Çim Peka: Lulzim Basha, një njeri i lig. Do shkarkohet me një fishkëlimë, tani se pyet me njeri

12 Tetor 2021, 09:22Blog TEMA

Punonjësi i familjes Berisha, Çim Peka, thotë se Lulzim Basha do të shkarkohet si kryetar i Partisë Demokratike me një fishkëlimë.

Shkrimi i Pekës

“Nuk ka për të patur Kuvend të PD që shqyrton vendimet e qeverisë amerikane”.

Kjo është shprehja që artikuloi Lulzim Basha para pak ditësh. Një mendje më thotë t’i përgjigjem siç e meriton, por frenohem për shkak të një raporti që kam patur me atë në këto vite opozitë. Por, po i përgjigjem nëpërmjet Arben Imamit. Pas katrahurës së zgjedhjeve të vitit 2017 dhe rrëmujës për rizgjedhjen e tij si kryetar i vetëngrirë ato kohë, në muajin shtator të atij viti Basha mblodhi Kryesinë e partisë.

Ndryshe nga parafolësit që ulërinin dhe e fyenin, Imami i pati shprehur: ‘Dëgjo mor djal, i vetmi konflikt që kemi ne me ty si kryetar është se ne kemi dashur ti të bëhesh kryeministër, ndërsa ti nuk ke dashur asnjëherë’.

Nëse i referohemi teorisë së probabilitetit dhe nëse ti do të ishe me inteligjencë zero, probabiliteti që ti të merrje vendime të drejta do të ishte së paku 50-50, por ti je rast ekzemplar në botë që ke nevojë për studim shkencor. Arsyeja? Sepse je njeriu i vetëm në botë që 100% të vendimeve që ke marrë i ke patur në dëmin tënd.

Që goditja e Sali Berishës është një plan i mirëmenduar mes Edi Ramës dhe Sali Berishës kjo është shumë evidente. Të nesërmen e 25 prillit, Lulzim Basha krijoi një slogan të ri, ku pas çdo fjalie të shprehur në publik, ai shtonte fjalën: Rama-Doshi-Rakipi. Kujtojmë që Doshi dha menjëherë dorëheqjen pas daljes së rezultatit për shkak se ishte person i shpallur non grata.

Kjo histori zgjati plot tre javë, derisa DASH shpalli edhe Sali Berishën non grata. Nga ajo ditë, slogani i Bashës u ndryshua, u hoq emri Rakipi, u la vetëm dyshja regjimi Rama-Doshi, Rama si kryeministër dhe Doshi si person i shpallur non grata. Të njëjtën gjë bën edhe rrethi i tij i ngushtë i Bashës, po në parti. Mesazhi i Bashës ishte i qartë, Rama ka Doshin i cili është non grata dhe u detyrua të dorëhiqet, unë kam Sali Berishën.

Kjo ishte pjesa e ligësisë së tij. Për këtë pjesë, as Sali Berisha nuk ia vuri shumë veshin, sepse ai është i mësuar prej 30 vitesh me thika pas shpine si politikan. Basha është i ri në politikë dhe nuk e di historinë e asaj partie që nga viti 1990 e deri në vitin 2005, kur ai iu bashkua kësaj partie. Ai nuk është as i pari dhe as i fundit.

Ajo që më bën vërtetë përshtypje është profecia e Arben Imamit. Të dalësh si kryetar i partisë dhe të deklarosh se nuk do të lejojmë mbledhjen e Kongresit kur me statut nuk ke asgjë në dorë dhe nuk të pyet njeri, vetëm një Bashë mund ta bëjë këtë, nuk ka të drejtë. Të deklarosh në grupin parlamentar se Berisha ka të gjithë partinë me vete, por nuk lejoj mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, sërish vetëm një Bashë mund ta deklarojë këtë.

Të deklarosh se baza që mbështet Sali Berishën është anti-amerikane, por unë si kryetar i tyre jam pro-amerikan, vetëm një Bashë mund ta bëjë. Para pak ditësh doli dhe shqiptoi gomarllëkun e radhës, nuk ka për të patur Kuvend të PD që shqyrton vendimet e qeverisë amerikane.

E para, Lulzim Basha, kongresi nuk është për Amerikën, por për ty dhe ti e di mirë këtë punë më shumë se kushdo tjetër.

E dyta, Kongresi do të mblidhet sepse as nuk të pyet kush dhe as nuk mund ta ndalosh.

E treta, Kongresi do të mblidhet dhe do të të shkarkojë me një fishkëllimë ty dhe jo vendime të qeverisë amerikane. Dhe ti përsëri e di këtë.

E katërta, do të shkarkohet jo për Berishën, por për atë që i ke bërë PD-së në këto 8 vite të drejtimit tënd me çadrën, bojkotin, faljen e pushtetit vendor, me shkopinjtë e gomës, me gazin lotsjellës, me burgimet e protestuesve pafundësisht të Edi Ramës,

Nga sot e tutje teoria e Lulzim Bashës është se shkarkimi i tij nga Kongresi është antiamerikane. Në 5 takimet e Berishës në bazë, një gjë është evidente, Basha ka arritur të mundë Ramën si njeriu më i urryer i demokratëve. Kjo është evidente. Nëse vazhdon me këtë linjë edhe ca ditë, jo pa parti, por edhe pa mbështetësit më të afërt do të ngelë.

Pasi ka përdhosur çdo demokrat, Basha ka vendosur t’ju fyejë edhe inteligjencën me gomarllëqet e tij. Askush nuk mund të ndalohet në budallallëkun e tij, por një gjë mund t’i sigurojmë Lulzim Bashës, nëse vazhdon këtë rrugë demokratët kanë për t’i treguar se kush është anti-amerikani i vërtetë. Dhe nëse ndodh kjo, shumë prej nesh do të na vijë turp me veten për atë që kemi bërë për Lulzim Bashën gjatë këtyre 8 viteve në opozitë. Të paktën atyre që e mbështetën në kohë të ndryshme.

9 komente në “Çim Peka: Lulzim Basha, një njeri i lig. Do shkarkohet me një fishkëlimë, tani se pyet me njeri”

  1. trimi says:

    o cimo te ka thon sala se kur do ta heqin lulin.meqe je ifamiljes berisha (serbi )na trego ndonje fjal me shum se je mir iformum

    1. tani11 says:

      Oooo Qime Peka, akoma nuk je hedhur para ndonje makine or derezi! Shko or kar vrit veten, para se te te vrase xeni.

  2. ⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️ says:

    Hetim parave të familjes Berisha , përfshirë dhe pasurisë së Qim Peçës.

  3. Llaxhorja e republikes se Mirdites says:

    Po Gjek legeni cfar thote?!
    Po ate qe se beni ju antilulashet bashke me Berishen qe ta peshtynit, ja beri shoku i vet Andi Bushati kur i tha se sjellja e tij nuk kishte te bente me Ameriken por me faktin qe eshte legen.
    Se ai i lepiu bythen Berishes, me shume se kushdo dhe me peshtire se kushdo! Apo tani Gjek kryevidhi esht be amerikan dhe kercenon se po te fitoje Berisha, do braktise PDne. A thua se pas largimit te Berishes, largimit i Gjeks eshte gjema me e madhe qe mund ti ndodh PDse?!
    Mire Basha qe mban vulen dhe i vune pistoleten ne koke per te vrare babane, po Gjek malcori cpati?! Ishte ne balle te destabilizimit, te braktisjes se institucjoneve dhe mandateve, te sabotimit te reformes amerikane. Ju cau bythen te gjitheve me besen dhe virtytet e tij prej malsori ne mbrojte te Berishes dhe berishizmit, por papritur doli edhe per Berishen, bythqiri i neveritshem qe peshtynin gjithe shqiptaret.
    Nga Basha sju gjen gje as juve as Berishen qe e do me shume se babane e tij, jane gjeket qe do tja qine femijet, figuren dhe do ta nxjerrin nga varri per ti shurruar kockat Berishes dhe berishizmit ” Arab”.
    Ketu do jemi…

  4. kasemi says:

    Jam plotesisht dakort qe Basha duhet hequr si shume i demshem ne Pd.
    Gjithashtu jam dakort qe shume antare te Pd mbeshtesin Berishen, ashtu si dje dhe sot jo vetem antare mbeshtetnin dhe mbeshtesin Enver Hoxhen.
    Ky eshte mentaliteti bolshevik i yni.
    Por qe te kthehemi ne rregullat e demokracise gjithkush pergjigjet per veprimet e mosveprimet e tij.
    Me kete dua te them qe Berisha mund te kerkoje falje per ndonje veprim me pasoje tek dikush, por jo me veprim qe ka sjelle pasoja ne Pd, rrjedhimisht ne Shqiperi.
    Berisha sot na thote besethyeri, kur dhe ndaj kujt theu besen Basha, deri me 13 qershor qe ai u zgjodh kryetar nuk ishte i tille.
    Qe do te thote qe demet qe ai i beri Pd, Shqiprise ishin te kaperdishme nga Berisha, por kur demtoi Berishen kjo nuk u durua.( pra ai Berisha eshte i barabarte me te gjithe Pd)
    Pra deri me dje Berisha ishte bashkepuntori (minimalisht), i Bashes per kete gjendje.
    Qe Pd demokratike te shpetoje nga uzurpimi, patjeter duhen rregulla dhe statute demokratike, por keto rregulla nuk mund as ti percaktoje as ti jetesoje Berisha e Basha, si bashkepuntore dhe pergjegjes te gjendjes se Pd.
    Demokrate dhe demokrate zereni per nje moment sikur Berisha e Basha nuk ekzistojne,
    bejeni Pd ti sherbeje demokracise, Shqiprise, se duhet te jeni te qarte se shqiptaret po e paguajne shume, teper shume kete qeveri qe qendron e ben cfare do, sepse nuk ka kush t’i dale perballe asaj, e popullit per Zot.

  5. k says:

    Punë malokësh, gjellë qensh, mizerabilitet absolut.

  6. drini says:

    Interesant !!!!!! Gjithmon veriu i perkrah diktatoret dhe diktatoret tallen aq keq me ta sa keta te fundidit arrijne deri ne marrezira ne mbrojtje te tyre…. Edhe enveri te ngjallej tani do ti shikoje si do i shtriheshin barkas cimi,muli,jemini madje dhe vete i madhi i tyre sali !!!!!!!

  7. 19 says:

    Rrace muti kshu do perfundoni te gjithe injorantet dhe maloket e pd.

  8. Vleshi says:

    Qimi!
    Amerika nuk can trapin per vjedh, very apo korrupton Jo aqe shume! Por po e remove ne gjeostradegji, me me bote. politike , te fil kanilin. Njihet si prej me ne kallo. E rend! Nuk fal Daj Sami.
    Pune e Sals ka te beje me lidhjet me bote. Serbo- Sllave. Ketej lloj to lash po e tregojne Salen. Per kot e filloi procesin e debimit te Nokes the Luli?
    La shume ne ish Jugosllavi, 2 muaj burg ? ne Prizren dhe krim ne Shqiperi. ne politike nen dretimin e Sals.
    m dakort qe edhe Luli eshte i dobet e pervers. Por num mbrohet Sala. Ai duhet te perballet!
    Win me laps e tv. Mos abuzo! Gjithsesi je shqiptari yne! Kaq per sot!
    Been mire te shkosh ne pune ne ora 8:00. Familja non grata mban shenime!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje