Nga Ardit Rada
Shiheni me kujdes turin që ka ndërmarrë nëpër qytete Sali Berisha. Hallin e tij ka nisur ta qajë me militantët e Partisë Demokratike. Ata që janë gati të japin jetën për të, siç tronditi një Shkodran sot. Apo ai durrsaku që rrihte gjoksin se ishte gati të merrte kallashnikovin. Kundër kujt? Atë e di vetëm Sali Berisha, që në 30 vite s’e kuptoi kurrë se halli i tij s’është i shumicës së shqiptarëve. Pesëqind vlonjatë a durrsakë të mërzitur me Lulzim Bashën pse janë të papunë se braktisi zgjedhjet lokale, s’janë Shqipëria.
Kush magjepset sot nga takimet e Sali Berishës, nuk di ta përdorë YouTube-n, ose ka lindur shumë vonë për ta njohur historinë. Pesëfishin e këtyre të sotmëve mblidhte Sali Berisha në vitin 1997, kur gjysma e popullit kishte lënë shtëpitë në firmat piramidale. Me karshillëk u zgjodh President në mars të atij viti, teksa kish nisur batërdia që do të rezultonte me mijëra të vrarë. 83 jetë u shuan po atë muaj në Otranto, Sali Berishën në Vlorë ndërkohë e përkrahte banda e Gaxhait. E pra militantë ka pasur dhe do të ketë gjithmonë, por ky nuk është halli i Amerikës apo i Shqipërisë.
Ka shumë syresh që thonë se Berisha po ‘trondit’ SHBA-të me këto takime, që së fundmi i ka shtuar si makiazh edhe një shqiptarë që jeton matanë kontinentit. Aq qesharake bëhet ngjarja saqë përveç mikrofonit, i jepet kësaj zonje edhe një hapësirë në median e familjes ‘non grata’. Dhe kjo premton rikthimin e PD tek e djathta ekstreme se i ka dhënë fjalën Berisha. Me kë e mbajti fjalën Berisha, që do ta mbajë me Kokolarin, siç ia deformon ai mbiemrin. E kur një shqiptar paska ndikuar në SHBA aq shumë sa të kthejë përmbys vendimet e shtetit, që do ta bëjë Kokolari?
Sot takimet e Berishës nuk ngjallin shpresë, por të kallin datën. Është e dhimbshme sesi ato kthehen nga Foltore në Qajtore ku përmendet revolucioni. Ishte njëri në Durrës që për këtë punën e revolucionit i citoi edhe Eseninin e Pushkinin. Ka njerëz që me fjalë marrin pushkën e japin jetën për të. Ka dhe nga ata që i ankohen për muhabet lekësh, për këste ish të përndjekurisht, apo pse Basha s’i vuri kandidatë për deputetë a kryebashkiakë. Po aq komike është sesi ai vetë bën si liberali që ua jep mikrofonin edhe budallenjve në emër të lirisë së fjalës. Madje mban edhe shënime.
Nuk ka rëndësi të përmendim këtu se ç’u ka bërë ky liberali jo vetëm kundërshtarëve të tij brenda partisë, por edhe atyre që shihte në ëndërr sikur ia kishin me të hedhur. E djeshmja dhe e sotmja, fatmirësisht tregojnë dramën e PD-së dhe jo të Shqipërisë. Konkurrencën e ka me Bashën, inatin me Ramën që i theu rekordet historike. Si në mandate qeverisëse, ashtu edhe në vota të marra. Me Bashën dihet, i doli Ramiz e kaluar Ramizit. Është e rëndë të shohësh njerëz që e ndjekin ende pas, por ata i shkojnë për hallin e tyre dhe jo të familjes. Dëgjojini kur flasin…
Emertim shum i bukur dhe kuptimplote ! “Qajtorja e Saliut” mjafton te lexosh vetem kete dhe gjithcka eshte e shkoqitur.
Të dorëzojë gjënë e vjedhur,hajduti i korruptuar dhe vrasësi i ndyrë.
Saliu na ka dale neper qytete dhe po qan hallin e PD-se ,te cilen na e paska shkaterruar Lulzim Basha. Dhe eshte ky Sali,i cili nuk ka fokur kurre kundra Lulzim Bashes. Po kur u kujtua Saliu te shpetoje PD-ne nga Lulzim Basha ? U kujtua pas 2-3 javesh ,pasi i dha voten Lulzimit per te drejtuar PD-ne edhe per 4 vjet. U kujtua kur iu prek interesi. Kur Lulzimi veproi me mend qe e largoi perkohesishte nga grupi parlamentar. Pra iu prek intersi,i ra miti i legjendarit te ngritur nga servilet e te pabeset .Qe populli e di se Saliu ka bere njeqinde enje te zeza ketij populli,kjo nuk do as pese pare mend. Qe DSHA ke plotesishte te drejte e verteoi dhe fjala e Raejsonit ,m ikut me te madh te Berishes. Por legjendari Berisha nuk thote, pse nuk foli me pare per dosjen e Lulzimit qe i ka hapur Amerika ? Pse nuk foli kur PS dhe Taulant Balla i botoi dokumentat? Ti qe thua se po luftonper PD-ne ,pse heshte ? Iake thene ne zyre ? Po .ndoshta eshte e vertet, por je me maskara se sa te kemi kujtuar. Nuk e ke publikuar per ta patur Lulzimin nen hyqem, o te bej si i thoni Ju dhe ne interesin tuaj,ose e kunderta do ta beni lanet,keshtu si po e beni. Pra edhe me kete veprim je treguar maskara i maskarenjeve ,pra je nje SHantazuesh , je nje hipokrit. Sa vjet po bene Lulzimi prane teje ? Kush e emroi ne te gjitha ministrite me radhe ? Kush e mbrojti si hajdut i 250 milon eurove nga rruga e “Kombit ” Kush e urdheroi Arben Ristanin qe te fusi naten flete votimi ne kuti te gabura dhe e nxore fitues LUlzimin ? Populli e di,por e vertetoi edhe vet Ristani kur itha se :” Ke fituar vetem nje here dhe ate e di se si fitove” PO sikur Lulzimi mos te kishte larguar nga grupi parlamentare , a do dilje te qaheshe per djalin neper qytete se i nguli thiken pas shpine babait ? C’eshte bere me padine qe ke bere ndaj sekretarit Blinker ? Ku ka arritur procedura ? Ata qe te ndjekin pas jane trushkulur e pa tru.