Nga Çapajev Gjokuatj
Angela Merkel është tashmë kancelare në ikje. Gruaja më e fuqishme e botës’, ‘Zhanë d’Arka moderne’, ‘liderja e Europës’, po mbyll një karrierë të gjatë dhe plot arritje.
Do dalë nga zyra dhe do hyjë në histori, shkruante një gazetar këto ditë. Dua të jem në shtëpi, të flas, të shkruaj të eci, thoshte vetë kancelarja në një intervistë.
Dilemën ‘të hysh në histori apo të rrish në shtëpi’ Merkel e zgjidh pa mëdyshje dhe me shumë modesti. Kjo më kujton politikanët tanë: s’ka forcë që i shkul nga kolltuku.
Jo vetëm kaq. Sa herë të shohim deputetët tanë që shkojnë në parlament veshur e ngjeshur, sikur të qe sfilatë mode e jo vend pune, bëjmë mirë të nëpërmendim kancelaren: pak si e ndrojtur, gjithnjë e qetë dhe thuajse kudo me të njëjtin model veshjeje.
S’thonë kot, sa më bosh të jetë kazani, aq më shumë zhurmë bën. Vetëm se vështirë t’i japësh dum: boshllëku është brenda politikanëve apo në kulturën tonë?
Mr Gjokutaj!
Mendoj se eshte: ceshtje qe lidhet , ne radhe tepare me ADN tone vecuar politikaneve. E ilustroj kete me
thenien e Nolit…ne kete kendveshtrim, psikika jone eshte aty ku ka qene. Po te duash, mund ta kuajme edhr mungese kulture…por…?!!
Ja, nje shembull tjeter: themi qe psh Berisha and co eshte produkt i njr kohe tjeter. Por, merr 30 apo 40 vjecaret qe, fatkeqesisht jane njesoj…
Eshte e thjeshte: politikanet tane e lidhim postin me jeten…dhe se po iken, ata koriten…dmth vjen nga historia kjo mendesi e tmerrshme, qe i shfaqur me qarte: ata e quajne postin Sundim, jo Sherbim. Edhe kjo vjen nga ADN…pra keshtu jemi…te pakten dhe shumr, shumr dekada….
Eshte teme e gjere trajtimi