Racizmi e fashizmi janë thelbi i personalitetit të tij!

23 Shtator 2021, 10:34Blog TEMA

Nga Enver Robelli

Nga Budapesti Aleksandar Vuçiqi e quan kryeministrin e Kosovës “qibritxhi”. Në logjikën e tij ultranacionaliste një shqiptar mund të jetë bartës qymyri, pra qymyrxhi, në Beograd, mund të shesë tullumba, të jetë sharraxhi dhe të luajë me qibrita). 

Ajo kohë ka kaluar dhe kjo është trauma e Vuçiqit!

Kur i heqin posterët e Dua Lipës në Serbi – e dini pse e bëjnë këtë? Sepse në logjikën fashiste të nacionalistëve serbë, shqiptari nuk është gjë tjetër veçse shërbëtor! (Tani duhet pasur kujdes se ka disa “liberalë” të Prishtinës që mund të na akuzojnë për nacionalizëm. Aso liberalësh që shiten e blihen 24 herë brenda 24 orëve).

Aleksandër Vuçiqi, dikur përgjegjës për bartjen e birrave në Partinë Radikale Serbe të kriminelit të luftës Vojisllav Sheshel, sado që aktron në forume ndërkombëtare, ai s’mund ta fshehë racizmin, fashizmin dhe urrejtjen e tij patologjike ndaj shqiptarëve.

E ka shfaqur këtë urrejtje në vitet 90-të, e ka vazhduar pastaj dhe e kultivon edhe sot. Vite më parë, kur e pati nisur atë trenin e “famshëm” nga Beogradi për në Mitrovicë (që s’arriti në Mitrovicë), doli e tha – pak a shumë – kështu: shqiptarët nuk e kanë parë trenin, por nëse e kanë vendosur kokën në shina ndoshta e kanë dëgjuar uturimën e trenit si indianët.

Shqiptarët – indianë! Pra, skllevër. Skllevërit duhet shtypur, vrarë, poshtëruar, diskriminuar! Shqiptari me duart e nxira nga qymyri. Shqiptari që në kthina të ndërtesave të Beogradit ha sardele nga konserva dhe pajtohet me fatin e tij prej shërbëtori. Të tillë e përfytyrojnë Vuçiqi dhe bashkëmendimtarët e tij – shqiptarin. Për shqiptaret mund të kenë të gatshme ndonjë anekdotë të pistë seksiste. Apo ndonjë poshtërsi mbi gruan shqiptare si “lavatriçe për lindje”.

Rrjedhimisht, nuk është befasi që Vuçiqi e quan kryeministrin e Kosovës “qibritxhi” që po mashtruaka çdokënd që mundet. Do ta quante kështu çdo shqiptar që e kundërshton Vuçiqin.

Nuk ka lidhje me emra të përveçëm. Sepse racizmi strukturor nuk lidhet me emra të përveçëm, racizmi shtetëror serb është problem strukturor dhe mental i zyrtarëve të shtetit serb. Por këtë nuk e kanë kuptuar “opinionbërësit” e dehur të Prishtinës, pseudoliberalët e etur për vëmendje, vrapuesit pas fondeve, shërbëtorët e nëntokës dhe të parapolitikës.

Në Budapest Vuçiq mori pjesë në një debat me politikanë të tjerë autokratë të Europës. Nga kryeqyteti i Hungarisë Vuçiq u ankua se pas 20 vitesh Serbia nuk do të ketë as 5 milionë banorë. Jebiga!

3 komente në “Racizmi e fashizmi janë thelbi i personalitetit të tij!”

  1. Shpalosësi says:

    Nje artikull me vleren e gjysmes se medaljes!?
    Enver i ke permendur shume elemente te qelluara. Qe ky artikull te jete me i fuqishem dhe me kritik dhe duke e perdorur metoden e krahasimit kristalizohen gjykimet e sajuara fashiste dhe raciste serbe. Veç shume pikave urrejtese qe i ke cituar si: (qymyrxhi sharraxhi etj.) e ke perdorur nje fjali shume te qelluar qe keshtu e quan çdo shqiptar qe e kundershton Vuçiqin. Bravo. Me kete deshmuat qe ka edhe shqiptar te tjere ndaj te cileve nuk perdoren fjale raciste dhe fashiste. Keta jane disa: Ahmet Zogu, Esat Toptani, Sinan Hasani, Ali Shukriu, Rrahman Morina, Ibrahim Rugova, ka edhe te tjere apo jo? Heshtja e fakteve eshte e demshme. Ai qe ka njohuri per te kaluaren e marrdhenieve Shqiptaro-Serbe e ka veshtire ta vleresoje pozitivisht artikullin tend.
    Nje pyetje e thjeshte e zberthen kete dileme.
    Nese e ke fuqine analizuese per ta ndare shapin nga sheqeri, filloje.
    Me Respekt.

    1. pjeter says:

      Te mungon Saliu ne liste.Sa here qe i eshte dashur Serbise Saliu eshte pergjigjur,gjithmone i koordinuar me serbet ne kohe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje