Gjykata holandeze vendos pro Ukrainës: T’i kthehet thesari i artë

26 Tetor 2021, 19:40Lifestyle TEMA

Një gjykatë Apeli në Holandë dha një vendim në favor të Ukrainës në lidhje me mosmarrëveshjen mbi pronësinë e një koleksioni histori ari që nisi pas aneksimit të Krimesë nga Rusia.

Mosmarrëveshja ligjore nisi në vitin 2014 kur katër muzetë e Krimesë u përpoqën të detyronin muzeun “Allard Pierson” në Amsterdam të kthente arin.

Ukraina pretendon se këto thesare, të cilat tani mbahen në ruajtje, janë pronë shtetërore.

Muzetë, të mbështetur nga Rusia, ende mund ta çojnë çështjen në Gjykatën e Lartë, kështu që ka pak mundësi që koleksioni “Scythian Gold” të zhvendoset ende.

Muzeu “Allard Pierson” reagoi menjëherë duke thënë se ishte i kënaqur me arritjen e vendimit dhe se është ndërmarrë një hap tjetër drejt përfundimit eventual të kësaj çështjeje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje