Berisha në epërsi ndaj Bashës, por PD-ja e përçarë…

9 Tetor 2021, 16:24Blog TEMA

Nga Eduard Zaloshnja 

Në anketimin e fundit për Euronews Albania, kompania MRB pyeti një kampion përfaqësues të banorëve të rritur të Shqipërisë se cili do të ishte udhëheqësi i duhur për të drejtuar PD-në.

Ndër të anketuarit që kishin votuar për PD-AN më 25 prill, vetëm rreth gjysma (49.5%, që përfaqësojnë rreth 320 mijë votues të PD-AN) preferonin Berishën, mbi 1/3 (34.6%, që përfaqësojnë rreth 225 mijë votues të PD-AN) preferonin Bashën, rreth 1/11 (8.3%, që përfaqësojnë rreth 54 mijë votues të PD-AN) preferonin një udhëheqës të ri, dhe pjesa e mbetur u përgjigj “Nuk e di”. (Për krahasim, 81% e votuesve republikane duan që Donald Trump të jetë kandidati i tyre për të rimarrë Shtëpinë e Bardhë, megjithëse do të jetë 78 vjeç kur të zhvillohen zgjedhjet presidenciale në SHBA)

Epërsia e Berishës ndaj Bashës brenda elektratit demokrat është e dukshme. Sidoqoftë kuotat e pozitivitetit të të dyve në opinionin e gjerë shqiptar (jo vetëm në atë demokrat) janë të ulta; të dy janë poshtë nivelit 30% të banorëve të rritur.

Në fakt, për PD-në është e rëndësishme çfarë mendon elektorati i saj për ardhjen në pushtet? Sipas anketës MRB, më pak se gjysma e të anketurave të thjeshtë demokratë (47.8%, që përfaqësojnë rreth 310 mijë votues të PD-AN) mendojnë se largimi i Berishës nga grupi parlamentar Nuk do ta ndihmojë PD-në të vijë më shpejt në pushtet. Nga ana tjetër, më pak se çereku i tyre (22.8%, që përfaqësojnë rreth 150 mijë votues të PD-AN) mendojnë se Do ta ndihmojë, dhe pjesa e mbetur u përgjigj “Nuk e di”.

Duket qartë se vendimi i Bashës nuk ka ngjallur optimizëm në elektoratin demokrat (përkundrazi). Por nga ana tjetër, vetëm gjysma e demokratëve të thjeshtë e përkrahin rikthimin e Berishës në krye të PD-së, ndërkohë që 8.3% duan një udhëheqës të ri në krye të saj.

Me pak fjalë, PD-ja është një familje e madhe, aktualisht e përçarë …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje