Shqiptarët e Facebook-ut

6 Tetor 2021, 11:46Blog TEMA

Nga Namir Lapardhaja

Kur nuk protestohet, pse nuk protestohet;

Kur protestohet, pse e organizojnë ata protestën;

Kur e organizon opozita, nuk vemi në protesta partiake;

Kur nuk e organizon opozita, ajo nuk proteston se ka marrëveshje me Ramën;

Kur del në protestë, pavarësisht organizatorëve, të thonë: ‘Po ja se vajte, ç’a fitove’;

Kur rritet çmimi i bukës, nuk ka gjë se 100 lekë u rrit;

Kur rritet nafta, ne e kemi makinën me benzinë/gaz;

Kur rritet gazi, ne e kemi makinën me naftë;

Kur rritet energjia, le të rritet, ne ngrohemi me dru;

Kur rritet çmimi i druve, ne ngrohemi me bërsi;

Kur rriten produktet e shportës, nuk e marrim vesh, janë prindërit ata që psonisin;

Gjithçka rritet, vetëm rroga jo!

Po të mos rritet, ne nuk punojmë….

Po për të ngrënë, a hani?

Po kush ka vdekur për të ngrënë, që të vdesim ne…

2 komente në “Shqiptarët e Facebook-ut”

  1. Fatos says:

    Saktë. Duhet shtuar që një popull që jeton vetëm për të ngrënë është destinuar të jetë gjithmonë injorant, I varfër dhe skllav I të tjerëve.

  2. altin isufi says:

    Ore po leri pordhet ti, po na thuaj per ke je , per Bashen apo per Bereishen????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje