Tërheqja taktike e Albin Kurtit!

2 Tetor 2021, 21:45Blog TEMA

Nga Kimete Berisha

Mëngjes.

Ibri derdhet në qetësi.

Gjëmon.

(Shënim: ‘Qetësi që gjëmon’ gjen vetëm në poezinë shqipe).

Albin Kurti po e realizon me sukses dhe me precizitet një tërheqje taktike nga Veriu!

Të gjithë shqiptarêt janë të pakënaqur, por askush nuk është i mërzitur,

jo aq i mërzitur sa të flijohet për Veriun!

Pas 21 vjetësh, por ri-tërhiqemi nga Veriu, nuk është kjo dhimbje që dhemb!

Të gjithë e kanë nga një mendim për Veriun, askush nuk e ka një ndjenjë për të.

KATONI: E humbët veriun pa e zhveshur asnjë thikë!

POMPEJ: Nuk e humbëm Veriun, por po bëjmë tërheqje taktike për në Jug, për ta mashtruar armikun!

KATONI: Ëhë.

Por ti sigurishg e di se Miku yt (KFOR-i) është miku i armikut tënd!

POMPJEJ: Po, kjo thënie është marrë për bazë atëherë kur njerëzit ishin primitivë dhe kur është menduar se në jetë ka miq.

Të luftosh për mbijetesë është e domosdoshme, por të jetosh nuk është e domosdoshme, KATO!

CICERO: Sa më shumë ligje, aq më pak drejtësi!

POMPEJ: Mos m’i numëro ligjet, numëroji armët!

ROSU 1: Na kanë këput’ n’përmjet këto pushkë. Shumë t’rana. Kush t’falë pushkë t’mirë n’ditë t’sotit, po dihet!

Duhet me shku m’u ngjesh n’bajë t’Pejës!

Nashta na e paguan shteti se reuka na ka kaplu n’vend t’punës!

ROSU 2: Po se Peja tash njihet veç për me t’ngjesh e me t’parit…

Edhe, shumë keq e mbajshe pushkën, si grabujën, nuk mbahet pushka ashtu o dajë.

Tepër mirë që s’je zhdjerg!

ROSU 3: Asnjani s’e kemi mbajt’ pushkën njēsoj: dikush mbas shpine;

dikush n’krah’ t’djatht;

dikush n’krah t’majt;

dikush e mbante pushkën n’përqafim si dashnoren dikush në verzion t’tjetëd t’përqafimit ;

dikush e ngrehte zhag, dikush besa i fryente pushkës si fyellit.

Bajat, nuk u rrike.

ROSU 4: Po. Pushkët i përshtasim sipas ashtit dhe fizikusit tonë, e jo ne t’u përshtatemi pushkëve!

Le allahile, shumë po tjerrshe…

ROSU 5: Ec ikim prej këtu sa më shpejt se nuk ia vlen…sa e sa trimi e ka dhënë jetën për këtë vend të nemun, e sot pasardhësit i durojnë urie.

KFOR 1: Na doli pak punë më në fund pas 21 vitesh pushim.

S’po u punojka hiç mbas pushimit.

Këta ishin njerëz të çuditshëm. Armikut ia hanë bukën, ia mbajnë gjallë ekonominë, kurse idhnohen për do targa palidhje…Ushqimi serb bën me hy në sofrat shqiptare, ama targat që s’hahen-s’bën!

Shqiptarët i këndojnë Ibrit që gjëmon; serbët e lusin Ibrin të ndalet!

SERBI: …deri sot ka qenë ‘svaka čuda tri dana’, e tash zgjati çudia 13-të ditë!

2.E shtunë, 02 Tetr 2021z

Ditë tregu në Mitrovicë.

Rrezet e diellit e fallsifikojnë trishtimin e qytetit, e bëjnë të duket i bukur.

Pompej dëgjohet duke i thënë Katonit: O djalë, të gjithë e duan lindjen e diellit më shumë se perendimin.

Çka ka lidhje që jam i ri!

Meritoj respekt!

Serbët u shesin shqiptarëve speca.

SHQIPTARI: Pošto somborka turshija?

SERBIJANKA: Pošto zašto…

Tinarët e djathit serbë të shpluara, këtij djath i vjen era barut, gjithmonë i ka ardhur kjo erë!

Veç dy metra ngjitur Urës së Ibrit, vajzat e gratë shqiptare dhe serve blejnë buzëkuqa në dyqanin e ri që Shqipëria e ka hapur aty!

Nga serbët blejmë ushqim, nga shqiptarët zbukurim.

AlLBIN KURTI: A e keni marrë parasysh se stikersat kanë peshë specifike të lehtë,

pra konsiderohen si lloj pambuku për nga pesha e rëndesës,

dhe nëse stikersat i shkul era e veriut, si do të veprohet!

A duhet të angazhohet ndonjë ROSU t’i ndjek stikersat nëpër erë, apo ia ngjesim automjetit serb një stikers tjetër!

Të sqarohet kjo çeshtje!

XHELAL SVEÇLA: Stikersat lermëni mua. Do ta çoj amanetin e stikersave në vend!

ALEKSANDËR VUÇIQI: Deri sot targat e Serbisë në Veri kanë qenë ilegale, e prej sot, targat tona në Veri janë legale…

Kjo është fitorja më e lehtë që e kam arritur në jetë… Edhe Napoleoni është tërhequr një herë nga Rusia (për te lumi Berezina), e unë asnjëherë nga Kosova e Metohija!

Për suksese të radhës, duhet ta angazhojë të jetë present në bisedime me Prishtinën edhe hetuesin që e mori në pyetje Albinin, dhe gardianin e burgut, patjetër!

ANALISTI: A thua qysh duken Zveçani, Leposaviqi dhe Zubin Potoku! A janë më të bukura se Lipjani, për shembull!

Përafërsisht qysh duken?

FILOZOFI: Nuk e jep jetën njeriu për qytetet që nuk e di qysh duken, anipse i konsideron të vetat!

Pra, Kanti ka thënë, nuk mund ta duash atdheun pa u njoftuar me të!

POPULLI: Rren është kjo. Ku di Kanti çka është dashnia, pa e provu kurrë.

Sa më shumë që e njeh njerin, e do më pak!

Dashnia ndodh veç derisa nuk e njeh njerin.

ROMEO: E unë çka duhet të bëj tash?

ALBIN KURTI: Ti, trashe pak zanin, duku si grua e fol si burrë, në mënyrë që m’i tërheq edhe votuesit burra edhe gra!

ROMEO: Unë premtova se do t’i respektoj masat anti-COVID!

ALBIN KURTI: Mjafton.

XHULIETA: Unë po vdes…

Eeny, meeny, miny, moe,

Catch a tiger by the toe.

If he hollers, let him go,

Eeny, meeny, miny, moe.

13 komente në “Tërheqja taktike e Albin Kurtit!”

  1. beso says:

    Kjo e zberthen Albin Kurtin me fakte reale…

  2. Baliu says:

    Monologje delirante te Kimes per fen klubin e saj me ca ripertypesa.

    1. Luan Ahmeti says:

      O Bali katravella,
      Artikullin ke drejtë ta komentosh si të duash,por komentuesit t’i konsiderosh ripërtypësa, nuk të nderon si intelektual që përpiqesh të tregohesh. Megjithatë ti si jo ripërtypës mund të përtypësh sa të duash broçkullat e Albinit.

  3. Naim Frashëri says:

    Brilante?

  4. Ari says:

    Asgje ..nje rrefim.tavoline e me shqipe qe as ajo nuk e kupton..
    Mendoj se gazetaria nuk ka kete objekt. Le te shkruaj poezi, drama etj

  5. JE SHUME PER TE QENE GOCE
    JE SHUME PER TE QENE VETEM KOSOVARE
    NUMERO UNO!!!!!

  6. Tubi says:

    Bravo z Berisha,nje nga artikujt me te bukur qe kam lexuar kohet e fundit,sarkazma e hidherimi gershetohen bukur per nxjerre ne pah paljacolleqet e udheheqesve tane te “shquar”si andej e ketej kufiri.

  7. Lekuresioti says:

    Çfar ke shkrujt një zot e di,asnjë fjalë s’të mora vesh.Me ketë gegnishte që shkruan ti nuk ka shkruar as Pjetër Budi,e as Pjetër Bogdani në mesjetë.Lexoi më shume kta dy burra dhe mundohu të shkruash në gjuhën letrare që shkruhet sot të firmosur nga korifejt e gjuhës shqipe në kongres.Të jesh mirë, dhe me mendje të kthjellët dhe dashuri për punën e ndritur të atdhetarëve të jetoj vëndi zonja Kimete…..

  8. Prishtina says:

    Kurti ka vepruar shum mir 2 jav dit ja u dergoj njesin speciale serbve te hunt te armatosur deri ne dhemb kjo ka pas dhe ka me pas shum efekt pizitiv per kosoven
    Serbet e pan se ka shtet serioz dhe per ata isgin shum te qet
    Hallall Albin Kurti

  9. Lekuresioti says:

    Te lutem Kimet mos shkruaj me dialekt e ruges së…

  10. Dhemshunia says:

    Hej Albin a s’po kupton !Kimetja ka ra n’dashni me ty si ti me Serbska!A po nin ,pa ska galie qi nuk e shpreh!Kjo te burnon e te ban edhe me te dashuruem pas teje pasi ç’do ndjenje qi t’çfaq snji se kupton e bile as ti si njeri prej mermeri!Tash qi t’kan llustrue ma shum seç duhet po te duken plasaritjet tande.Hej ALBIN as trupat e KFORI-t nuk guxuen me i sjellun targat e Serbit deri ne Prishtine e ti jo vetem qi i prune por edhe i ligjerove .
    Tash po e kuptoj pse do burra qi tradhtia e pamungueme midis nash i çoi ne Hage ,se mos ndoshta vinte nji dite e ata po qisnin pushke per ç’ka Ti Albin e arrite ne paqe.
    Mend gjate ka me u majt ky reciprocitet .Femijet nder shkolla jane tue formue te tan portretin tand prej balte e kerkush prej tyne nuk te ka qitun siç nuk je ne te vertet!Perveç Vetvendosjes kerkush jo ketu ne Kosove por edhe jasht saj nuk te kupton e s’ka me te kuptue per srategjine tande te ndertueme me mjell serb,ku te gjithe e gelltisin çdo nate e perpara u del Ti si udheheqesi me i madh i te tan kohrave te trojeve tona.Pushtetin qi anderoje e more me miellin Serb e tash ate vendor kerkon me e marr me targat Serbe dhe ke me ia arrit qellimit se ti di ti bash tana.Nga andej kufinit nuk po shkojne punet siç i kishe parashikue.Iliri ashte tue renkue ,Sala po t’therret me shkue e me votue ,mos harro ç’ka i ke premtue.
    Hej bre burr sa je lehtesue ,tan ç’ke dashtun t’jan realizue, veç nji gja nuk ke kuptue qi do ngrihen t’ranet e kan me te ndeshkue!

  11. Baliu says:

    Kimja edhe pse shitet e lexueshme, megjithate mund te jet “superiore” vetem per fensat e vet, por jo edhe per shqiptart. Thot se qetesi qe gjemon gjene vetem ne poezine shqipe. Jo Kime delirante, kete e gjene edhe te popujt tjere, p.sh. kenga “The Sound of Silence”. Te deshiroj kendellje (apo “shqip” rikuperim) te shpejte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje