Më pak se gjysma e të djathtëve, optimistë për ardhjen në pushtet me Berishën

10 Tetor 2021, 11:43Blog TEMA
Më pak se gjysma e të djathtëve, optimistë për ardhjen

Nga Eduard Zaloshnja

Në të njëjtën kohë që një sondazh u publikua tek Javanews, u publikua edhe një sondazh në Euronews Albania. Duke ekstrapoluar rezultatet e të dyja sondazheve dhe duke i mesatarizuar ekstrapolimet mund të arrihet në përfundimin se Berisha ka aktualisht rreth 85 mijëpërkrahës më shumë se sa Basha.

Në fakt, pyetjet nuk ishin identike nëkëto sondazhe. Në sondazhin tek Javanews, pyetja ishte se për cilin politikan keni opinionin më pozitiv, ndërsa në sondazhin tek Euronews, pyetja ishte se cili do të ishte udhëheqësi i duhur për të drejtuar PD-në. Sidoqoftë, në të dyja rastet, ata që zgjodhën si përgjigje Berishën apo Bashën, mund të konsiderohen përkrahës të secilit prej tyre.

Duke e mesatarizuar ekstrapolimin e të dyja sondazheve, rezulton se Berisha ka rreth 315 mijëpërkrahës dhe Basha rreth 230 mijëpërkrahës. Pra, Berisha ka 85 mijë më shumë(Shihni grafikun shoqërues).

Por sa optimistë janë votuesit e djathtë për ardhjen e PD-së në pushtet me Berishën?

Në asnjërin prej sondazheve të sipërcituara, kjo pyetje nuk ishte bërë drejtpërdrejt, por nënkuptohej. Kështu, Në sondazhin e publikur tek Javanews pyetej nëse do të rriteshin gjasat e të anketuarve për pjesëmarrje në zgjedhjet e radhës, në qoftë se triumfon Berisha në PD. Dhe 47% e atyre që kishin votuar për PD-AN më 25 prill u përgjigjën “Po”. Në sondazhin e publikur tekEuronews Albania, pyetej nëse largimi i Berishës nga grupi parlamentar do ta ndihmonte PD-në të vinte më shpejt në pushtet. Dhe 47% e atyre që kishin votuar për PD-AN më 25 prill u përgjigjën “Jo”.

Duke i konsideruar këto pyetje si indikatorë të optimizmit të elektoratit të djathtë për ardhjen e PD-së në pushtet, mund të ekstrapolohet se rreth 305 mijëvotues të djathtë janë optimistë se me Berishën, PD-ja mund të kthehet në pushtet. Pra, më pak se gjysma e atyre që votuan për PD-AN më 25 prill…

2 komente në “Më pak se gjysma e të djathtëve, optimistë për ardhjen në pushtet me Berishën”

  1. K says:

    Ja dhe ky mediokri qe i di te gjitha rezultatet e zgjedhjeve! Berisha di t’u threse turmave militanteve hajdute dhe kriminele,injoranteve qe igenjen dhe i…!

  2. ce says:

    Aq sa mund te behet minister i brendshem dhe nje here ish presidenti i Republikes se Lazaratit Muli horri aq mund te vije prape ne pushtet Vicidoli . Dora qe vrau 4 protestues me 21 janar tek dera e qeverise e ka vendin prapa hekurave dhe jo ne pushtet. Mos shihni endrra me sy hapur o mjerane tip Sali Lushe perbindeshi , koha e Vicidolit ka mbaruar nje here e pergjithmone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje