Efektivi i burgjeve po çonte fqinjin në spital, kur u përplas për vdekje

11 Nëntor 2021, 20:00Kronika TEMA

Prej gati 20 vitesh, Luan Cenollari punonte si efektiv i Forcave Operacionale pranë Drejtorisë së Burgjeve. Jashtë orarit të shërbimit, në orët e vona të natës, 58-vjeçari punonte taksi për të siguruar më shumë të ardhura për familjen.

Në orën 3:30 të mëngjesit ai u përplas për vdekje bashkë me fqinjin e tij Ali Bejo, 59-vjeç të cilin po e dërgonte në spital pasi nuk ndihej mirë. Ata po lëviznin nga zona e Inxhinierisë së Ndërtimit drejt qendrës ku në kryqëzimin e 21 Dhjetorit, u pret rrugën një mjet Citroen që vinte nga pallati me shigjeta në drejtim të qendrës.

Mësohet se 30-vjeçar Emirjan Doko kishte ardhur nga Kurbini duke thyer orën policore. E për të mos mjaftuar kjo, u konstatua në gjendje të dehur dhe lëvizte me shpejtësi tej normave si dhe ishte futur në kryqëzim me semafor të kuq.

Në makinë, policia i gjeti atij një armë tip pushkë automatike, dhe në trup një thikë. Policia nuk e ka marrë ende në pyetje shkak se ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës.

Dokos i është komunikuar urdhër arresti. Ai akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, armëmbajtja pa leje. Hetuesit dyshojnë se duke u nisur nga fakti se ka qenë i armatosur, mund të jetë përfshirë në ndonjë konflikt.(ABC News)

6 komente në “Efektivi i burgjeve po çonte fqinjin në spital, kur u përplas për vdekje”

  1. Ngushllime familjes,ta kujtoni! says:

    140 deputet tallin trapin me makina miliona EURO, Shtet M**I

  2. Moisi Golemi says:

    Tjetri thuu orën policore duke ardhur nga Kurbini?? Nuk e ndaloi kush, nuk kishte polici rrugës??

    1. Polici says:

      Cila polici ta ndaloj? Harruat se cfare i bene policit para pak muajsh ne Tirane me ate Klodianin qe na e bene hero?

      Sot kerkojne policin.

      1. Ujku Plak says:

        Jo vetem, por e fresket fare ne Dajte me ate Shurre Uthellen gazetare qe shkeli perimetrin bashke me Operatori, Polici shtyn ate Bolen, ai merre para edhe ate Bundren, dhe perfundimi: Policit vk ne Rruge, sepse Ripjellja eshte e Kalbur dhe nuk do te kete perplasie me Median, Opozita eshte me vk se Ripjellja, qe i bie Shqiperia nuk behet.

  3. selami says:

    Askush nuk thote qe punonte ne menyre te jashteligjshme jo vetem duke shkelur statusin e ushtarakut por dhe duke vjedhur shtetin dhe te tjeret me pune kondrabande

    1. Sami says:

      E dike mire ti selami . Fjala kyce eshte punonte kontraband apo jo i siguronte familjes te ardhura .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje