Doktori shpreson tek legalizimi, ndërsa Luli po shtërngon letrat

25 Shtator 2021, 12:06Blog TEMA

Nga Astrit Patozi 

Kjo lufta e ashpër e Lulit me doktorin është bërë njësoj si ato konfliktet e zakonshme të pronësisë në Shqipëri. Kur njëra nga palët mbështetet tek ligji i Urbanistikës, kurse tjetra i ka varur shpresat tek legalizimi.

Berisha natyrisht që i përket kategorisë së dytë, sepse Partinë Demokratike me letra e ka Luli. Ndaj edhe që të ketë ndonjë shans për të fituar duhet të kapërcejë shumë pengesa.

Sepse në fillim duhet ta realizojë godinën pa leje nën hundën e policisë ndërtimore të Ramës, për ta bërë fakt të kryer, që t’i lindë e drejta për ta futur në legalizim. Por edhe sikur tek Kadastra t’ia bëjnë mbarë dhe t’ia japin çertifikatën, prapë çështja do të shkojë në gjykatë.

Dhe aty pastaj është e sigurt që do të ketë gjithmonë një përfaqësi të ambasadës amerikane, e cila do t’i ndjekë nga afër të gjitha seancat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje