Nga Mustafa Nano
Para disa ditësh, disa portale shqiptare publikuan me bujë një lajm mbi presidentin e republikës italiane Sergio Mattarella, të cilit po i mbaron mandati. Lajmi thoshte se Mattarella vetë, i shoqëruar nga e bija, ishte parë në një lagje të Romës, diku afër qendrës, ngaqë po kërkon një shtëpi me qira.
Zonja që jepte shtëpinë me qira ishte kapur në befasi kur kishte parë Presidentin te dera e shtëpisë. Ajo priste një klient, por nuk dinte se kush ishte.
Dhe me ta parë, i kërkoi të bënte një selfie. Sigurisht, shumëkush do t’i kërkonte një selfie. Dhe deri këtu ngjarja është i vërtetë. Dhe ia vlen ta trajtosh e shesësh si lajm. Nuk ndodh çdo ditë që një president republike të dalë vetë për të kërkuar një shtëpi me qira.
Por gazetat tona e tepronin më pas, kur këtë ngjarje e lexonin si provë të faktit që Mattarella është i varfër. Ndryshe, nuk kishte pse merrte shtëpi me qira. Mund ta blinte shtëpinë. Hëm, kjo është një logjikë që nuk qëndron. Nuk është hiç e thënë që kush merr shtëpinë me qira është i varfër.
Përkundrazi, shpesh herë është provë se i ke xhepat plot. Dhe me që ra fjala, Mattarella i ka xhepat plot. Nuk ka në perëndim politikanë të varfër. Ka politikanë të ndershëm, por jo të varfër. Në vendet e perëndimit, një deputet merr një rrogë shumë të mirë, dhe përveç rrogës ka edhe përfitime të tjera legale që nuk e lënë të varfër.
Të ardhurat mujore që merr një anëtar i parlamentit Italian janë pothuaj 15 mijë euro. Përsëris: 15 mijë euro në muaj. Ndërsa Presidenti i republikës, meqë jemi te Mattarella, merr shumë më tepër. Saktësisht, ai merr pothuaj 20 mijë euro në muaj. Dhe ai ka fituar më shumë para se të bëhej qiraxhi në pallatin presidencial Quirinnale.
Nga viti 2008 deri në vitin 2005, kur u zgjodh President, ai fitoi pothuaj 3 milionë euro në punë të rëndësishme, si deputet, senator, anëtar i gjykatës kushtetuese. Si anëtar i gjykatës kushtetuese ai fitonte gati 500 mijë euro në vit.
Shkurt, Sergio Mattarella nuk është i varfër. Kjo nuk do të thotë që nuk është i ndershëm, megjithatë. Përkundrazi, imazhi i tij public, edhe pse ka qenë një jetë të tërë në politikë, ka mbetur një nga më të panjollosurit. Por përsëris: nuk është i varfër. Dhe shtëpinë me qira nuk e merr ngaqë është i varfër. E merr se ashtu i ka punët: i duhet një shtëpi me qira.
Ah, ka vetëm një gjë që duhej nënvizuar te lajmi mbi Mattarella-n. Përunjësia e thjeshtësia e tij. Fakti që ai ka shkuar ta shohë me sytë e vet shtëpinë që do të merrte me qira, ka shkuar pa zhurmë, pa pompë, tamam si secili prej nesh, flet shumë për thjeshtësinë e tij.
Ky është Mattarella. Sergio Mattarella. Presidenti i Republikës italiane, të cilit i mbaron mandati presidencial në fillim të vitit tjetër. Duan ta rizgjedhin, por ai u ka thënë: Jo, faleminderit. Dhe kjo është një provë tjetër e integritetit të tij moral.
Per ilirin,saliun e co hajdute politikanet tane nuk na the ndonje fjale…
Keta tonet jane per te qare hallin,jane ne mes kater rrugeve,te pa strehe,marin kredi te buta me gjithe privilegjet…
Sa per deputetet italiane(nuk me kujtohet viti dhe shifra) para disa vjetesh mernin me shume,por paten nje ulje drastike te rroges e privilegjeve.
Ndrsa keta tanet vetem rritje dhe rritjen e rrogave dhe privilegjeve te tyre i aprovojne me njehere dhe me konsensus,ndersa per minatoret e naftetaret i zvarriten me vite…
Cfare sqaron o budall, apo nuk ke cfare shkruan. Ajo qe njerzit kuptuan eshte se Mattarella nuk blen jo disa shtepi si politikanet tone, po asnje. Tjetra, mgjse nje jete ne politike ai nuk u be miliarder si u bene eta tanet per disa vjet. Apo do te thuash se politikanet tane vjedhin se marin rroge te vogel, jo 15 mije euro ne muaj?
Po ai s esht barkzgrop dhe katunar si kto katunaret tona qe jan fut ne politik nga rruga Salianus GD etj…
O Muc!Mattarella eshte sojli jo sojsez.
Ky Muqi nga periferia e malësisë së Skrapit as vetë se di se ku do të dalë !! Është Mattarella I pasur ? Këtë do o Muq debili? Dhe ka sarajet ne Surrel dhe llogarite ne Seyshell?!
Hidhi per te ngrene ketij kopuku se la nam o rilindarë. Sa I ngjet zhgunit te breshkës shtatzënë ky qafir skrapari. Edhe sytë si të lopës I ka. Plot sklepa..
Ti Shkreli , a çfare mutin je , ose ke pire alkool , ose je budalla . Po çfare ka bere Muçi (dhe jo Muqi, analfabet) , qe meriton gjithe ato sharje e ofendime nga ty ? Ai ne kete shkrim , ka kapur nje teme teper edukative , ne lidhje me politikanet . Muçi eshte nje gazetar i pavarur , qe ka mendimet e veta , madje shume origjinale e te veçanta , shume i zoti e i afte , ka shkruar disa libra te rendesishem , shpesh eshte kundra rrymes , gje qe e ben akoma me interesant , ka drejtuar e drejton me mjeshteri disa emisione ne TV . Po ti , more karafil , kush je , me se merresh , çfare i ke dhene njerezve , çfare shkolle ke bere ??? Ti , je nje hajvan , qe ulesh para tastjeres dhe shan mbare e prape ke te mundesh . Analfabet e injorant , qe perfiton nga liria e shprehjes dhe merr neper goje nje gazetar te nderuar si Mustafa Nano .
Banor I Skraparit me azil në Tiranë,
Duket që je nga ata që shumohesh me vezë. Ngro vezët o derdimen dhe lexo librat e Muqit. Sa janë shtuar këto insektet dhe lëshojnë larva kudo. Duhet disinfektuar Tirana me urgjencë.