Nga Kimete Berisha
U bë përrallë! S’mbet kush pa e përdorur dhe pa e gënjyer.
Albin Kurtit i janë harxhuar rrenat e reja, derisa shumica e rrenave të vjetra iu zbuluan, sepse për të gënjyer që thoshte Mark Tëain duhet të kesh mbamendje të mirë.
Rexhep Qosja ka konstatuar se Albin Kurti ka kujtesë të fortë, ama Rexhep Qosja ende nuk e ka kuptuar se Albin Kurti (krejt i mban në mend), veç rrenat e veta nuk i mban mend.
Ty të parin të ka mashtruar Albin Kurti, z.Qosja!
Përveç njerëzit e tokës, Albin Kurti i ka përdorë edhe shtatë qiejt për të gënjyer.
E ka shfrytëzuar edhe Kur’anin për interesa të vetat personale dhe u betua rrejshm në Librin e Shenjtë.
(Duhet ta rikujtojmë se i ka mashtruar edhe vajzat me shamia).
Në zgjedhjet lokale të vitit 2017 në Podujevë, kryeministri Albin Kurti u pat betuar në Kur’an se zgjedhjet në Podujevë do t’i fitonte kandidati i tij, A.Potera.
Albin Kurti u betua para popullit: ‘Pasha Kur’anin dhe pasha Musafin, po e fitojmë Podujevën’.
Podujevën nuk e fitoi, ndërsa hoxhallarët që merren veç me vajza shqiptare, nuk ia tërhoqën vëretjen asnjëherë, nuk i treguan për pasojat që sjell betimi i rremë…
Duhet ta paralajmëronin të mos bënte bé rrejshëm në Kur’an, sepse e vret Zoti, siç ka filluar ta ‘vrasë’, duke e turpëruar!
Hazar Imam Ja-Far as Safiq, ka tërhequr vërejtjen se ata që betohen rrejshëm në emër të Zotit dhe rrejnë, Zoti i pyet:
‘Ti a s’e gjete tjetër kënd veç më gjete mua të gënjesh dhe të betohesh në emrin tim’…
Dhe prej atij momenti, Zoti merret me dënimin e mashtruesit dhe ia zbulon gënjeshtrat publikisht, siç po i zbulohen Albin Kurtit përnjëherë, të gjitha rrenat dhe premtimet, të voglat e të mëdhat!
Me rrenat e tij, Albin Kurti ka shkaktuar zemërim hyjnor ndaj tij.
Sepse, as idioti më i madh nuk gënjen më me pa takt dhe më me pa shije sesa Albin Kurti.
Ky pseudo-manipulant luan me popullin lojën ‘gaslighting’.
Gaslighting është një taktikë e manipulantëve që të bën të dyshosh në vetveten.
Pra, ti e di se je i varfër dhe i papunë, por manipulanti ‘të bind’ se ti s’je as i varfër, as i papunë, por po të duket ty.
Raporti i Albin Kurtit me popullin është abuziv.
Mos u bazo në vetveten, mos u bazo në xhepin tënd (xhepi yt i zbrazët nuk është tregues i realitetit tënd), mos i beso vetes (që je i papunë), por besoji të dhënave të Albin Kurtit, të cilat flasin se ekonomia jote është rritur më së shumti në rajon dhe në Evropë, por ti nuk e di.
Ky manipulant të bën të dyshosh në gjykimin dhe në realitetin tënd.
Viktimat e tij, ndjehen sikur po e humbin mendjen e shëndoshë!
Ekonomia është rritur, e unë po ndjehem i varfër! Pse? A jam mirë prej mendjes!
A më ka lënë fiqiri!
Fati ynë që ky është pseudo-manipulant, dhe se nuk ekziston ndonjë manipulant që mund t’i mashtrojë të gjithë njerëzit në të njejtën kohë.
Prandaj, kaq shpejt, aq sa i ka këmbët e shkurtëra rrena, aq i zgjati ‘fama’ këtij manipulanti!
Famën nuk ia rrëzuan ‘thikat’ e shkronjave tona, por rrenat e tij!
Lavdi i tij ishte lavd i thurur me rrena.
Askujt në historinë shqptars, më shpejt se këtij nuk iu zbuluan rrenat!
Atë që pështyu – po e lëpin!
Shqiptarët nuk dinë kah t’ia mbajë:
Varfëri e madhe, papunësi, rrogat e vogla, pensionet e vogla, Kosova po braktiset, çmimet e papërballueshme, kurse ky del me një video dhe i thotë popullit:
Juve po ju duket që jeni të varfër, por ju jeni më të pasurit në rajon e më të vaksinuarit në Evropë!
Besoji xhepit tënd, besoji mjerimit tënd, besoji varfërisë tënde.
Mërzia jote është Realiteti yt.
Sot krejt populli shqiptar janë nën me jorgana, duke i ngrohur duart me hukamë, kurse serbët Veriut që Albin Kurti ua paguan rrymën, po rrinë në askia!
Si quhet, përveç mallkim hyjnor, kur një njeri (pa e detyruar kush), me gojën e tij ia zbulon rrenat vetvetes, bëhet përrallë, plus kujton se krejt popullin i ka magjepsur dhe i ka bërë budallë!
P.S. ‘Kush rren, brenda 40 ditëve do të turpërohet’ – (Hazar Imam Ja-Far as Safiq)
Kimete, te kemi me kimet, je brilante, kam respekt per akademik Qosen, por me mashtruesin Kurti ka gabuar,duhet te distancohet nga ky maskara nje ore e me pare.
Kare që i asht mbush mendja që din me argumentue. Analfabete.
Kimete në kohën e qeverisjes së Hashim Hajdut
Thaçit kush ua paguante rymën sërbëve të Mitrovicës
së veriut?
Kimete moj zonje, ja thua por kujt ja thua.
Ne skifeter e Albinit jemi shtuar si krimbat ne mut. Ne vend te emrave kemi numra. Emri eshte i njejte por ne dallohemi thjeshte nga numrat. Ja shiko edhe keta lart, Tetovari 1,2,3….12 etj… se si krahasojne Hashimin me Kurtin. Ti thua gje tjeter dhe keta thone gje tjeter, tamam si Kurti.
Nejse, Qosja eshte nje njeri i math dhe fakti qe ai eshte genjyer nga Albini, tregon gjenialitetin e Albinit. Qosja nuk ka faj. Albini nuk i thote Qoses se kur ai do genjeje dhe kur do thote te verteten, qe Qosja te orjentohet kollaj! Per Albinin nuk ka rendesi e verteta. Ai eshte me MAO Ce Dunin qe thoshte se llafet nuk kane rendesi. Rendesi kane veprat. Dinamika e Kurtit eshte aq e zhdervjete dhe e larmishme sa qe Qosja e ka te veshtire te kuptoje te verteten. Qosja eshte njeri i letrave dhe ai u beson fjaleve. vecanerisht atyre patriotike. Psh Qoses i ka ngelur ora kur Kurti ishte per Bashkim Kombetar dhe qe nga ajo dite ai nuk ka lexuar me tej qe te mesoje se Albini nuk eshte me per Bashkimin Kombetar. Ai bile nuk mendon qe Kosovaret jane shqiptare. Ai eshte per nje popull te ri ne Ballkan me emrin “Dardan”. Ai eshte per nje shtet te tjeter ne Ballkan te populluar nga ky popull dhe qe do jete mik me Serbine dhe komshi me Shqiperine. Fakti qe Qosja nuk i di keto menxyra te Albinit, nuk eshte faji Qoses, por merite e Albinit, qe me zhdervelltesine e tij ja ka bere mendjen “pordhe” Qoses. ETJ…ETJ… Nuk thone kot qe plakut mos i degjo fjalet, por pordhet…Hahahah!
Nuk di se cmendon Kadareja per gjenialitetin e Albinit.
tetovari12,për ty dhe shumë të tjerë si ti,nuk
mar rrogë 300evro as ha byrek të SHQUPIT nga asnëra palë,Ju dheshumica e komentuesve ndoshta!?
Ne cdo tre shkrime te Kimetes, ne dy perdoret fjala “kuran”.
Mungese kulture apo shumebesimtare?!?!
Mungese kulture sepse kurrë kurani apo bibla nuk penguan njeri te jete hajdut ose genjeshtar apo besimplote se librat fetar jane “kushtetuta ligjore” ku ata mbeshteten. Sidoqofte, tregojne nje magesi.
Shpresoj te jete thjesht dicka qe ka te beje me realitetin kosovar e jo me preceptimet bazore te Kimetes.
Nuk e ka kuptuar Qosja dhe e paske kuptuar ti. Pra ti je me e mençur se Qosja. Hapu dhé thuaj.
Po kujt po i thua oj Znj. Kimete,
Kurti e tradhtoi HERONJËT, A. Demaçin, Thaçin dhe tjerët e UÇK bashkë me V. Osmanin për intresa personale – pushtet tradhtoi F. Sejdiun , I. Mustafën dhe tërë LDK dhe tash tërë Kosovën. Ishin ata që gjuajtën me bazukë dhe zjarr institucionet shtetërore të Kosovës, që hodhën gaz në sallën legjislativit të vendit, dhe që dërguan ÇLIRIMTARËT në Hagë etj.
Po na armiqësojnë me shtetin amë Shqipërinë dhe SHBA, rrezikuan sigurin e vendit për disa letra ngjitëse, refuzuan vaksinat nga Shqipëria dhe Gazin nga SHBA etj etj. Shpjete do të përballemi me shtrejtimet e mëdha me të ftohtit dhe pandemin COSVID. Tash akuzojnë qytetarët tanë jashtë vendit se ata janë fajtor pse vijnë në familjet dhe atdheun e tyre. Ata që leshuat masat anti pandemi për ti grabitur “gërnaçat” etj. Tash presim aprovimin e Asociacionit të komunave e serbe në Kosovë pa kushtëzim që të njetat të vlejnë shqipatrët e Luginës së Preshevës. Dokumenti është i Ahtisarit – kusht për pavrësi. E shumçka tjetër që është dëmë të kombit dhe shetit.
Kur gomarët bëhen analistë dhe profet, duhet vajtuar ai popull që ka rënë në nivel gomarësh. Kush je ti që na mbanë leksione si nuk duhet gënjyer, kurse gënjen me “rimorkio” për kinse të bërat e Zotit Albin Kurti. Të tillët si ty në kohën e monizmit i dënonte populli dhe dënimi bëhej në sheshe, për t’ia hapur syt gomarëve që ishin në radhë për shitur gënjeshtra. Pas monizmit u ngritën demonët pasardhës të tyre dhe provojn ti rehabilitojn ata, siq ndodh p.sh. me Hasan Bellon dhe shumë hasana gomarenjësh.