Nga Gezim Basha
Motivacioni i sekretarit Amerikan te Shtetit, Anthony Blinken, per shpalljen e ish- kryeministrit Sali Berisha, person non grata në SHBA, duket i shkruar me tekniken e nje prej modeleve shkrimore me te lashta—Epitafit grek. Në ato pak radhe, masa e ndeshkimit politik shprehet me nje egzaltim te pershkallezuar dhe gjithperfshires. Teksti telegrafik ja del te shprehe njeheresh demaskimin dhe distancimin, i jep fund cdo ambicjeje (te presupozuar) per te lene pas nje dinasti politike te perbere prej familjaresh dhe miqsh duke e vulosur historine politike te Berishes—his political legacy—me dy akuza qe e bejne ate potencialisht te pandehur—korrupsion dhe minim i demokracise.
Pas epitafit, nuk ka ringjallje, por prape ngrihet pyetja, si u arrit në kete pike dhe cili eshte shkaku i ndeshkimit?
Ka vetem nje shpjegim, dhe ai eshte fare i qarte: nga verberia politike apo ndoshta edhe nga motive te tjera me te erreta, Berisha—nje amator politik impulsiv dhe instiktiv—si mjaft autoritariste te tjere, vendosi te adoptoje copy and paste manualin Rus të mbijeteses politike duke u rreshtuar në anen e gabuar te konfliktit te ashper global mes Washingtonit dhe Moskes. Ky konflinkt, ndonese në thelb eshte perplasje politike mes dy formave te ndryshme te qeverisjes—demokracise dhe autoritarizmit—shoqerohet pashmangshem edhe me ankthe apo dilemma te sigurise per te cilat, protagonistet paresore nuk i falin devijimet a kalkulimet e pabesa nga aktore politike minore,. Fakti qe vet Berisha permend konfrontimin diku me nje “dosje Ruse” flet qarte se nuk kemi te bejme me nje metafore operacionale por me nje gare groteske per t’ja lene dikujt tjeter në duar pataten e nxehte.
Publikimi zyrtar i epitafit ka mare nje kohe relativisht te gjate. Ajo çka ndodhi kete vere, fare mire mund ti kishte ngjare Berishes edhe në vitin 2017, vit kur duke ndjekur ate qe amerikanet e konsiderojne si bluprintin Rus per destabilizim te demokracive me nje seri ‘‘revolucionesh te kadifenjta,” PD-ja ngriti çadren ne bulevard me synim diskreditimin e zgjedhjeve si mjetin e vetem te rotacionit demokratik.. Në ate kohe ai qe konsiderohej Hollbruk 2.0, ndihmes zevendes sekretari amerikan i Shtetit per Europen dhe Euroazine Hoyt Brian Yee, mberriti në Tirane si autoritet diplomatik i sprovuar në baltovinen Ballkanike. Yee, nje diplomat sfidant, super vigjilent ndaj detajeve dhe leximit politik te tyre, njihet si nje studiues i kujdesshem i Luftes se Ftohte.
Atij i pelqen te citoje , Dean Rusk-un—nje secretary Shteti në vitet 60-te—, sipas te cilit “kur SHBA fle dy te tretat e botes komplotojne kunder saj,” Yee, e tronditi Berishen në nje takim fare te shkurter, pas te cilit ky i dyti u shpreh se ishte detyruar t’a ndryshonte qendrimin per “çadren” ngaqe Ndihmes-Sekretari, perdori “metoda te avancuara!” Ajo qe u mor vesh me vone ishte artikulimi ultimativ i Hoyt Brian Yee, i cili pas takimit deklaroi, “Shqipëria do të duhej së paku, të mbajë zgjedhjet e saj me orar të rregullt në Qershor, me 18 Qershor besoj. Ne e nxisim opozitën dhe gjitha partitë politike që të marrin pjesë në zgjedhje, jo që t’i bllokojnë ato.”
Ështe plotësisht e besueshme te mendohetse vendimi i sekretarit Amerikan te Shtetit, Blinken, zbuloi në Tirane nje nga guret me vulnerabel te rebusit Rus. (Milorad Dodik i serbeve te Bosnjes, apo Panajotis Kamenos i Agimit te Arte ne Greqi—nje pupete e oligarkit rus Savidis— jane lene menjane ngaqe, ndryshe nga Shqiperia, ata gezojne perkrahje politike ne popullata me sensibilitet te larte prorus.) Ne favor te ketij argumenti po sjell nje rezyme deklaratash nga disa prej zyrtareve me te larte Amerikane si dhe pikpamjet e nga dy prej think-tank-e me prestigjoze Amerikane, jo si thirje Eureka (!) por si food for thoughts, si kontekst për parallelle dhe përkime jo dhe aq të zakonshme.
Kremlini nuk reagoi kur Shqiperia dhe Kroacia ju bashkuan Aleances se Atlantikut te Veriut por ndryshoi kryekeput sjellje pas agresionit ushtarak kunder Ukraines, i cili u pasua nga nje pershkallezim i konfliktit te tij politik me perendimin. Si rezultat, prej asaj kohe, Kremlini nisi ta shohe Ballkanin Perendimor si fushebetejen e tij te ardhshme. Siç pritej, kjo tendence Ruse u pasua nga nje reagim i menjehershem i SHBA-së.
Viti 2016, perkon me kohen kur sherbimi sekret i ushtrise Ruse, GRU, organizoi nje offensive në shkalle te gjerë jo vetem në vendet e ishjugosllavise, por në krejt vendet ishkomuniste të Europes. Nje situate e tille e shtyu Komandantin Suprem të Forcave te NATO-s ne Europe, Gjeneralin Amerikan Curtis Scaparroti, te shprehet perpara nje Komiteti te Senatit te SHBA-së se, sipas tij, “Ballkani eshte bere rajoni per te cilin, (në aspektin e sigurise,) une shqetesohem me teper.” Vetem pak kohe pas kesaj deklarate, Wes Mitchell, nje nga ndihmesit e Sekretarit Amerikan te Shtetit, qarte dhe pa ekuivok, u shpreh perpara gazetareve në Prishtine se ai e shihte Rusine “te luante nje rol destruktiv ne ritje ne nje pjese te madhe te Ballkanit duke shperndare dizinformim dhe duke minuar institucionet demokratike.”
Me kete deklarate u inagurua termi “minim” i demokracise si një nocion-çeles per reagimet Amerikane ndaj zhvillimeve në Ballkan. Deklaratat Amerikane vazhduan te nenvizonin se per rebusin global Rus, Ballkani perbente nje mjet te volitshem per te shmangur vemendjen nga aktivitetet e ushtruara gjetke, vecanrisht nga perpjekjet e Moskes per te influencuar sigurine Europiane dhe institucionet e saj ekonomike.
Sipas nje studimi te botuar nga, Carnegie Endowment for International Peace, kjo dukuri fitoi nje vemendje edhe me te larte nga SHBA, veçanrisht pas perpjekjes se deshtuar ruse per grusht shteti në Mal te Zi. Ne vitin 2017, në ceremonine e Kartes se Adriatikut në Mal te Zi, zevendespresidenti Amerikan, Mike Pence, terhoqi vemendjen e pjesemarresve në takim duke u shprehur qarte se Rusia po punonte per destabilizimin e rajonit dhe minimin e demokracive. Deklarata e Zevendespresidentit Pence, sërisht dhe jo rastesisht, e vuri theksin tek “minimi i demokracise.”
Në vjeshten e 2018s, Kurt Volker, nje ish-ambassador i SHBA-se në NATO dhe i derguari i Washingtonit në Ukraine, shkruajti në Foreign Policy se, “Nje Ballkan i cili, ngadale por i sigurt, po behet pjese e Europes normale, gjithinje e me teper, po acaron ambicjen ruse per ta perçare Europen në zona influence; per te legjitimuar praktikat jodemokratike; menyren jo perendimore te sundimit nga lart-poshte; dhe krijimin e mundesive qe Rusia ta ushtroje influencen e vet permes korrupsionit, operacioneve te spiunazhit dhe disinformimit. Duke qene formulim i nje zyrtari me teknik, rrezikut te minimit te demokracise i shtohet edhe korrupsioni.
Në te njejtin studim verehet se Moska po amplifikon fushatat e saj te fuqishme te dizinformimit publik në Ballkan—fake news spread—duke ju bere jehone lajmeve te sajuara qe ju shkojne për shtat kalibrimeve te saj politike bazuar në narrativa antiperendimore. Kjo eshte e dukshme në Shqiperi, vecanrisht prej zgjedhjeve presidenciale Amerikane te vitit 2016. Sipas hetimeve amerikane doli se nje numer i madh websitessh te tipit Russian Trolls, të perfshiura ne nje propagande qe synonte denigrimin e kandidates demokrate Hillary Clinton, rezultuan se i kishin domenet e tyre te rregjistruara në Tirane.
Në nje deshmi perpara anetareve te Nenkomitetit per Europen, Euroazine , Energjine dhe Ambientin, te mbajtur në Kongresin Amerikan në 21 Maj te vitit 2019, Dr. Micheal Carpenter, drejtor i Qendres per Diplomaci dhe Angazhim Global në Universitetin e Pensilvanise, u shpreh, “Moska po punon per ti thelluar lidhjet me ata politikane te Ballkanit te cilet perqafojne qasjen autoritariste te Kremlinit ndaj qeverisjes, pikpamjet konspirative ndaj perendimit si edhe refuzimin e normave te kultures politike perendimore. Ato parti politike te Ballkanit perendimor qe gezojne mbeshtetje te fshehte Ruse, shperndajne tani teori konspirative qe synojne diskreditimin e perendimit, te ngjashme si dy pika uji me narrativat e perhapura prej zyrtareve Ruse.
Narrativa e tyre me e njohur lidhet me mbeshtetjen filantropike te disa NGO-ve nga Xhorxh Soros. Zyrtaret Ruse dhe zyrtaret filo-ruse te Ballkanit, pretendojne se kjo filantropi ilustron perpjekjet e Perendimit per destabilizim te sistemeve politike te Ballkanit per perfitime gjeopolitike. Narrativat anti-Soros, te fabrikuara fillimisht në Rusi—ku organizata e tij u nxor jashte ligjit në vitin 2015– po përhapen globalisht dhe me intensitet nga nje pseudo e djathte kinse ekstreme me mbeshtetje financiare dhe logjistike Ruse.”
Deshmia e Dr. Carpenter në Kongres eshte botuar me titulin kuptimplote, “Minimi i demokracise; Mjeti i Kremlinit per Influence Politike Malinje.” Aty nder te tjera theksohet, “Ndryshe nga spiunazhi tradicional qe synon sekretet shteterore dhe teknologjite sensitive, spiunazhi i sotem Rus targeton nje shoqeri dhe klasen e saj politike me synim influencimin dhe alternimin e perceptimit te tyre mbi rreziqet, aleatet apo armiqte.” Yuri Bezmenov, nje ish zyrtar i KGB-se, apo Vladislav Surkov, nje strategjist i Kremlinit, citohen te kene thene se, “Operacionet Ruse të influences synojne te interferojne ne trurin e njerezve, te ndryshojne ndergjegjen e tyre.”
Think-Tank-u i siperpermendur, nuk le anash vemendjen as ekosistemin financiar Rus me banka te tipit offshore, ngaqe nje ndermarje e tilla globale per minim te demokracise permes influencave politike malinje, me shume se finencime direkte, kerkon nje infrastructure te sofistikuar per te lehtesuar fshehjen apo pastrimin e parave te perfituara permes korrupsionit nga elitat e korruptuara politike. Garancite e dhena jane te nje shkalle te tille sa qe gjithe te identifikuarit si individe te korruptuar perserisin si nje refren te perbashket frazen, “Me gjeni nje fakt, nje prove…!”
Le t’ju kthehemi paraleleve dhe perkimeve jo aq rastesoire, imitimit Copy and Paste nga Berisha të projektit rus per operacione influence qe synojne minimin e demokracise. Berisha ka perhapur, dhe vazhdon me kembengulje te perhape, nje numer narrativash ruse si karburanti i vetem per retorikes e tij populiste.
Narrativa e pare lidhet me diskreditimin e zgjedhjeve te lira e te ndershme si mjeti i vetem per rotacionin demokratik te pushtetit. Çadra e tij në bulevard, ishte nje punishte ku fabrikohej perditshem alternimi i psikikes politike shqiptare—sipas modelit te propozuar nga Yuri Bezmenov dhe Vladislav Surkov— per te dekurajuar besimin popullor ne mjetet e demokracise, ishte perpjekje per te mbrire ne pushtet me rruge revolucioinare.
Narrativa e dyte lidhet me diskreditimin e institucioneve me jetike te demkracise: Parlamentin dhe pushtetin lokal. Orkestrimi prej tij i daljeve të rregullta nga parlamenti, djegia perfundimtare e mandateve dhe bojkotimi i zgjedhjeve lokale jane skenare me firmen e tij personale ngaqe faktorizimin e vet politik, Berisha perhere e ka pare te mundur vetem në nje Shqiperi kaotike. .
Narrativa e trete lidhet me filantropistin Amerikan, Xhorxh Soros, te cilin Berisha, me “fakte” fantaziste vazhdon ta portretizoje si minues te sistemit politik në vend. Përveç konotacionit antisemitik, nje konspiratorizem kaq vulgar, me shume se Sorosin vete, synon diskrediditim e SHBA-ve duke e paraqitur ate vend si Pazarin e Kelcyres, ku lobistet sillen si xhambazet e gjese se gjalle. Kjo eshte nje perpjekje e qellimshme per te alternuar perceptimin popullor në shtresa te caktuara te shoqerise Shqiptare mbi menyren se si funksionojne SHBA-te, per te mbjelle dyshime popullore se kush jane miqte dhe cilet jane demonet.
Enumeracioni i narrativave te tjera eshte i pa nevojshem. Gjithe ç’ka ngjare kete vere, pavarsisht grimases se habise nga pilastrat politike të ngulura në masmedian e Tiranes, nuk erdhi si rrufe në qiell te kthjellet. Embrieni i gjithe kesaj historie lidhet me faktin se Berisha spastroi lidershipin e PD-se per te emeruar në krye të saj te zgjedhurin e vet duke krijuar në kupolen e Partise nje dihotomi politike te qellimshme me synim fshehjen e pergjegjsive te tij personale. Prania e nje kryetari de jure dhe te nje tjetri de fakto, u hapi udhe sjelljeve dinake te tipit, “hedh gurin dhe fshih doren.” I pari firmoste si nje i punesuar per efekte PR-i, i dyti vendoste…Nuk eshte e habitshme pse vendimet politike te PD-se, gjate kesaj periudhe, kane qene vertet katastrofike dhe kunder interesave te Shqiperise dhe SHBA-se! Nuk habit as fakti pse Berisha flet per nje “dosje ruse” të Lulezim Bashes kur poseduesit e presupozuar te dosjes mendojne se ne qender te saj gjendet nje personazh tjeter, tashme i ndeshkuar politikisht prej tyre. Normalizimi nuk mund te fillonte veçse me prishjen e dihotomise dhe per kete duhej vetem firma e kryetarit de jure.
Doktori duhet ti “mirkuptohet” pezmi dhe sorrollatja me “foltoren ambulante.” Ka hyre aq thelle sa qe e ka te pamundur kthimin në shtepi. Nderkaq burratinot e tij në media, ajo amalgame e neveritshme profanesh qe presin honorare per zderhallje neper zgëqet urbane të Tiranes, do te vazhdojne te flasin per arrogancë “gringosh” me repertorin e njohur retorik të propagandes enveriste dhe fjalorin antiamerikan të Hugo Chavezit apo Nikolas Maduros ngaqe siç thotë proverbi amerikan, “Atij që mban në duar vetëm çekiçin, gjithçka i duket në formën e gozhdës.”