“Mos e shkelni bukën, z. kryeministër, se ju zë sytë!”

5 Tetor 2021, 11:11Blog TEMA

Nga Andrea Danglli

Një nga këshillat prindërore të marra qysh në vegjëli ishte që të mos e shkelnim bukën pasi përbënte mëkat. Kështu na thonin, andaj nisur nga kjo, edhe kur nuk na hahej më, e puthnim kafshatën e ngelur tri herë dhe e vendosnim në ndonjë vend të dukshëm për ta ngrënë zogjtë.  Në këtë mënyrë asnjë thërrime nuk shkelej, por merrte respektin e duhur. Atëherë nuk mund të kuptonim aq shumë nga kjo filozofi e tërë jete, duke u mjaftuar veç me idenë se do të na përndiqte ndonjë e keqe nëse do të shkonim kundrejt porosive të prindërve. Sot mund ta kuptojmë më mirë këtë simbolikë të paraardhësve tanë për të na mëkuar mirënjohje ndaj mundit dhe djersës që investohet për sigurimin e bukës, duke i dhënë vlerën e duhur çdo grimce të saj.

Kjo histori m’u kujtua gjatë këtyre ditëve kur çështja e bukës është kthyer në një stacion debatesh publike a thua se jemi në shekullin e kaluar dhe do të na duhet të përgatitemi për “Depresionin e Madh” dhe jo në vitin 2021 kur duhet të mendojmë për sfida madhore të kohës sonë.

Sot buka jo vetëm po shkelet, por po bastardohet në forma të ndryshme duke dalë tej ligjeve shoqërore, civile apo edhe atyre hyjnore po të doni. E kur them buka nuk e kam fjalën për kallamarë dhe karkaleca krudo, por për produktet jetike, energjinë elektrike, çmimin e karburantit, etj,  ku çdo ndryshim i vogël lëkund balancat ekonomike të qytetarëve. Shqipëria nuk është veç Tirana e 1001 restoranteve, shijeve apo orekseve: çudi që Kryeministri nuk e merr parasysh këtë gjë para se të mprehë lapsin dhe të hartojë fjalime të dendura me metafora apo gjuhë sfilitëse që në këtë rast ndjell panik tek njerëzit e zakonshëm.

Para tyre duhet një analizë e mirëfilltë e situatës nga ekspertë të fushës dhe jo nga “poetët” e zyrës së tij që më shumë u kushtojnë rëndësi fjalimeve patetike me luftëra kalorësiake sesa zgjidhjes reale, më shumë moralit ndaj kundërshtarëve politikë sesa instrumenteve konkrete të rrugëdaljes, më shumë ngjyrave të tonit pesimist sesa iniciativave që duhen ndërmarrë në mënyrë që çdo efekt i krizës së re globale të mos shndërrohet në një krizë ekonomike kombëtare.

Në këtë pikë duhet të kemi një paraqitje më elegante dhe një qasje më serioze, ku qeveria ta nisë nga vetja duke premtuar se do t’u reduktojë “ushqimin” të babëziturve dhe do t’ua japë të uriturve. Këtu është fjala për programe zbatimi që vihen në veprim për të kuruar stabilitetin monetar dhe jo për fjalë si të ishim duke rrëfyer bëmat e banditi hero të folklorit anglez Robin Hood.

Që ta mbajmë në kurriz këtë krizë që thuhet se na është hedhur sipër, atëherë duhet të zbresim nga kurrizi të pasurit e këtij vendi, shumë prej të cilëve jo vetëm na kanë kërrusur për vite me radhë, por edhe na kanë shtypur përmes taksave indirekte, shfrytëzimin e pasurive publike, licencat e panumërta koncesionare, etj.

Për këtë, Parlamenti duhet të ndërpresë punimet dhe të merret urgjentisht drejtpërdrejt me përballimin e kësaj çështjeje, ku të rishihet i gjithë sistemi i taksave dhe tarifave që mbështesin ekonominë e familjeve shqiptare, biznesit të vogël si dhe biznesit që lidhet me produktet e shportës për të pasur lehtësira.

Tashmë më shumë se programi “Shqipëria 2030” që predikuan funksionarët e lartë socialistë 1 muaj më parë në parlament, na duhet një zgjidhje “Shqipëria sot” që kjo e fundit të mos përpëlitet në rrënojat ekonomike që na la pas tërmeti e pandemia. Lipset t’i bëhet radiografia problemit dhe të rivlerësohen disa politika që sot fatkeqësisht po favorizojnë bizneset e mëdha, korporatat dhe produktet e luksit, duke u dhënë atyre shansin të vjelin ndër vite mineralet, hidrokarburet, privatizimet, ujërat tokësore, nëntokësore, diellin, erën dhe shumë pasuri të tjera natyrore duke përfituar ndër vite lehtësira të shumta fiskale që u shmangen detyrimeve të duhura.

Nuk mendoj se u prish shumë punë xhepit të tyre të nginjur tashmë nëse të gjithë mjeljen e vazhdueshme që u kanë bërë pasurive të këtij vendi “për dy groshë”, do t’ia kthejnë në këtë situatë të jashtëzakonshme shoqërisë në formën e tarifave apo kontributeve të veçanta që duhet të paguajnë.

Krejt e thjeshtë: nëse ndokush ka fituar dhe po fiton më shumë nga shfrytëzimi i së mirës së përbashkët të ndërtuar në breza po nga puna e përbashkët, atëherë duhet që të paguajë realisht shumë më shumë se të tjerët.

Në këtë mënyrë, nuk kemi pse mbushim rezervat boshe të shtetit me xhepin e shpuar të të varfërve, kur mund t’i mbushim ato me llogaritë e panumërta të atyre që e kanë të vështirë të kalkulojnë zerot e përfituara duke përdorur levat shtetërore që u janë ofruar me shkëmbime modeste prej vitesh.

Këtë “luftë” të re dhe shumëdimensionale që u shpall nga kryeministri plot patos, qeveria duhet t’ua kursejë shqiptarëve të zakonshëm dhe të angazhohet profesionalisht për një zgjidhje konkrete që nuk rëndon mbi energjinë elektrike, karburantin, produktet e shportës, pra të gjitha kostot bazike që të çojnë drejtpërdrejtë te KAFSHATA E BUKËS!

Për mijëra vjet shqiptarët vërtet kanë predikuar “buk’ e kryp’ e zemër” si virtyt i vlerave dhe zakoneve të tyre, por kjo s’do të thotë që duhet t’u ngelet mbi tryezë veçse kripa.

Kjo situatë është e hidhur! Mos e shkelni bukën zoti Kryeministër, kafshata që i merret të pamundurit sot është helm dhe në këtë rast nga ai mund të të shpëtojë mjekësia por kurrsesi historia…

Shqipëria 2021 s’mund të flasë më për kafshatën!

13 komente në ““Mos e shkelni bukën, z. kryeministër, se ju zë sytë!””

  1. God-less Commies says:

    ….nuk bie rrufeja ne hale…..

  2. ??? says:

    A e di sa problem e ka ky klyshi i Erdogani per buken.. poshte

  3. ASNJEANSI says:

    Po te ishte Sala ne pushtet do hanim m….t me luge floriri

    1. Apsulitishe jo says:

      Apsulitishe Jo nje mute Jane Saliu eshte Edhe me keq se eshte Edhe vrase por teke ky klyshi i Erdoganit une per veti ndoshta Edhe shume njerze kemi pasure shume shprese .. Se ky njeri do ndertoje diçka të hajrit dhe Evropjane ne Shqiprie.. e Jo Xhami Turke dhe propaganda pa mase.. dhe te na bene propaganda me Erdogani dhe me Turqine mjes darke

  4. Elis Hoxha says:

    Te lumte Andrea Danglli! Asnje fjale me teper se kaq pasi i ke thene te gjitha

  5. I juaji Edi Rama says:

    Or ti Danglli! Ate buke e kam shkelur me kohe, a nuk mi sheh qeskat sa nje hejbe poshte syve?

  6. drejtohu says:

    Andrea Dangelli, mbase ke te drejte per ate qe shkruan, dhe ndoshta keshtu do flasim gjithnje qe askush mos te na degjoje, por ne kemi shkelur shqiptarine, dinjitetin, moralin, normat, rregullat , njerzillekun, ujk njeri per tjetrin dhe ajo qe shkruan ti, sado e drejte te jete, eshte pa bereqet per te bere buke. Nga kjo peme qe kemi mbjelle; keto fruta do marrim; por ti mund te me pyesesh: çfare te bejme, te heshtim? Jo, vazhdo mbase ka ndonje veshe te degjoje apo sy te te shikoje atje tej ku qielli duket sikur takohet me detin….

  7. Skrapari says:

    Si duket ka ardhê sahati qé ed rama té zgjedhi midis “kokpalarve” dhe oligarkve ! Por ndryshe nga oligarkét dhe kryeministri, “kokpalarve”do tu duhet të luftojné pêr kafshatén e bukês ! Kujdes késaj here o hudhéheqës i madh! Kujdes, sepse nuk té ka ndodhê ndonjêheré né jetë qé té hash njé vaktê buk e qep !.

  8. Njeres pa (qe sduan)pune says:

    Shume bukur dhe shume dakort, …….km duhet te jape zgjidhje situates ne se na prek se per ate eshte aty, ne krye te shtetit,,,dhe ne se do qe te mbahet mend ne histori…..dhe qe mendoj se kjo eshte egoja e tij, ,jo me llafe

  9. Mashtruesi i JENIÇERAVE bythqire says:

    Fatos Nano,Sal Berisha,Ilir Muti jane për tu Qire robtë,kurse këtij kryeshkërdhate ështe për ti Qire rracën!!

  10. Skenderbegasi says:

    Babai im gjithmone me thoshte
    se te gjithe bisnesmenet jane bira
    kurvash, por une as edhe njehere se besova deri tani.
    Kennedy.
    Mund te jesh tre here rradhe kryeminister I Shqiperise por duhet ta ndihesh sa kohe je I shqiptarve.

    1. Shkodrani says:

      Un kam disa biznesmen ne fis dhe mund te them qe sillen si bira kurvash, se ne fakt nenat i kishin te ndershme dhe me zemer te madhe. Ne te vertete as vellai me vellain nuk ngjajne. Njeri shpirt njeriu dhe tjetri shpirt kazme. Rrumpall kjo bote. Don Zoti nuk ja plasin ndonji lufte thuaj. Ekonomine e kan pjerdhur. Punen dhe punetoret i rropen. Shtypin pare per me lujt bixhoz dhe pastaj dalin e krekosen sikur jane burra shteti por ne te vertete duken si gjeli mbi pleh.

  11. sara says:

    shkrim mjaft i goditur z.andrea,ja the mor ja the po kujt ja the

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje