Nga Pajtim Bello
Pas 18 vitesh prej Samitit të Selanikut, shqiptarët kishin ngujuar shikimin dhe shpresën shikimin në Samitin e Bashkimit Evropian të zhvilluar në Slloveni. Por edhe ky samit si gjithë të tjerët! Tashmë hapja e negociatave për Shqipërinë po kthehet në Gurin e Sizifit*. Shprehja standarte e BE “..shumë pranë..”, për ne shqiptarët është kthyer në sinonim i shprehjes “ kurajo për t’ia nisur nga e para!..”. Vendimi i fundit tregon më shumë se sa vetë BE foli.
Europa u shfaq ashtu siç edhe është në të vërtetë: “Një Bashkim Politik i pa zoti për të marrë vendime politike!”. Kur vjen rasti për vendime politike realisht BE ngjan me një shportë karavidhesh ku dikush kërkon primat, dikush ruan me fanatizëm nostaligji të ish perandorive etj.. dhe këta dikushër vendosin veton.
Ndoshta do të duhet shumë kohë që BE të gjejë konsesusin, ndoshta konsesusi nuk do të arrihet kurrë dhe prej zyrtarëve të BE çfaqia do të luhet e do të luhet me një seriozitet që do tu zilepsej edhe vetë Ushtari i mirë Shvejk. Deri kur?!…
Ndoshta deri ditën kur ky Bashkim Politik të ristrukturohet si një organizëm që do të funksinojë mbi parime e rregulla jo bllokuese, çka do të thotë se si i tillë Bashkimi Politik realisht do të shndrrohet në një Superfuqi (siç duhet të jetë!); ashtu siç edhe rrezikon të shpërbëhet!.. Deri sa të funksionojë “vetua”, ne nuk do ta kalojmë kurrë pragun e portës së BE.
Do të jemi të dënuar si Sizifi të endemi ec e jak me gurin e rëndë të antarësimit mbi kurriz. Edhe pse kanë kaluar 18 vite negociatash, ende BE nuk na tregon dot se përmes cilës Portë Kryeqytetëse kalon rruga e Shqipërisë për në BE.
Thuhej nga Parisi, pastaj nga Amsterdami… dhe tani së fundi nga Sofia!.. Të gjitha kryeqytetet premtojnë të jenë avokati ynë në rrugëtimin për në BE, por vetëm kaq. Të lodhur e të sfilitur nga përpjekjet 18 vjeçare, prapë besojmë tek e pa mundura.
Durimi ynë nuk soset për të zënë vendin që na takon në sofrën europiane por BE, të paktën, të na tregojë se nga shkon rruga për atje. Duket se fatkeqësisht jo nga kryeqytetet e vendeve të BE. Por nga?!
Akoma më shqetësues është fakti se në shtetet antare të BE ka korente politike me një theks të dukshëm antishqiptar si trashëgimi ataviste kulturore e fetare prej haureve të historisë së tyre. Mjafton të kujtojmë se pesë vende antare të BE nuk e njohin Pavarsinë e Kosovës!.. Akoma më keq Presidenti i Republikës Çeke, Millosh Zeman, në 18 Maj 2021 kërkoi falje për bombardimet e NATO-s në Serbi, në vitin 1999!
E pra edhe nëse kapërcehet konflikti Sofie-Shkup, këto shtete radhë pas radhe do të venë në funksionim mekanizmin e vetos. Përndryshe, kësaj here edhe mund të na kishin ndarë nga fati i Republikës së Maqedonisë Veriore.
Çfarë nuk është shpikur për të mos e hapur atë portë?! Janë shtuar e hequr kushte, janë bërë deklarata që sipas stinës kanë qenë herë mikluese e herë gërvishtëse por gjithnjë ka patur një “Jo” të akullt, sikur nuk ka ndodhur asgjë. Më tej pllaka e gramafonit: “Vendimi shtyhet për një datë të ardhëshme!…”. Antarësimi ynë mbetet gjithomnë “një perspektivë”, mesa duket asnjëherë një realitet, të paktën jo i afërt!
Ne nuk jemi të përsosur por edhe Ata nuk janë në kufijtë e përsosmërisë, disa janë si ne apo edhe më keq vuajnë nga komplekse historike e fetare. Dashuria jonë për Europën do zgjati në kufijtë e një legjende, një sagë e përjetshme ku shfaqet shëmbëlltyra e një Europe që të mban varur!… Misioni ynë është të bëjmë Shqipërinë si Europa edhe nëse Europa vazhdon të mbajë të mbyllur portën, siç ka bërë prej shekujsh.
EDHE NE I VE E FAJIN ENVERIT.
POR NUK ISHTE E NUKU ESHTE
AS I ATI E AS I TE TJEREVE.
JA VERENI NESE VATIKANI E NJEH KOSOVEN.
NUKU.
FAJIN ESHTE GJETKE TEK FEJA
FAJIN NUK E KA POPULLI SHQIPETAR QE ESHTE ME PROAMERIKAN E PROEVROPIAN SE CDO POPULLI.
MOS PRESIN QE NE TE NDRYSHOJE FE?????
NUK DIHET MBASE POR NUK KUPTOHET SE PSE DUHET TE GENJEJNE
JO PO SKENI BERE ATE E KETE.
KANE PRANUAR SHTETET SHUME ME DOBETA SE SA NE
JU KUJTOHET MASAKRA E SERBEVE NE BOSNJE KUR NJERZIT U VRANE NE SYTE E FORCAVE HOLLANDEZE
DHE A KUJTOHET TURQIA SE SA VJET DUHET TE ISHTE NE BE, TE PAKTEN PREJ 1O VJETESH POR AS NUK BEHET FJALE
KOSOVES NUK I HEQIN AS VIZAT BOSNJE NUK I JAPIN ASNJE SINJAL POZITIV
SEPSE JEMI ME SHUMICE MYSLIMANE DHE SBESOJ SE NDONJE DITE DO TE NA PRANOJNE
DUHET BERE NJE REFERENDUM PER TU BASHKUAR ME SHBA
ESHTE PAK ABSURDE? ESHTE SHUME POR DUHET PROVUAR EDHE PO QE SE NUK NA DUAN SKA GJE TE PAKTEN TA PROVOJME.
ESHTE ABSURDE THUA EDHE TI MERO???
PO CFARE DO HUMBIM???
VETEM PRANGAT DHE TALLJET E EVROPIT.
TE PAKTEN E PROVUAM.
KURRE SDUHET TA PROVOJME ME RUSET E KINEZET.
PERENDIMI ESHTE BUSULLA E SHQIPETAREVE.
Z MERO TE NGELET DETYRE TE VESH PIKETAT E REFERENDUMIT ME GAZETEN TENDE
Evropa eshte ajo qe e coptoi shqiperine ne pese shtete, keshtu qe ajo nuk na do. Kjo evrope eshte sic ka thene Ismail Qemali; “Rrospia plake”!.. Por perse neve ne vend te ndjehemi keq nga sjellja e saje duhet te shikojme punet tona me seriozitet se kemi shume gjera per te rregulluar dhe ti kthejme syte nga SHBA. Teli
Cili jeni ju zoti Bello? Ku jetoni? Ne kemi hyre disa herë në BE. Po po. E kemi festuar. Ndarë dhurata e shpërblime. Dekoruar ambasadorë. Pra kemi hyrë. Ju s’arrini ta kuptoni? Skeni faj. Sju punonte whatsapp-I.
Kujdes here tjeter shoku Kabull Bello. Vigjilent ! Kush jeni ju zoti Kabull …..!?
ore beqir e te tema s pse nuk bottoni komentet mo
PERVEC se komentoj po une e hap 20 here ne dite GAZETEN tuaj dhe me detyroheni te PAKTEN nje sqarim ne adresen time