qenë një xhep fals. Ishte vetëm kryetar por nuk drejtonte dot asgjë.

Tani është kryetar i fortë, sepse atë që nuk e bënë dot themeluesit e Partisë Demokratike, ky e bëri në 20 minuta.

Po Saliu, ku kërkon të arrijë? Asgjë. I kanë kërkuar destabilizimin e Shqipërisë, por, a e di ky Sali ziu se bazat e ushtarake amerikane për stabilitetin e Shqipërisë po instalohen në tri baza?

Po ku kupton Saliu! koshinca e tij primitive dhe fisnore njëherësh, nuk e lejoi kurrë që ky individ të hyjë në qyteterim. Prandaj ndërmerr një tur mjeran kundër politikës amerikane, dhe ku? Në Shqipëri. (!)

Primitivizmi nuk i kupton dot forcat lëvizëse të qytetërimit; dhe Berisha qetësohet nga klithmat e përkrahësve që nuk kanë lidhje me qytetërimin dhe qytetarinë.

Kurse politika amerikane hodhi edhe një hap më tej, në lidhje me goditjen e Berishës, ajo po e kalon në votim Parlamentar statusin non grata të dalë kundër Sali Berishës.

Po mbas kësaj, çfarë mund të ndodhë?

Situata e Saliut do jetë shumë e vështirë; se Kongresi Amerikan nuk i mban të fshehta provat e krimit Berisha.

Atëherë?

Ato, si prova, do të dalin në shtypin amerikan, se vendimet e Kongresit Amerikan janë transparente kundrejt opinionit publik amerikan.

Atëherë; çfarë pritet të ndodhë?

Prisni dhe shikoni…

8 komente në “Ku kërkon të arrijë galloshja e vjetër antikombëtare Sali Berisha?”

  1. rexha 10 says:

    Ne radhe te pare ,Saliu me doren e tije nuke ka vrare njeri ,vetem se ka urdheruar te tjeret ,duke i pasuruar me oferat korriptive.
    E dyta eshte se Saliu ka mbrapa vetes po ata kulicat e tije qe kane qene detashmenet e tije ,pra qe zbatonin menjehere urdhin e Saliut,dhe si rrjedhoje ,do te shkojne po mbrapa Saliut.
    Te vetmen gje qe Saliu ka merake te madhe ,eshte frika per tu futur ne burge ,ose per te vdekur .Kjo vjene si rrjedhoje , se Saliu gjate gjithe karieres se tije politike mendoi qe te siguronte jeten jo vetem familjes se tija ,pore e gjithe horrave qe i shkonin mbrapa se kishin interesa ekonomike . Prandaje si kryetare i bandes se krijuar po nga ky njeri ,nuke i ngelet gje tjeter ,vecse te humbase te gjitha ato pasuri qe i krijoi vetem duke vjedhur e vrare me koncesionet ,apo shitjen e tokave me 1 euro per 100 vite ,aferat e shitjeve te armatimit ,avioneve luftarak ,deri ne demontimin e fishekeve ,gjersa hodhi ne ere edhe Gerdecin. lere pastaje aferat korruptive me naften virginia,gjoja e pastronte ne Turqi perpara se ta hidhte ne tregun Shqiptare.Me pake fjale u kthye skllavi i lakmise se tije qe perfundoi ,sice ishte parashikuar.Tgjithe ne fillime te viteve 90 thonin :PO HYPI NE KALE KY NJERI ESHTE SHUME E VESHTIRE QE TA ZBRESESH NGA KALI .KETA TIPA ZBRESIN VETEM PO I VRAVE.
    Gabimi i Saliut ishte se ase nga kali nuke e zbriti njeri ,sice flitej ,pore zbriti vete.

    1. erdi says:

      O Tak teveqeli kongresi nuk voton thjesht informohet!

  2. E para qe do thoshja eshte :
    Faleminderit per kontributin tuja personal ne mbrojtje te se Drejtes Shqiptare ,Shtetit te se Drejtes
    dhe analizat e vlefeshme motivuese per gjithe shqiptaret ,
    duke mbajtur ndezur flaken e Drejtesise dhe besimin ne Shtetin e se Drejtes .
    E dyra ,po e bej te shkurter sepse si Ju Avokad etj patriote e kuptojne mir :
    Kta te dy qe ke pas bythe ne kte foto , edhe noj Mut muti tjeter i rraces bastradeve duhet te ishin zhdukur
    me kohe nga kjo Toke ,sepse keshtu te gjalle ,
    ekzitojne Armiqte e Shqiperise dhe i ben ata aktiv e agresive vs Shqiperise .
    Nqs ne si shqiptare do vepronim si gjithe Shtet Europiane qe zhduken gjithe Armiqte e brendshem duke forcuar
    Bazamentin /Themelein e Shtetit e Kombit ,
    i dhane Jete Zhvillimit te KOmbeve te veta dhe sot jetojne per Mrekulli sidhe e dijme te gjithe tashme .
    Pra Formulat jane se si Behesh Shtet e Komb dhe zhvillohesh si shoqeri e Shtet por nuk veprojme
    duke harxhuar shume Kohe dhe Energji duke vrare Kohen e u marre me bla bla bla me rracen e Mutit
    te Njerzimit .
    Rrofsh Avokate e mos u ndal kurr

  3. Referendum per arrestimin e koleres sali says:

    Galloshen e vjeter e solli enveri nga shpella per te keqen tone.
    Galloshja ka mbledhur cizme shpuarit e fshatit dhe kujton se do i mari partin qe ja beri peshqesh lulashit te pa afte
    Ketyre po u qane zemra per ti pare shqiptaret edhe nje here si ne 97

  4. Zagali says:

    Saliu me Bashen dhe Meten me Momnken do hedhin vallen e progonishtes ne nje dasem ne lokalin me modern te Reçit ne Shkoder.Nuse do jete Momnka per te dyten here pas asaj me Ilirin.Te na trashegohen.

  5. Aleksander Thana says:

    Duhet kalbur ne burg me kohe, sishte nevoja te priteshin dhe te presin amerikanet.

  6. Tirona says:

    Do te ndodh ajo qe Berisha do te ekstradohet ne SHBA se ka prekur sigurine kombetare te SHBA. Dosja e tij ne lidhje me sigurine kombetare te SHBA do ti behet e fitur popullit Amerikan me anen e shtypit.
    Ne te njejten kohe do te hapen dhe dosjet ketu ne Shqiperi nga SPAKU per krimet dhe cenimin e sigurise kombetare te vendit tone . ?????

  7. Spartak Ngjela është një patriot e atdhetar i madh. says:

    Z. Spartak Ngjela, ju dhe familja juaj ka vuajtur shumë në sistemin politik komunist. I lexoj gati të gjitha shkrimet tuaja në gazeta. Kam konstatuar që jeni ndër të pakët analista politik, ndoshta i vetmi, që shkruani duke e vendosur në qëndrën e interesit, Kombin Shqiptar, gjë e cila, në të vertetë, është, dhe duhet të jetë filli i kuq i jetës së çdo Shqitari. Jeni i vetmi që personin dhe aktivitetin si agjent i Serbisë të shkerdhatës Sali Shiqerja nga Viçidoli, e lidhni ashtu siç duhet dhe ashtu siç është, dhe në mënyrë biologjike me DNA e tij, së pari si Anti-Shqiptar, dhe së dyti si Anti-Amerikan pathollogjik. Jam i bindur, që ju z Ngjela, keni pasur shumë oferta, propozime apo kercënime, që ti bashkoheni sektit të tradhëtarve të atdheut me drejtues mullahin-UDB-ash Sali kopil Viçidoli. Dhe Shqiptarët kanë konstatuar që ju nuk e keni shitur per 5 lek të zhubrosura, nderin, karakterin dhe dinjitetin tuaj dhe as atë të familjes tuaj të nderuar. Shqiptarë shofin tek ju, që kombi dhe Atdheu Shqiptar, kanë rendësinë e duhur në zemren dhe shpirtin tuaj të një patrioti të madh. Zotri, ju pershendes me shumë rrespekt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje