A është Evi Kokalari kandidate e Berishës për PD, apo një diversion i radhës?

27 Shtator 2021, 12:40Blog TEMA

Nga Alfred Lela

Evi Kokalari është një shqiptaro-amerikane që mbështetet, sa te çka ajo projekton si lavdi të mbiemrit, ashtu edhe te forca për të thënë gjithçka mendon pa drojë. Kush e njeh skenën mediatike amerikane ndoshta do të pajtohej se Kokalari është njëfarë Ann Coulter-i. Pjesë e një urdhri grash që thonë gjëra më të forta se mund të thonin burrat, në mjedise të politikës dhe medias të zotëruara nga burrat.

Evi Kokalari është mbështetëse e zjarrtë e ish-presidentit amerikan, një farë që George Will, një mendimtar i së djathtës konservatore, i quan trumpkins (pak a shumë ‘kungujt  e Trumpit’ duke bashkuar fjalët trump me pumpkin -kungull). Ashtu si Trump (sigurisht në përmasa shumë më të vogla), ajo punon në real estate (pasuri të patundshme) në New York, dhe ashtu si ish-Presidenti ajo beson se të qenit politikisht korrekt është e mbivlerësuar.

Kokalari ka lidhjet e saj në qarqet Republikane, siç duket edhe nga fotot me Trump, Rick Grenell e të tjerë. Gjasat janë që Trump të bëjë një rikthim në garën e 2024, bazuar edhe te milionat e votave që mori në përballjen e fundit me trump, por edhe te gjasat që Republikanët të mos kenë prodhuar deri atëherë një kandidat të fortë për të rimarrë Shtëpinë e Bardhë.

Nëse kontekstet rrinë kështu, zonja Kokalari bëhet një aset për të djathtën shqiptare, e cila nuk ka arritur të shkëlqejë në marrdhëniet me amerikanët që në vitet e largëta fillim ’90, para se mes Berishës dhe Washington-it të futej arrestimi i të katërve, eksponentëve të pakicës greke në Shqipëri. Qprej atëherë marrdhëniet mes PD dhe administratave amerikane kanë qenë të pastabilizuara (siç mund të tregohet nga përplasjet, e hapura ose me nëntekst, mes ambasadorëve të njëpasnjëshëm amerikanë në Tiranë). Me ardhjen e Bashës në krye të PD, kryesisht prej pazotësisë së këtij të fundit për të qenë the man-in-charge ato kanë hasur një pikë në abys.

Edhe ringrohja amerikane me PD, me anë të deklaratave të Ambasadores Kim në favor të Bashës dhe ‘mezipritjes për të festuar ardhjen sërish në pushtet të demokratëve’, janë një lule artificiale e hedhur me zor në kopshtin politik, vetëm si kundrapeshë ndaj rikthimit të acartë të Sali Berishës në politikë aktive.

Pasë thënë këto, shfaqja e Evi Kokalarit, një shqiptaro-amerikane, e cila pati një takim me Ambasadoren Kim, në Foltoren e Berishës në Vlorë zgjon disa pandehma politike.

A e ka diversion Breisha, apo është një propozim paraprak i tij për ta patur si kandidate në garën e mundshme për kreun e PD?

Dua të merrem me këtë të dytën, sepse vetëm një lëvizje e tillë ka implikime politike interesante.

Në rast se ky është synimi, shqiptaro-amerikanja do të ishte një operacion i hollë në komunikim politik në favor të PD. Së pari, se është një grua, së dyti se është amerikane me origjinë shqiptare dhe, bashkë me këtë, e angazhuaar në qarqet Republikane atje. Jo vetëm kaq: edhe amerikanët e anës tjetër, Demokratët, do ta gjenin më lehtë gjuhën me dikë që flet ‘zhargonin’ e tyre. Në planin e brendshëm, Kokalari, duke qenë kaq trumpiste në komunikim, do të gjente një miratim të menjëhershëm ndër demokratët. Ajo do të bëhej shpejt edhe kandidatja e të tjerëve, që ankohen për një proces politike të marrë peng nga Rama, dhe mungesën e një counterpart-i të tij.

Kokalari do të luante në fushën e Ramës, sigurisht jo me elokuencën, por me abrazivitetin e këtij të fundit.

Shkurt, Evi Kokalari do të qe një gjetje e operacionit të Berishës për hakmarrje politike. Me një rrezik, gjithsesi. Gjasat janë që Kokalari,  ‘e amerikanizuar’ mjaftueshëm, do të konfliktohej shpejt me promovuesin e saj, Berishën, pa pritur një dekadë si Basha, me frikë në zemër, derikur u desh ‘afrimi i flotës së 6 amerikane’ në Adriatik.

Nëse kërkon hakmarrje, rruga e sigurt drejt saj për Berishën kalon përmes një trumpkin.

29 komente në “A është Evi Kokalari kandidate e Berishës për PD, apo një diversion i radhës?”

  1. Agron says:

    Evi eshte gruaja e nje greku, nuk besoj se demokratet do ta kaperxenin lehte kete fakt.

    1. Norga says:

      Dhe ta dinte publiku moshen, arsyen e marteses se saj me grekun, te kaluaren e EviSit etj etj, do ta zinin me domate ?

    2. Landi says:

      Me mir kjo zonja Kokalari se superrruspija GD ose grigja suma si i thot Tema.

    3. Ferduzi says:

      Ish Gruaja, se greku nuk e duroi do kur filloi te behej llapaqene dhe ju kthye zanatit te saj te vjeter te mashtrimit,. Greku u tregua dinjitoz se i vuri drurin.

  2. ela says:

    e kujt i plasi pseudodemokrate

  3. Punetori says:

    Gjalle qenke mor reptil homo ? Kemi kohe qe nuk te kemi pare e degjuar , qysh kur ule pantallonat ne fund te këmbëve e na tregoje bythen ne tv.

    1. Na mbytën idiotët e Sali Komunistit. says:

      Hahaha, je i madh.

    2. Vranakonti says:

      Sa poshte ka rene Sali Berisha duke blere funderina si Evi Kokalari.Ajo edhte nje pise,felliqesire qe bje ere e keqe me km.

  4. Erzeni says:

    Evil Kokolari eshte nje idiotet,ka deshtuar ne Amerika dhe kujtojn se nepermjet gerdalles Sali do ket sukses ne Shqiperi.

  5. Olimpia says:

    E para..Evi K. Nuk di shqip.
    E dyta ..Evi K. nuk njeh boten shqiptare,e gjykon ate me logjiken e 44..s,sic jane shumica e pinjolleve te ish feudaleve shqiptare.
    E treta Evi K.duke qene nje fanatike djathtiste,nuk mundet kurre te fitoje ne Shqiperi ,ku shumica derrmuese e njerezve eshte e majte.Aresyet jane te shumta…kush ka pak tru,e kupton .
    E fundit..Evi K.,duke qene nje grua greku,zor se do ta pranonin shqiptaret veriore.

    1. Anti komunist i perbetuar says:

      Sa frike qe keni nga e djathta e vertete o krimba komuniste

  6. ceni, boston says:

    Per te qeshur! Evi eshte vetem nje agjente imobilare ne Usa dhe nje vullnetare e etur per kariere ne fushaten e Trumpit per zgjedhjet. Nje njeri pa pike eksperience ne politike , pa arsim dhe nje genjeshtare tipike. Aktiviteti i vetem eshte Facebook me foto te bere gjate fushates te Trumpit me politikane te ndryshem. Flitet se pastron paret e femijeve te Berishes, po edhe mund te jete e vertete por si do qofte kjo eshte nje komedi e pashprese per nje Berishe te rrjedhur nga trute e kokes qe ka humbur llogjiken dhe per ti shpetuar burgut dhe “denimit amerikan” per korrupsion nuk di se ne cfare drejtimi te shkoje.

    1. GARY KOKALARI says:

      Nje Kokpalar kunder Sales dhe njetjeter Pro.

      1. Sokol says:

        Mos deshet te thuash Gary Kokpalari

  7. Hysa says:

    Lela, duke qene se ke jetuar ne Amerike per disa kohe duhet te kesh degjuar se “vullnetaret ne fushaten e partive politike ne Amerike” jane vetem vullnetare qe bejne propogande por nuk jane politikane. Neper drekat e darkat e fushates keta vullnetare ( keto behen per te mbledhur fonde), kam parasysh Evin ketu, duhet te paguajne nga xhepi per biletat e hyrjes ne keto aktivitete. Kete ka bere edhe Evi, ka paguar per tu dukur si pjese e republikaneve nepermjet fotove te ndryshme me politikane republikane. Keto foto dhe pjesemarje neper aktivitetet per mbledhje fondesh nuk e bejne aspak Evin pjese te politikes te Partise Republikane ne Amerike dhe as politikane. Po e mbivleresoni aq shume sa e gjitha kjo permua qe jetoj prej shume vitesh ne Amerike po me duket si nje komedi e mirrefillte. Evis Kokalari qe hiqet e persekutuar me prinder doktore te kohes te Enverit me banim mu ne qender te Tiranes eshte vetem nje llafazane e keqe dhe kaq. Nuk ka asnje lidhje me politiken por ben sikur… duke ditur se sa injorance ka ne demokratet e thjeshte shqiptare.

  8. Kaonia says:

    O njerez sa here do ja u them nuk e kane mbiemrin Kokalari e kane Hoxha,e kane nderuar shpejt ,kushurinj me xhaxhin kane qene.

  9. Pokeristi says:

    S’mund te thuhet me shumë per Evin nga ç’kanë thënë komentusit e mësipërm.
    Do desha të shtoja nje shqiperim,eshte më sakt te thuhet trapiste,se sa trampiste.

  10. Velo says:

    T’a ketë me gjithë mend ky gomari këtë mendim për Kokakarin? Vërtet u katandis PD që të udhëhiqet nga një seksere shtëpish në Amerikë?
    Tallin bythën me PD.

  11. Evis ti nuk e do Shqiperine. says:

    Kjo Evis Kokalari po te ishte dhimsur Shqiperia nuk ja kishte mbathur ne US. Por kishte luftuar ne Shqiperi. Evisi nje gje dhuhet ta dij mire Musinene nuk ja vrau Ps po djalli Enver Hoxha qe coi ne sater gjithe inteligjencen shqipetare ne ate kohe.Te vish nga US ne Tirane te perkrahesh Berishen eshte fyerje per ne shqiptaret normale. Ka dy gjera o se Evisi eshte pjese e klanit ish komunist Berisha qe i sherbeu diktatorit. Hoxha qe vrau te ndjeren Musine ose nuk e nje forg fare realitetin tone.Si mund ti dalesh krah Berishes…..Evis po tenumeroj disa bema te Berishes.
    Fillon me skemat piramidale,me 97 ten ,me gerdecin,shitjen e bregdetit,vrasja e biznesmenit kosovar dhe lista vazhdo n Evis ,ti shume gjera nuk I di ose nuk do per aresyes e tua dhe urrejtjen qe ke.Do besh mire tesheshes pronat qe mundesh me profesionin qe ke ne US se te vish ne Tirane. Urrejjtja nuk do te coje shume lart.

  12. la nam idioti
    maskarai i kombit mbahet me thonje ne politike
    perpara se ti ta cojne ne Gojotine

  13. Niku says:

    NJe fjale kam per Evi/s Kokalari, Kurv.. llafazene me shtepi ke Flora

  14. Pilo Lala says:

    Si gjithmone Saliu hedh shashka per te coroditur njerezit.
    Kjo Eva, Angelakis, eshte nje seksere e real estatit te Sali Berishes.
    Ajo e shau grida Dumen, jo se eshte ne krah te bashes, por eshte harbutja qe e konkurron ne PD.
    Sa per lidhjet politike te saj ne Amerike, …., nuk ja vlen te flasesh.
    Kjo eshte nje llafazane Facebooku.

  15. Expat says:

    Evi Kokalari foli 5 min ne Vlore. Po ta merrte njeri mundimin ta degjonte se ca tha sdo kishte nevoje te shkruhej fare artikull. Tha qe ska mendje te kthehet ne Shqiperi (e kuptoj 100% pse) por do mundohet te ndihmoje PD te zhvilloje modelin e zgjedhjeve primare si partia republikane ne Amerike. Sduket gje e keqe, PD vuan nga e figura qe sygjerohen nga baza. Ndersa komentuesit e Temes nuk zhgjenjene kurre me komentet. Une vij e lexoj here pas here ktu pikerisht per kete, se me pelqen ky banaliteti (e pranoj). Dmth te kritikoni Evin qe eshte siparmarrese ne NY ju qe jetoni ne batak eshte kulmi, hahaha. Do doja tju jepja kafe nga nje dite tju degjoja gjysem ore. Njerez qe jetojne ne llum, minimalisht produktiv, pa te ardhme, pa shendetsi, pa pensione, pa shprese i ka ngelur te ofendojne te Tema Evi Kokalarin, hahaha me lot.

    1. ceni, boston says:

      Sipermarese e kujt o trap, apo e pareve te Berishes, Shkelzenit dhe Argites, se babi i Evit dhe mami kane pasur miqesi me Berishen si doktore te qemotshem te kohes te Enverit?! Sipermarese se paska nje zyre me 3 shqiptare te tjere dhe eshte agjente imobilare qe ndermjeteson shitje blerje apartamentesh?! Hajde koqe hajde apo qe nuk del ne foto me disa ishpolitikane deshtake te dale boje “trumpiste” qe jane bere turpi i Amerikes?

      1. Expat says:

        Hahaha banaliteti ne kulm dhe nje mllef i pa shpjegueshem. E ke mendu nganjehere cne qe ke kaq mllef per Evin? Si e percakton ti “Sipermarrese”, dmth fjalori shqip i Cenit? Ti je kokerr idioti pa shpetim o Cen ky eshte problemi jone i perbashket, duke pas lloj lloj plerash qe po shkatrrojne Shqiperine cdo dite e me teper, ti ke vendos me u terbu qe dikush percakton Evin si sipermarrese. Cope mishi me akses ne internet je, kafshe e rendomte qe di te flasi shqip.

    2. Hysa says:

      Po kush eshte kjo Evis more aman, sekretarja e nje legeni si Ben Qeleshi qe e mbante vetem per ti sjelle femra.As nje shkollim asnje karriere ne politike, vetem nje llapaqene e poshter qe as i shoqi grek nuk e duroi dot po e ndau. Llapaqene facebooku qe bredh mbas fotove me ndonje nga ata ish republikanet e rene nga kali qe mblidhen te grumbullojne fonde per Trumpin. Ore a e di cfare flet. Kjo perfaqeson veten e saj dhe asnje tjeter. Po qenke driteshkurter or expat miku qe as me emer nuk ke guxim te dalesh…

  16. Gjyqtari says:

    Ore,megjithmend e merrni seriozisht kete letyren, Evisin,!?
    Kjo eshte nje cope mishi me dy sy qe tere jeten vec pislliqe ka bere.
    Kur ngeli Sal kërma te mbrohet nga kjo zgjebja e kafe flores vaj hallit.
    Dikur shiste shoqet dhe kusherirat tek Ben Qeleshi me shoke, sot shet moral bushtra qe se pallonts kush, mbase per hall.
    Nuk mund te them kurre wqë nuk eshte e zgjuar por eshte komplet pa kulture dhe pa shkolle, eshte thjeshte mbetje e shoqerise.
    La shkollen qe te behej sekretare e Ben qeleshit, dava zhulsi qe e ngrit nga Sal kerma, sekretare ishte emri por qe bents punen e ndermjetsit per tere pislliqet e Ben koleres.
    Ne USA, kish mundesi te behej me shkolle., shkoi e re, jo jo, u be vec shitese me nje muaj kurs…
    Nje njeri qe nuk i di vleren shkolles dhe kultures, nuk mund te shese ide apo vlera, dhe kjo zhulsja e kafe flores, le te beje ate qe di mire, jo te jape moral dhe te mbroje ate kermen qe shkaterroi kete vend te varfer, komplet.

  17. Vranakonti says:

    Sa poshte ka rene Sali Berisha duke blere funderina si Evi Kokalari.Ajo edhte nje pise,felliqesire qe bje ere e keqe me km.

  18. arta says:

    Evi Kokalari mund te jete cfare ajo te deshiroj, por nuk mund te shes mend mend dhe te hiqes sikur bene propagand ne mbrojtje te Berishes dhe Ilir Metes ketu si Amerikane thekur kur shteti Amerikan e ka shpallur Berishen Non Gratia. Jemi ne shek 21 ajo eshte emigrante dhe e pa-arsimuar, eshte kohe e humbur te merresh me ate

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje