Të shtënat në xhirimet e filmit, reagon bashkëshortja e Alec Baldwin

26 Tetor 2021, 14:21Lifestyle TEMA

Bashkëshortja e aktorit amerikan, Alec Baldwin ka reaguar për ngjarjen e rëndë që ndodhi gjatë xhirimeve të filmit “Rust” në New Mexico, ku aktori i cili kishte rolin kryesor qëlloi me armë zjarri dhe vrau një kineaste e plagosi regjisorin.

Patrnerja e tij, Hilaria shprehu ngushëllimet për familjen e kineastes ukraninase duke thënë: “Zemra ime është me Halynan, bashkëshortin, djalin, familjen dhe me të gjithë të dashurit e tyre. Dhe për Alec gjithashtu. Thuhet ‘nuk ka fjalë’ sepse është e pamundur të shprehësh tronditjen dhe dhimbjen e një aksidenti kaq tragjik. Humbje. Mbështetje.”

Më herët, vetë aktori reagoi duke shprehur se nuk kishte fjalë që e përshkruante këtë ngjarje të rëndë.

“Nuk ka fjalë për të përcjellë tronditjen dhe hidhërimin tim në lidhje me aksidentin tragjik që i mori jetën Halyna Hutchins, një gruaje, nëne dhe kolegeje të admiruar jashtëzakonisht.

Unë jam duke bashkëpunuar plotësisht me hetimin e policisë për të trajtuar se si ndodhi kjo tragjedi dhe jam në kontakt me bashkëshortin e saj, duke i ofruar mbështetjen time atij dhe familjes së tij. Zemrën e kam të thyer për burrin e saj, djalin e tyre dhe të gjithë ata që e njihnin dhe e donin Halynan”, tha ai.

Hetuesit thanë se ende po përpiqen të përcaktojnë nëse ngjarja ishte një aksident.

2 komente në “Të shtënat në xhirimet e filmit, reagon bashkëshortja e Alec Baldwin”

  1. helena e trojes says:

    Meriton burg!

    1. vk says:

      burg meriton ai qe merret me armet ne film, aktori nuk ka lidhje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje