Ish-këshilltari i Bashës: Fundi pa lavdi i PD së kanakarit të Berishës

24 Shtator 2021, 14:15Blog TEMA
Ish-këshilltari i Bashës: Fundi pa lavdi i PD së kanakarit

Nga Piro Ahmetaj

Në respekt të mijëra konsideratave për “kurajon dhe oponencën e fortë” ndaj qasjes diskretituese të Lulëzim Bashës mbas 25 Prill, po ndaj disa qëndrime shtesë:

Së pari, besoj që tashmë të jenë kthjelluar të gjitha dilemat: “ish-PD, ose edhe më qartë, kompania private e Lulëzim Bashës i ka (1) shitur, ja kanë (2) manipuluar/vjedhur si dhe i ka (3) humbur në mënyrë turpëruese edhe zgjedhjet e 25 Prillit 2021”!

Veçmas, ose të 3-ja së bashku nuk ka më asnjë pikë rëndësie. Ashtu si edhe retorika e të gjithëditurve, dufi i militantëve të dëshpëruar në rrjete sociale apo diskutimete skuadrës humbëse, ose të punësuarve të rinj nga PD në Kuvend pas shtator 2021 (Basha, Bardhi, Rushi, Duma, Salianji, Gjokmarkaj, etj te (de) graduar si ofiqarë), do kenë ZERO interes për demokratët, deri në zgjedhjet e  2025 !

Fshati digjet, znj…, krihet thotë populli. Ja kështu mbasi e rimori pa turp karrigen, Kryetari, doroviti skuadrën e tij humbëse dhe sekserët zullumqarë me postenë forume (KK & Kryesi) vetëm për të forcuar murin e kamikazëve dhe si Ali komiku i Bagdadit vijon të mbajë ligjërata mbi: «fitoret madhështore që e presin PD nën udhëheqjen e tij në mos në 2025,  e sigurt në 2029”!

Së dyti, pamvarësisht kostumit perëndimor, artikulimit Euro-Atlantik  apo ballukeve bolshevike: “qasja delinkuente  e LB dhe gardës së ofiqareve reth tij”, e ka katandisur tashmë PD në një kompani të falimentuar.

Me fjalë të tjera, 13 Qershori, 18 Koriku dhe 30 Gushti 2021 do të inventarizohen në memorien e pluralizmit si funerale poshtëruese të vlerave dhe  besimit te PD!

Parë kështu, këto 3 data demonstrojnë jo vetëm papërgjegjshmërinë perverse të Kryetarit humbës, por edhe mungesën dëshpëruese të kurajos në partinë që ka lindur dhe ka për mision Lirinë!  Kështu, faqe e zezë kur personazhe me peshë publike, prisnin si “haleluja” renditjen në listën e Kryetarit mashtrues, dhe me zvarritje në të treja këto ngjarje për të hipotekuar fundin pa lavdi të PD së LB!

Ndërsa një gardë pagatorësh, ende zgërdhihen nëpër studio dhe kuvend duke brohoritur: “deri në vdekje me udhëheqësin e lavdishëm”, edhe pse nën drejtimin e tij në 8 vjet, PD s’ka  asnjë fitore të vetme.

Neveri për mediat e kapterëve, ngritur me parat e VEFAs dhe ushtrinë e punësuar me byrek në portalet e familjarëve që qelbën dynjanë me prapagandën: “edhe humbës i përsëritur edhe krenar, edhe trim i tërbuar edheproAmerikan i madh  …”!

Keqardhje për 10-ra mijëra demokratë, që edhe mbas dëshpërimit për humbjen mëkatare, i marrin zvarrë në llogoret e betejave e radhës: “për mbrojtjen e nderit të Kryetarit humbës…”.

Së treti, për rethana shtesë e kam ndjekur i pasurprizuar dhe i pazhgënjyer “timërimin e vonuar” të Lulezim Bashës për ta përjashtuar (vrarë Babën) nga grupi parlamentar dhe pabesinë cinike për ta diskretitur ish-Kryetarin, Presidentin,  Kryeministrin,bashkë me të edhehistorinë dhe vlerat e PD për 30 vjet!

Që kryetari pa këllqe, këtë vendimarrje nuk e ka bërë as për PD, as për Shqipërinë, as për SHBA dhe as per t’u hakmarrë në emër te armiqve të Berishës, por vetëm për interesat e tij private “këte e di edhe maçi” thonë nga jugu, dhe besoja ta dinë edhe të punësuarit e rinj në kuvend, që fluturojnë nga gëzimi që “janë thirrur nga Ambasada e SHBA-ve në Tiranë”! Çfarë mjerimi !

Nga ana tjetër, shpreh neverinë për qasjen e Bashistëve: “kush nuk është pro Kryetarit të Madh, është armik  i SHBA, i PD dhe iKombit. Pra “Rrezikut Amerikan”, i një forme moderne, edhe më tinzare se E. Hoxhës.  Kujtohuni se për të rrimarë karrigen e Kryetarit në 13 Qershor, si skuth i stërvitur, u tha demokratëve: “kush nuk voton mua njeh zgjedhjet e vjedhura dhe voton armikun Rama” !

Po ashtu qasja se “ato që di unë dhe Berisha s’do i merrni vesh kurrë”, jane shfaqje të një qurramani të llastuar, pasi mbështetur në parimet bazë, Liderët e Partive (jo kompanive private) kanë detyim të infomojnë stukturat për “gjithshkaqë dinë”, ashtu siç edhe mbajnë pëgjegjësi për ato që bëjnë dhe nuk bëjnë” në interes të organizatës që drejtojnë !

Përsa që angazhohen me përgjegjësi publike, kjo qëndron për Bashën edhe për Berishën, për t’u thënë demokratëve dhe Shqiptarëve: “çfar nuk do marrin vesh kurre”?! Shqipëria nuk ka armë bërthamore dhe kujtohuniqë mbasi bëri publike edhe emailed e Ambasadorit DonaldLu, “Basha ështëshpallur i pa besuar nga USA për sekrete”.

Po ashtu e gjykoj si povokim të rëndë ndryshimin tinzar të statusi si dhe shashkën cinike: “nuk e mbledh forumet për vendimarrjet e SHBA”, sikur Partinë ta ketë trashëgimi…? Nëse vërtet ka dalldisur deri këtu, anëtarësia e PD duhet tëkërkojë komision mjekësor se qënka shumë rëndë.

Së katërti, edhe“reagimi i vonuar” Berishës, mesa duket i frymëzon militantët, pornukbesoj të bind  demokratët dhe shqiptarët me arsye të shëndoshë.

Për shembull, që Basha ka qenë i emëruari dhe kanakari tij dora vetë, kjo është e“vërtet e çimentuar” në hapësirën mbarë shqiptare dhe atë ndërkombëtare ! Ashtu siç edheështë e “vërtetë e rrënjosur”tashmë që LB nuk e ka zgjedhur askush as në 2005, as 2011, as 2013, as 2017, as në 2021, por është emëruar me bekimin, mbështetjen dhe heshtjen dëshpëruese të Sali Berishës.

Nga ana tjetër, jo çdo e keqe vjen për të bërë dëm. Kështu përtej  personalizimit bajat (me Berishën apo me Bashën) uroj që ky realitet,i krijuar nga kjo rethanë, të ndezi dritat e shpresës për të zgjuar arsyet fisnike mbi domosdoshmërinë kritike për ta trasformuar, ri-dimensionuar si dhe rikthyer vlerat e të djathtes moderne në PD.

Së pesti, statusin“Non Grata” nga DASH, si çështje familjare, Berisha e ka adresuar në gjykatë, dhe deri sa ajo të shpehet “prezumohet pafajësia”! Ky mbetet një parim i përbotshëm në demokaci. Nëse njërzit do ndëshkoheshin me proçedura teknike dhe mbi fakte të pa provuara nga gjykata do ishte shuar gjysma e njerëzimit !

Si dëshmimtar teknik,ri-përsëris vendosmërinë e mirënjohur dhe rolinthelbësor të ish-KryeministritBerisha në proçesin drejt/pasanëtarësimin në NATO.Kështu,risjell në kujtesë se në 2012 Shqipëria vlerësohet zyrtarisht:“një ndër 5 vendet model për përmbushjen për kontributet në NATO”!

Duke parë nga ky këndvështrim, pa bërë as prokurorin, as avokatin, as gjykatësin: “vendimin ndaj Berishës, nuk e gjej relevant me kohën, as të mirë balancuar, as racionale dhe as proporcionale me nevojën që ka Shqipëria për të rritur besimin te modelet e shtetit të së drejtës (SHBA/BE) si dhe për përmirësuar mekanizmat e demokracisë funsionale”!

Shpresoj që Bashistët të mos më shpallin në«grupin amiqësor anti-USA» = janë bërë për t’u mëshiruar.

Thënë këtë, lëvizja “Foltore” do të dështonte pa lindur ende, nëse do e bashkonte çështjen e familjes Berisha, domosdoshmërinë JETIKE dhe   përgjegjshmërinë e “babait”për të ndërmarrë një operacion shpëtimi për PD.

Duam apo nuk duam, është fakt se të gjitha opisionet e tjera (anti Bashë) kanë dështuar me sukses të plotë në këto 8 vite. Pra e besojmë apo jo, Berisha, ka kapacitetin për ta shkundur nga themelet kështjellën e pushtuar nga një sekt humbësish.

Së fundmi,thënë sa më lartë,  refuzoj me përbuzje të përfshihem më tej në debatin banal : “Dr.Berisha apo L.B”, edhe pse kurrë, për asnjë asye, për asnjë referencë dherethanë, nuk ka fare vend përkrahasime !

Për më tepër, e përsëris se jo personalizimi dhe ndarja në llogore, por ngritja, e një Bordi Tranzitor Mirëbesimi (BTM)mbetet domosdoshëri për nisur një proçes të shëndetshëm transformimi, me qëllim rikthimin e PD-së në shinat e së djathtës moderne si dhe të besimit te demokracia funksionale si SHBA dhe gjithë Europa.

Ndaj, duke ju falënderuar për mijëra mesazhet inkurajuese, dua ta përsëris fort se jam i përkushtuarpër të kontribuar me përgjegjshmëri shtesënë mbrojtjen dhe promovimin e interesave kombëtare si dhe forcimin e partneritetit strategjik me SHBA, NATO-n, etj.

17 komente në “Ish-këshilltari i Bashës: Fundi pa lavdi i PD së kanakarit të Berishës”

  1. Shkodrani says:

    Ky është ai që Basha nuk e bëri deputet! Prandaj hedh “mjaltë”. Jo se Basha nuk e meriton, por nuk do e kishte hedhur “mjaltin” po të ishte sot Piro Gjenerali deputet… Oh ç’u kënaqëm!!! Sot ky, dje Mark Marku, Klevis Fahri Balliu….hahaha

    1. ben says:

      Shkodrani-shume drejt e keni thene.
      Keta “opozitaret” e kryetarit Basha jane si kofini pas te vjeli.
      Nje fjale e vjeter e malsise thote se:
      “Trimeria pas lufte e urtia pas kuvendit nuk i duhet kujt”.
      Ky miku qe ka shkruar kete pacavure, nuk e ka hallin ke Basha, por eshte nevrikosur ose ben si i tille se ja kane share “baben”.
      Persa kohe qe “baba”, qe e vuri ne krye te PD-se Lul Bashen, nuk u prek nga ky i fundit, askush prej ketyre te “revoltuarve” per humbjet e njepasnjeshme te PD-se nen udheheqjen e Bashes, nuk pati kellqe qe te ngrente zerin per ti kerkuar atij llogari. Tani qe Basha u detyrua qe te dale hapur kunder “babes” Salih, ky i fundit i leshoi qente nga zinxhiri qe te lehin lart e poshte.
      Basha eshte plotesisht ashtu sic thoni juve, qe meriton cdo kritike per humbjet e njepasnjeshme te PD-se, por nuk eshte vetem faji i tij.
      Fakt eshte se populli eshte zhgenjyer totalisht prej kesaj partie qe lindi si shpresa e shqiptareve per demokraci te vertete. Ne fakt, ajo u kthye ne nje OJQ te familjes Berisha, njesoj si LSI-ja qe u krijua si OJQ e familjes Meta.
      PD solli korrupsionin galopant dhe u njesua me krimin, duke filluar nga kreu i saj Salih Ram Berisha dhe familja e tij. Sot kjo parti eshte pushtuar plotesisht prej krimineleve dhe debilave si Flamur Noka me shoke.
      Urojme qe sa me pare ajo te pastrohet prej llumit berishovian, qe te behet nje ze opozitar i vertete ne Shqiperi, pasi pa nje opozite konstruktive dhe te ndershme, nuk ka e nuk munded te kete progres per vendin.

    2. Vranakonti says:

      Artikull sa nje roman.I merzitshem.Nuk mund te behej me i shurter dhe qart?

  2. Simpatizanti says:

    Nuk te bëri deputetët ,prandaj flet !?
    Nuk je burrë i mirë .
    Karriera juaj është falë servilizmit !

  3. Ushtaraku says:

    Shume i keqardhur per ty. Kemi punuar bashk prane Bashes si keshilltar te besuar te tij gjer tri muaj me pare. Ti erdhe ne kte detyre nga keshilltar per sigurine i dy presidentve te fundit mikut tend Bujar Nishani dhe Metes dhe pas artikujve te eger kunder Rames e qeveris se tij. Mllefi tu grumbullua me shumice kur nuk u bere deputet. Tani dallandyshe
    ktheje ndryshe. Bobooo.

  4. Mero says:

    Ky, Piro, ish-keshilltare i Bashes?! Prandaj nuk fiton PD, se ka njerez si puna i ketij Piros, me inteligjence te kufizuar e pa karakter. PD eshte cerdhja e llumit te shoqerise shqiptare, e ky Piro eshte pjese e llumi. Piro shkruan: “….pabesine cinike per te diskredituar ish-Kryetarin, Presidentin, Kryeministrin, bashke me te dhe historine dhe vlerat e PD per 30 vjet!” Si eshte e mundur qe ti dalesh ne krah Sali kermes, njeriut me negative ne historine e Shqiperise, personi pergjegjes per tragjedite e shqiptareve – firmat piramidale, tragjedia e viteve 97′, Gedeci. Cfare historie e vlera ka PD? Shkaterimi total i gjithshkaje; i industrise, i sitemit te edukimit, te drejtesise? Mbas 3 dekadave, Shqiperia eshte vendi me i varfer e i fundit ne Europe ne te gjitha fushat. E kjo i atribohet kryesisht PD, partise se llumit.

  5. vrejtje says:

    Ky qenka hu dellenje fare. Te vleresosh krimin dhe kriminelin sot, hajdutin dhe ate qe shiti nder e dinjitet shqiptari duhet te jeshe si Piro Ahmetaj. Si i kane sherbyer keta lloj ushtarakesh ketij vendi; ja kane nxjerre themelet, Piro Ahmetaj me shoke! Tani kujton Piro se u ngjalle Saliu dhe veshtron mos i ze ndonje nga kembete e brekeve.

  6. Hyseni says:

    More Piro ,po sikur s’ke aq
    mire kur nxjerr ne pah vlerat e Sales.Njerezit e shkrete e dine c’ kane hequr mbi kurrizin e tyre nga skuadrat e Sales ne cdo qender votimi te veshur xhiboks,ca me kobure tezbuluar ca me kobure ne dore,sa here qe erdhi ne pushtet PD -ja .Jane te pa numurta rastet kur keta trima rrembenin kutite e votimit ,i zbraznin e i mbushnin vete ne sy te njerezve duke goditur e terhequr zvarre te pa bindurit.Tegjitha beheshin me urdher te qoftelargut Sale.Pa le kur dilte ne terren Azemii me trimat e tij.S’ka nevoje per te tjera besoj.

  7. Jim says:

    Ik o Piro o servile lapangjoz shko bej punen e gjyshit megjithe Salen!

  8. lutfiu says:

    Piro. Merr dominote, gjej shoket dhe shko ne breg te Lanes. Per tjeter pune nuk je dhe nuk ta vare njeri i derman.

  9. timo says:

    PD nuk ka pësuar as edhe një ndryshim, nga krijimi deri sot. I vetmi ndryshim është; kalimi nga pronësia e Berishës tek ajo e Bashës. PD është një parti e dështuar. Sot ajo ka kapitulluar dhe smund të mendohet për rigjenerimin e saj. Ajo nuk mund të egzistojë më si një PD e ribërë. Ajo tashmë është në shtratin e vdekjes…

  10. Pokeristi says:

    z.Baze!
    Perse i jepni hapesire ne gazeten tuaj ketyre lloj zordollopeve ?!!…
    Vertet shtyp i lire,por duhet nje fare selektiviteti,jo kushdo mund te flase çfaredo e si do.Eshte abuzim i medias per rastin konkret te ketij Spiridhon Spiro Stafidhes.

  11. Dash Caushi says:

    Te persh,dhe uroj per keto shkrime.

  12. Arseni says:

    Kjo qenka halabake dhe jo ambasadore!
    Turp qe nje ruspie e tilla perfaqeson usa-n, shume turp!
    Nuk mundet nje njeri te jete kaq e pafytyr, na tregoi barin dhe tani po na ben si “pith i bukur”!

  13. DENI says:

    Cfare zhgenjimi nga nje ushtarak madhor. Ai, me cfare shkruan i turperon ushtaraket. Vete pranon qe L.Bashen e solli dhe e promovoi S.Berisha. Luli eshte produkt i tij dhe per cdo sukses, humbje, vjedhje. mashtrimi e cdo vesi te tij, icili nuk i meritonte aspak pozicionet ku e vendosi. Pergjegjesia per kete produkt qe i dha PD dhe Shqiperise eshte vetem e Sali Berishes. Ky fare Pirroje nuk flrt fare per kete pergjegjesi, por vetem shan e mallkon L.Bashen.
    Nuk e di se kush mund ta kete pergezuar e falenderuar. ndoshta Klevis Balliu e Flamur Noka.

  14. Olimpia says:

    Piro Ahmetaj…
    Sinteza e injorances, mungeses se karakterit, servil i te gjitha stineve. Asnje fraze e tij nuk eshte e sakte, ne 10 fjale 20 gabime….Natyrisht kur mendon se ky analfabet ka qene keshilltar i Nishanit dhe i Metes… te le te kuptosh nivelin e perfaqesimit ne bote…

  15. Jimi says:

    U ftofsh ne bythe!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje