“Provokimi”  i palumtur i Edi Ramës

10 Tetor 2021, 13:46Blog TEMA
“Provokimi”  i palumtur i Edi Ramës

Nga Ilir Yzeiri

Para rreth dy javësh, Edi Rama, në cilësinë e kryeministrit të Shqipërisë, doli para medieve dhe shpalli se jemi përballë një krize të madhe në horizont. Energjia që ne konsumojmë do të shtrenjtohet dhe do të sjellë një reaksion zinxhir e do të prekë gjithë ekonominë tonë. Nuk kaluan as dy javë dhe tani të gjithë po e shohim se, vërtet, bota po përballet me një gjendje të vështirë, me rritje çmimesh, me mungesë të ofertave në hidrokarbure dhe në gaz e për pasojë me rritje çmimesh në të gjitha anët.

Nëse dikush është i ineteresuar të kuptojë më shumë për këtë krizë, sot, në epokën e informacionit global, e ka shumë të lehtë që të lexojë arsyet e kësaj krize të re, qoftë duke konsultuar mediet dinjitoze dhe ato që janë në pararojë të ideve, qoftë edhe duke ndjekur informacionet pafund që vijnë nga të katër anët e globit.

Pra, paralajmërimi i Edi Ramës, me cilësinë e Kryeministrit të Shqipërisë për krizën që po dukej në horizont nuk ishte i gënjeshtërt, por një alarm i vërtetë. Mënyra se si e shpalli këtë alarm dhe koha kur e paraqiti, u duk edhe si një provokim për të parë se si do të reagonte mjedisi politik në vend, por për të parë edhe si çfarë problematikash do të dilnin në mënyrë që, në një kohë të shkurtër, ai të kishte mundësi që të formulonte një tekst tjetër tani jo « provokativ », por « qetësues ».

Pikërisht në këtë ndërkohë, opozita, e cila tani duhet llogaritur me dy pjesë, pra opozita e Lulëzim Bashës që përfaqësohet më së shumti në Parlament, e mbërthyer në cep të ringut nga grushtet që i jep opozita e « foltoreve » të Berishës, u shkund, mori veten dhe iu duk sikur argumenti i erdhi nga qielli dhe, në vend që ta shfrytëzonte këtë « provokim » të kryeministrit shqiptar për të ndërtuar një narrativë të re, më të qetë, të nxiste një seancë parlamentare me debat, të përgatitej mirë dhe ta kthente parlamentin e Shqipërisë në një tribunë ku të tregoheshin të gjitha politikat e mbara e të mbrapshta që janë zbatuar në këtë vend dhe që në pjesën më të madhe e kanë masakruar sistemin energjitik shqiptar, u rrëmbye dhe u shfaq ashtu siç e kemi parë në gjithë këta vjet : pa personalitet dhe të përciptë. Lulëzim Basha kishte rastin e artë që, pas heshtjes së gjatë dhe mospërfshirjes në debat me Berishën, të shfaqej ndryshe. I përmbajtur, i përgatitur, me një diskutim jo të llojit të prokurorit të gatshëm, por të liderit të munguar. Kjo nuk ndodhi. Ai vetë u shfaq ashtu siç edhe është për fat të keq : i lehtë në mendje dhe qesharak në kërcënime. Ndërsa plani me 7 pika dhe ngulmimi për të rritur rrogat janë jo vetëm arsyetime të pambështetura në realitet, por i japin dorë kryeministrit për ta zgjeruar retorikën e tij edhe me metofora nga kohë të palumtura për shqiptarët. Si të mos mjaftonte kjo, opozita e « foltoreve » bënte thirrje për protesta e për luftë me armët e komedisë së Berishës që reciton qytet më qytet.

Ndërkaq, fill pas këtij « provokimi » Edi Rama, në cilësinë e Kryeministrit të Shqipërisë, shpalli planin e tij për të përballuar krizën energjitike duke marrë përsipër që, ashtu si në dy krizat e mëparshme, qeveria do të bëhet garant që edhe pesha e kësaj krize të mos bjerë mbi shtresat e pambrojtura.

Pra, si përfundim, edhe këtë radhë ftesa për « provokim » nga Rama nuk u kuptua, nuk u dëgjua dhe nuk u trajtua me argumentet dhe mundësitë e arta që ka një opozitë për të bërë skanerin e sjelljes së të gjitha qeverive me sistemin energjitik, nuk u shfrytëzua prej saj që ajo t’i paraqitej publikut me një epërsi të re dhe me një model të ri komunikimi. Ajo do të kishte pasur një tjetër pamje sikur në debatet e saj të ishte frmëzuar nga kolegu dhe miku im Adriatik Lapaj, i cili, në një debat televiziv me Kryeministrin e Shqipërisë, tregoi më shumë grintë, aftësi dhe profesionalizëm se të gjitha ligjërimet e opozitës në Parlament.

 

10 komente në ““Provokimi”  i palumtur i Edi Ramës”

  1. Illi says:

    Dmth ti o Yzeir thua te fliste per rrushin qe e ka ne krah dhe qe ka drejtuar energjitiken per ca kohe,?! Hajde keshilla qe po i jep, hahaha

    1. Prind says:

      Pra opozita e ka fajin sipas teje……
      Sigurisht qe keta do ti lerojne nenen ketij vendi per sa kohe te kemi kete opozite, por Yzeiri po me kujton ate skeçin e Luftar Pajes: ” ore mire roja qe pati fajin qe u vodh lopa, po ai qe e vodhi ,nuk ka faj fare aiii??!!!

  2. Patrik says:

    O Ylle pa bisht, qenke shume i vogel ne te kuptuarit te globalizmit. Kjo eshte thjesht nje diktature e re globale. Kjo eshte thjeshte per mbuluar billiona dollare te shpenzuare per vaksinen. Kjo eshte rruge e kamufluar per rritje cmimesh. Pare ca kohesh shqiperia dhe bota u perbyten nga shirrat shkencetaret deklaroan qe akujt po shkrine dhe niveli i ujie eshte rritur,kujdes ga perbytjet. Liqenet e hidrocentraleve ne shqiperi jane plot. Rama per tu dukur lider global thota dhe ben si te tjeret. Mos harro qe kushtet klimaterike dhe economize jane te ndryshme, prandaj cdo vende ka qeverine e vet.

  3. NjeQytetarOptimist says:

    Vajti aty si kaush, me stilin e tij bolshevik sic e ka mesuar Saliu dhe beri pikerisht stilin e prokurorit. Harxhon kohe dhe energji duke u marre me mazhorancen (sikur ky do I bindi si do behet seanca), kam 7 pika dhe ndiqni pikat e mia thote dhe hajt me te mira.. Sa here them ne vetvete qe eshte I ri dhe do “lulezoj” foltoren tani qe do flase, kthen pllaken e Saliut ne versjon te nje zeri modern dhe e njejta retorike.. Pa ide, pa kerkim llogaridhenie, pa propozime. Zoti Kryeminister, perse nuk konsultoheni dhe me opoziten per ate plan qe paske ti, por le te ulemi te shqyrtojme dhe planin tone dhe ti shkartojme keto ide.. Hic, asgje. Zbrit nga Benzi, ne salle, qyfyre dhe akuza boshe dhe prap ne Benz se do bej gjumin e drekes.. Nuk te zhgenjen..

  4. raul says:

    Shume shpejt situaten e rende energjitike qe ka pushtuar boten dhe qe ka filluar ne Kine si ajo e covid 19 do ta marre ne dore per ta stabilizuar Nafije dybeku doktoresha horoskopike leshelike e leshelise. Ajo ka ngritur nje grup pune te perbere nga shkolleshumi Tit legeni, nga strateg’ja nderplanetare kozmike leshelike me shkolle te mesme Kejdi dhembcakallja, Edhjet Epshurr barkderr brahimkari, Nora bythderrja gjitholllog’ja, Surratnallonja, surrattepsija Kajda gjoshe koka me qoshe kaptina boshe. Pasi ta marre situaten ne dore leshelija bota do ndihet me e sigurte dhe kriza energjitike me e madhja e planetit do shkoje per lesh.

  5. Plaku Xhuxhumaku says:

    O Ilir Yzeiri, nqs je po ai kaush qe shkruan tek Peizazhet e atij dijetarit me fame boterore, po te lutem, vazhdo me mire atje se nuk para lexon njeri, me pak perjashtime, dhe mundohu mos dalesh kaq bosh ne publik te gjere. Se kete TEMAn e lexojne me shume njerez se sa Peizazhet. Atje je i veshur me kamuflazh, aq me shume qe shkruan edhe dokrra qe nuk i interesojne kujt, kurse ketu keto furçet per Qeverine bejne per te vjelle shume njerez.

  6. Vranakonti says:

    Kemi nje opozite me njerez injorant. Edi Rama po bene cdo gje per te mbrotur shtresat ne nevoje dhe po punon shume mire.O injorant! Kjo eshte krize boterore.

  7. ??? says:

    Shume e sakte analiza….

  8. drini says:

    Eshte hera e pare qe qeveria i del para me masa nje krize. Pikerisht kete duhet te beje nje qeveri e pergjegjshme. Per kete eshte zgjedhur as nuk mund te kitikohet as te levdohet. Ndersa opozita me Lulin jane nene nivelin intelektual te shqiptareve.

  9. preshevali says:

    Evlija sahi, ky biri i Baba Vangës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje