Veç edhe nga një ‘nuse’ kanë mangut! Sherri Vuçiç-Kurti, për vota

23 Shtator 2021, 17:20Blog TEMA

Nga Kimete Berisha

Veç edhe nga një ‘nuse’ mangut!

Mashallah!

Mish po, pije energjike po, kingja e muzikë live ju keni premtu, plus po i bëni të ndjehen si heronj, pa qenë ata hiç heronj.

Dalldia patriotike e shqiptarëve me policinë është interesante!

Policia janë të punësuar, atë punë kanë, për atë punë paguhen, nuk kanë shkuar atje vullnetarisht me duar në xhepa për t’u flijuar për Veriun e Kosovës.

Veriun e Kosovës e kanë lënë shkret shqiptarët, na kanë përzënë serbët, (qeveria serbe i ka blerë pronat e shqiptarëve).

Pse s’tregoni drejt!

Dhe ata serbë që na kanë përzënë (pasi kanë vrarë e masakruar shqiptarë), marrin rroga nga qeveria Kurti, pa punuar fare!

Politikanët shqiptarë ‘mahallën e boshnjakëve’ e quajnë Veriu i Kosovës. Mashtrojnë.

Në ‘mahallën e boshnjakëve’ është ndërtesa legale e zyrës ilegale të qeverisë serbe me mbishkrimin e madh ‘Republika e Serbisë’!

Përballë saj pinë patriotat shqiptarë kafe dhe blejnë ilaçe nga serbët, dhe nuk tuten!

Por as nuk u pengon institucioni i qeverisë serbe, zyra e Serbisë për Kosovën!

Nuk është patriotizëm me ru një rrugë të Kosovës me arnë sa krahu, nëse mendon se Veriu është i Kosovës!

Është patriotizëm, por jo bash-bash patriotizëm burimor. Është detyrë e policit!

Fiks-idetë e shqiptarëve për patriotizmin janë

fallse dhe gjithmonë lidhen me alltia!

Nuk është atraktive për shembull nëse u çon ilaçe falas pacientëve me Covid-19, të cilët po e ndërpresin shërimin se s’kanë pare!

Veç nëse pacienti mban allti n’shokë, po, bëhet atraktiv.

Një ditë, derisa po bleja diçka, e kisha telefonin  në dorë, pritova me çel çantën (se çanta e vogël, e mbaj veç për kurum), dhe pa një pa dy, shpejt si rrufe e futa telefonin nën hellanka në bel!

Shitësi më kishte parë dhe duke qeshur më tha: ‘unë kishe allti valla’!

Diqysh menjëherë u duka simpatike.

Krejt tjetër tretman ta japin kur mendojnë se je i alltijave.

Shqiptari më përpara ta drejton alltinë sesa që ta jep një buzëqeshje!

Se alltia dhe trimëria shkojnë bashkë!

Ama unë ia pranoj për trimëri veç atij që s’ka allti dhe duarthatë u hyn ‘belave’!

Kështu diçka, si unë, e vetme ‘kundër’ të gjithëve, derisa t’më zë naj taksirat diku.

Pa pare, pa shokë, pa ëndrra…fikall vetëm!

Se po dal pak prej teme.

Unë lutem, por lutjet e mia nuk pranohen nga Zoti. Nuk e di pse. Jam e pafajshme. Herën e fundit jam lutur aq shumë sa m’u ka dukur se ka lëvizur shtrati nga vendi. Por, ende asnjë reagim nga lart!

Ku mbeta!

Pra, nuk është patriotizëm joshës për shqiptarët që të ngritemi në këmbë për ta ballafaquar Arben Vitinë me Drejtësinë, për krimet e tij në luftën kundër pandemisë.

Arben Vitia e ka shtruar lëndinën me varreza!

E ka mashtruar popullin se ka marrë fund pandemia, në kulmin e pandemisë!

Qeveria Kurti e ka shfrytëzuar pandeminë (duke e rrezikuar shëndetin publik) dhe tash po e shfrytëzon policinë (duke rrezikuar trazira), thjesht për fushatë!!

Dita e katërt në Veri po e zbulon se Albin Kurti në njëren anë dhe Aleksander Vuçiqi në anën tjetër janë në hall për vota, dhe Veriu i Kosovës gjithmonë është ‘fabrikë’ për prodhimin e votave!

Shoë ishte i bukur në fillim, derisa u bë fyell krejt, me reklama e foto banale u zhvesh nga vlerat dhe nga vezullimat që e mbulonin!

Kam lexuar se për ta mbrojtur fermën nga shqiponjat, duhet të varësh përreth saj objekte që vezullojnë, sepse shqiponjës ia vrasin syrin objektet që shkëlqejnë, si: CD-ja, folia e aluminit, etj.

P.S. Ndërkohë, sot në Oslo në Teatrin e Rrugës jepet shfaqja ‘Dagen ingenting’ – ‘Nothing Day’!

5 komente në “Veç edhe nga një ‘nuse’ kanë mangut! Sherri Vuçiç-Kurti, për vota”

  1. Baliu says:

    Me nje Kime s’qele “pranvera” Zanzibare.

  2. Hermetiku says:

    Kimete moj Zonje,
    E ke thene, po kujt ja thua!
    Shqiponjat e Kurtit nuk kuptojne nga danci modern. Valsi midis Vuciit dhe Kurtit e ka emrin “Valsi i Vdekjes”. Shiko sa bukur Vuciq i kombinon kembet me Kurtin. Kurti “reciprocitetin”, Vuciqi dufekun! Kurti i tha Lajcakut ne takimin e fundit qe nuk do bisedojeme se afermi me Vuciqin, Vuciqi tha se nuk do bisedojme kurre. Po or taj, kurren e kurres, derisa “Rosi” te terhiqet nga Veriu!!!…
    Eh, moj zonje e nderuar, ne Kosove ngaterrohet mencuria dhe trimeria. Ne shqiponjave te Kurtin na pelqen trimeria. Gjarperinjve te Vuciqit i pelqen mencuria.
    Kurti lufton per vota si “shqiponje” qe eshte. Vuciqi lufton per votat si gjarper qe eshte. Eshte e cudicme se si gjarperi dhe shqiponja, armike te njera tjetres, po bashkepunojne. Ata luajne dancing e fundit te quajtur “Valsi i Vdekjes”. Nuk degjojne fare se cthote bota. Nuk degjojne as Ameriken dhe as Evropen. Te dalldisur nga dashura e papare, vazhdojne ne historine e tyre 1000 vjecare…
    Pyetja e madhe e dashura Kimete eshte se kush eshte dehur dhe kush paguan harxhet.
    Thjeshte dhe qarte gjarperi mendon se punet po shtyhen sic i mendon ai. Ai kerkon kohe qe ti fuse dhembet shqiponjes, ne kohen e duhur.
    Shqiponja si trimeresh qe eshte as i vehte mendja tek puna e gjarperit. Ajo ka rene ne dashur me te. Haron shqiponja se duhet mencuri dhe jo trimeri sot per te perfunduar “Valzin e Vdekjes”. Mencuria eshte ne anen e gjarperit qe shikon se si shqiponja ka rene ne gracken e trimerise….

  3. B R I L A N T E !!!!!
    ESHTE PAK ?
    E DI !!!!
    VETEM DUA TE KUJTOJ SE VOTAT ME SHUME AJATOLLAHU I MER NGA DISPORDHA QE PASI MARIN PAGESE I NISIN NE PRISHTINE ME KUTIA POSTALE TE MANIPULUARA NGA NJERZIT E TIJ NE ZVICER GJERMANI ETJ.
    PASI E HOQI EDHE DAKEN ME NDIHMEN E DOSES TANI E KA FARE TE SIGURT FITOREN

  4. B R I L A N T E !!!!!
    ESHTE PAK ?
    E DI !!!!
    VETEM DUA TE KUJTOJ SE VOTAT ME SHUME AJATOLLAHU I MER NGA DISPORDHA QE PASI MARIN PAGESE I NISIN NE PRISHTINE ME KUTIA POSTALE TE MANIPULUARA NGA NJERZIT E TIJ NE ZVICER GJERMANI ETJ.
    PASI E HOQI EDHE DAKEN ME NDIHMEN E DOSES TANI E KA FARE TE SIGURT FITOREN
    RRNOFTE AJATOLLAH MULLAH ALBINLADENOVICI BOTOKSI DOSA OSMANOVICI ABDIXHIKOVICI ABAZVICIN SALIBANI ILIRMUTOVICI DHE BASHOVIC ME GERDALLEN DHE RADONIQIN DREJT SERBISE SE MADHE

  5. Millosh Gjergji says:

    “Zonja në të zeza” nuk na dëftoi që gjëndja n’veri është kështu që nga ardhja e zotit Kurti në pushtet, apo ajo u trashëgua nga majmunat që e katandisën vendin duke e vjedhur dhe dhunuar e shitur, e në fund nga injoranca e trashëguar që nga lindja e tyre, ua bënë varrin vetes dhe ikën në Hagë? Shqiptarët në veri i shitën pronat për faktin që majmunat me emra Thaçi dhe të tillë bënë marrveshje sekrete me beligradin dhe i lanë të vetëm nën dhunën e serbëve barbar. Si zonja në të zeza edhe kumbarot e saja që po bëjnë pushime në Hagë dhe po ndëshkohen nga kumbarot e tyre, për arsyen e mosbërjes së punës sipas marrveshjes, janë të njëjtit “dhompira” që presin natën e turbullt t’i mbarojn punët e kontraktuara me “kumbarot” e boshtit Paris-Moskë-Beligrad. Për fat të keq jemi në gjëndje që zonja në fjalë është e detyruar të shesë gënjeshtra online në vend të gështenjave që duhej shitur shesheve të qyteteve shqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje