Marrëveshja Prishtinë – Beograd i heq targën qeverisë Kurti

30 Shtator 2021, 17:07Blog TEMA

Nga Ardit Rada

Kosova dhe Serbia kanë arritur sot një marrëveshje që pritet t’i japë fund krizës së prodhuar në Veri. Lajmin e dha i dërguri i BE, Mirosav Lajçak, ndërsa shpejt e përshëndeti edhe Uashingtoni përmes zyrtarit të lartë Gabriel Escobar. Tensioni pati dy anët e tij të interpretimit, por që në fund rrezikonte përshkallëzim aq sa lejon gjaknxehtësia e ballkanasve. Albin Kurti, i ardhur në krye të qeverisë me flamurin e sovranistit, vendosi në emër të reciprocitetit ndërrimin e targave për palën serbe që hynte në territorin e Kosovës.

Ndërsa Beogradi nga ana tjetër, e pa si provokim vendosjen e trupave ROSU në kufi duke u kundërpërgjigjur po ashtu me ushtri e barrikada.

Por Serbia nuk habiti aspak me sjelljen e saj, ku dihet se i kapërcen situatat herë duke u viktimizuar, e herë me kërcënime. Ajo që tregoi marrëveshja e sotme është se palët nuk bëjnë dot pa dialogun dhe perëndimin. Së pari nuk bën dot as vetë Kurti, që u konfliktua njëherë me Shtetet e Bashkuara aq sa i kushtoi pushtetin.

Apo pretendimet se ‘Kosova i di vetë punët e saj’ duke krijuar një hatërmbetje edhe me Edi Ramën e duke i treguar këtij të fundit kufirin pavarësisht se siç është thënë tradicionalisht, Shqipëria është mesuesja e Kosovës.

Gjithashtu edhe me ndërhyrjen e tij në zgjedhjet e Shqipërisë, duke eksportuar ‘markën’ e partisë së tij e duke e futur të garojë në 25 Prill, tentoi t’i hedhë benzinë sherrit që ndizej virtualisht apo në studio televizive.

E pra, pasi u tregoi aktorëve të çështjeve në Ballkan vendin, sot u faktua se nuk bën dot pa ta as kur vjen puna tek disa targa prej letre me ngjitëse mbrapa. Dhe ky duhet parë si një lajm i mirë ku qeveria e Kosovës kthehet tek aleatët tradicionalë pavarësisht retorikës për konsum të brendshëm me flamuj, kufij e vetëvendosje.

Marrëveshja që buroi nga dialogu dhe që do të heqë barrikadat në veri erdhi nga ndërhyrja e Lajçakut, SHBA-ve dhe ndoshta edhe të Tiranës zyrtare. Dhe jo nga retorika me vetëvendosje e Kosovës, apo kërcënimet me helikopterë të Serbisë.

6 komente në “Marrëveshja Prishtinë – Beograd i heq targën qeverisë Kurti”

  1. Mos u beni kritizere te semure. As nuk diskutohet qe ne zgjidhjen midis tyre do perfshihej dhe do te perfshihet Perendimi. Albini nuk e ka injoruar por kerkon konsekuence te Perendimit ne mbrojtje apo mbeshtetje te se drejtes se Kosoves. Kjo eshte nje fitore per Kurtin dhe Qeverine.

  2. Vlora1912 says:

    Po ky far “Anal isti”, nga dreqin doli…???
    ***
    O Kanalist Rada,
    Kosova(dhe kryeministri i saj Antipatik), ja dolen ne dy plane;
    1-I ben Serbet te pranojne edhe ne praktik marrveshjen per targat
    2-I zhvleftesuan Serbet ne perpjekjet e tyre me Kukulla dhe tanke.

    3- I eksozuan Serbet(ashtu si ata jane), perball BE, USA dhe opinionit publik rajonal e boteror.

    4- Ju dhan nje leksion Falas, paqe/piqe dasheve liberalo Idiote Shqiftar, duke ja xhesur* breket “Ballkani te Hapur” dhe mbeshtetesve Karnalist te tij.

    Ndesa ti vazhdo dhe shkruaj budallalleqe te tilla, si ky me siper, se Patronazhistet i çmojne si Gjetje Strategjike….e por*hë me rigon…

    1. tironsi says:

      Kurti ka ngrene lugen e corbes kur ka qene ne burgjet e Serbise,boll e paraqitet si patriot se udhezimet i merr nga Serbia

  3. rexha 10 says:

    MUA ME NGJANE SI NJE ZENKE E DY BASHKEFSHATAREVE MINORENE KURE ZIHEN NE RRUGE.NE FILLIM BEJNE NJE MARVESHJE PER TU ZENE ,DHE PASTAJE PA VENDOSUR RREGULLA FILLOJNE E BERTASIN SE FAJI ISHTE I JOTI SEPSE UNE NUKE TE GJUJTA KURE TY KURE TU HOQEN SHAPKAT .SI KA MUNDESI QE KTA TE DY KRYEMINITRAT JETOJNE ATY JETEN E PERDITESHME ,DHE NUKE BIEN DAKORTE PER ASNJE GJE ,DHE SAPO FILLOJNE PROVOKIMET E NJERI_TJETERIT SIKURE NUKE KA NDODHUR GJE FILLOJNE E FLASIN I KUJTE ISHTE FAJI. TASHME EUROPA JA KA PIRE LENGUN TE DYVE ,DHE BENE SIKUR ZGJIDHE PROBLEMET. PRA KEMI DY SHTETE QE BEJNE SI MACJA ME MIUN ,KUPTOHET KRYEMINISTRAT E TYRE ,DHE JO POPULLI ,DHE NJE EUROPE QE EDHE KJO BENE SIKURE NDERHYNE. E RENDESISHME ESHTE TE PAKTEN NUKE KA VIKTIMA NJRZISH, ……….
    PERSE NUKE DENOHET SERBIA PER PROVOKACION ,NDAJE LIRISE SE POPULLIT TE KOSOVES???????????????????APO SE VETE EUROPA KA SHTETET E SAJE QE NUKE E NJOHIN KOSOVEN SHTETE.E THENE ME LIGJIN EUROPIAN ,KU NE QOFTESE NJE SHTETE EUROPIAN NUKE TE NJEHE TE PAVARUR, ATEHERE E GJITHE UE NUKE TE NJEHE SI SHTETE.KETA JANE RREGULLAT E EUROPES PER TU PRANUAR NE GJIRIN E TYRE.

  4. Shkodrani says:

    Pirdh, pirdh, natyrisht qe marreveshja do te arrihej. serbet ben teatro dhe dolen stropio. Per nji plesht deshen te djegin jorganin.
    Megjithate prap nuk e dime ende se cfare permbajn letrat.

  5. Komunisti i papenduar says:

    Albin Kurti lider absolut. Lider me……… me guxim thene ndryshe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje