Iku me kamion drejt Anglisë, vajza nga Patosi tregon vështirësitë dhe arritjet e saj në shkencë

11 Nëntor 2021, 15:48Sociale TEMA
Iku me kamion drejt Anglisë, vajza nga Patosi tregon

Historia e dy motrave binjake nga Patosi është sa e veçantë aq dhe me të papritura. Disa vite më parë, ato ikën me kamion në Angli dhe sot janë në majën e shkencës Botërore.

Një nga motrat binjake, Detina Zalli e ftuar në  ABC Live ka treguar historinë e saj që nga largimi kamion bashkë me familjen në drejtim të Anglisë për një jetë më të mirë e deri tek arritjet e saj të shkëlqyera në karrierë.

Në fjalën e saj ajo ka treguar se ato u nisën bashkë me prindërit për një jetë më të mirë, por rrugëtimi ishte i vështirë dhe u është dashur që të kalojnë ditë e net të tëra në kamionë dhe pse në fillim u ishte thënë se do të shkonin me avionë dhe me tren.

“U nisëm për të ikur për një jetë më të mirë, na gënjyen na thanë se do iknim me trend he me avion por përfunduam për ditë e net të tëra në kamionë. Unë isha me babin mami dhe motra rrinin më larg por meqë ne ishim fëmijë ecnim me prindërit. Ishte një situatë që u trembëm përballeshim me gënjeshtra çdo orë, pasi të gjithë të ardhurat ishin investuar në këtë rrugë e s’kishim më asnjë kthim pas. Pavarësisht frikës ne duhet që të kalonim sfidat. Për gjashtë vite ne kemi kaluar me vështirësi, fakti që unë e motra dinim italisht na ndihmoi që të komunikonim me të huajt. Për tre katër vite une dhe motra ime binjake e kemi pas shumë të vështirë shkollimin pasi ishim të bullizuara, deri në momentin që ne arritëm që të fitonim një konkurs”, ka thënë ajo.

Ajo ka theksuar se vështirësitë e rrugëtimit të tyre kanë qenë të vështira për një periudhë 6 vjeçare, por fatmirësisht pas nisjes së studimeve të larta dhe rezultateve të shkëlqyera që ajo arriti bashkë me motrën sot janë pjesë e grupit të shkencëtarëve më të njohur në Britani dhe jo vetëm.

“Pasi morëm rezultate të mira në shkollën e mesme, ne filluam studimet për mjekësi molekulare dhe e morëm me rezultate të shkëlqyera, nuk kishim as dokumente në atë periudhë por përmes bursës dhe profesorët na ndihmuan që ne të jemi pjesë e saj.

Pasi po bëja doktoraturën në Univesitetin e Lensit, Hoëard shkelqeva dhe atje gjeta lirinë totale. Në atë pikë kur bëmë doktoraturat, u ndamë secila në një universitet ndryshme. Argita ka imunologji ka studiuar në universitetin e Bimirganit. Në Hoëard kam drejtuar shumë kurse dhe kam punuar me shumë shkencëtarë që kanë fituar dhe Nobel, ato e panë pasionin tim për mësimet dhe më kanë mbështetur shumë. Në Oxford isha një tjetër person pasi kisha eksperiencë dhe më dukej e lehtë isha udhëheqëse për një program tyë onkologjisë dhe trajtonim mjekët për pjesën e gjenetikës së kancerit.

Jam pjesë e  një programi të NASA-s ku të gjithë shkencëtarët më të mirë punojnë në grup dhe zbulojnë gjëra të reja. Aktualisht po punojn për të parë sesi qelizat e kancerit afektohen në gravicionin zero që është në hapësirë. Qëllimi është që të mësojmë e kuptojmë sesi sillen qelizat në hapësirë me gravitetin zero. Kemi një sistem që ngjason me gravitetin zero, rrisim dhe vendosim aty qelizat kancerogjene dhe është nxjerrë në pah se rreth 80% e qelizave kancerogjene vdesin. Qëllimi është për të gjetur një kurë sa më të mirë”, ka thënë ai.

18 komente në “Iku me kamion drejt Anglisë, vajza nga Patosi tregon vështirësitë dhe arritjet e saj në shkencë”

    1. Mal Cori says:

      Si ç’a pastaj, mor i paditur ( nga gjuhët latine, injorant).
      Ty të pëlqejnë ato femna që i bajnë paret me prapanicë dhe pushtojnë ekranet e TV-ve, pa asnji mundim.
      Këto vajza kanë ba sakrifica të jashtëzakonshme e kanë studju duke lanë pas dore, ndoshta edhe argëtimet që bajshin moshataret e tyne.
      Meritojnë një bravo të madhe.

      1. Vini says:

        Mua me pelqejne kurvat ça do ti?

    2. Shkodrani says:

      Pastaj, i lumte dhe faleminderit prej tyne!
      Me sakrifica te pashoqe nderojne veten, familien dhe te gjith ne.
      Ato perfaqesojne ate cfar pjesa me e madhe e shqiptareve jane dhe duan te jene.
      Un zgjedh ato si perfaqesuese e jo drogaxhite, pijanecet dhe kriminelet qe sillen si zot dhe kane shkaterruar cdo gje te bukur ne ate vendin tone te bekuar.

    3. Lala i Lushnjes says:

      O “Vini,, o i mirë, vajtën me kamjon në Angli dhe studjuan e u bënë shkencëtare. Nuk shkuan në “shtëpi të barit,, ose rrugëve të shisnin “mall,, që të “pasuroheshin,, shpejt e ti kërkonte interpoli në gjithë botën si shumë patriotët tanë që përfunduan atje nga “halli ose nga malli,, .

  1. Loni pe Kolkondasi says:

    Drite jua befte zoti vajza! Dhe pacin jeten e gjate mami dhe babi qe sakrifikuan per lumturine tuaj. Shkuat ne ate bote ku liria te cone ne majat me te larta te shkences kur je i afte dhe punon pa u lodhur per suksesin tend ne jete.
    Dhe mos harroni te falenderoni cdo dite zotin ju shpetoj nga kthetrat e Rilindjes urbane, nga “ndryshimet epokale” qe ka sjelle Rilindja edhe ne Patos. Pastaj, po te ishit te detyruara te merrnit pjese ne “Foltore”!…. O nene, o nene, kur e parafytyron!!! Te rrenqethet mishte.

  2. LG says:

    Ju lumtë goca.Urime dhe suksese në të ardhmen tuaj.Mos e mbani kokën pas.Krenare që jeni shqiptare por fatkeqësi që politikanët aktualë nuk e duan Shqipërinë dhe shqiptarët.

  3. Tony E says:

    patosaraket jane shume mire ne arsimim

  4. labi says:

    BRAVO U QOFTE ,VAZHDONI TE PUNONI ME ZELL
    KY ESHTE KONTRIBUT I MADH NE KRENARINE KOMBETARE
    SHENDET,SHENDET
    KOLEG NGA IZRAELI

  5. Vjosa says:

    Bravo, arritjet e tyre jane krenari edhe per Atdheun. Me siper nje i mencur shkruan ne nje koment: e ce pastaje?. Pastaj, qe ta kuptoje kaplloqia jote, ato dy motera i thone botes se shqipetare nuk jane ata qe hyjne e dalin neper burgje per vepera te keqia, por jemi ne qe kemi arritur majat e shkences Boterore.

  6. Tomi Marko says:

    Luvdata pa lidhje. Mja e shitet veten si majat e shkences per se koti. Mijra shqiptare ne Amerike dhe UK kane mare PHDs dhe asnje luvdohet kot, pasi nuk keni bere ndonje qe tjeter pervec keni zene nje pune pas shkolle. Ka plot shqiptare qe kane bere shpikje te verteta dhe kane shume patenta dhe prap nuk luvdohen, qe dhe e meritojne.

  7. vlora.vlora says:

    ku eshte lajmi ketu ,shume shqiptare kane emigruar jashte dhe kane aritur suksese ne jeten e tyre ,dhe nuk duan te meren me korraket shqiptare ,,,neper gazeta ,Jeni bere gati per te rilindja motra ,deputete te ardhshme

  8. Trojan says:

    Keto gocat me duket ka harruan te permendin se drejtorin e MIT ne harvard e kane shqiptar.

  9. Njeres pa (qe sduan)pune says:

    Bravo…..pavaresisht ndonje debili qe nuk “cuditet” …. suksese te metejshme, pjesa e heshtur dhe me e mire e kombit …..

  10. Red says:

    Bravo goca por me vjen keq qe po e shisni veten me shume se jeni. Si ju ka shume shqipetar ketu ne U.K.
    Megjithate prap bravo per sakrificat

  11. Tirona says:

    Kto mduket se duan vemendjen e shqiptareve se atje ku jane nuk po ja var njeri, mos duan ndonje karrike deputeti se ska si shpjegohet qe per keto dy binjaket po behet I katerti here I njeti shkrim brenda dy viteve ???.

  12. Qyterar i zakonshem says:

    Prinderit i jane futur detit ne kembe si i thone fjales komlet pasiguri komplet aventure . Per te ikur me kamjon ne Angli ka qene vendim i tyre dhe jo i vajzave . Me behet qejfi qe u ka dale per hajër sepse mund te kishte perfunduar edhe ne tragjedi. Eshte aventure e rrezikshme me femije te bredhesh rrugeve te botes . Burri i vetem mundet ta sfidoje fatin te marre ne sy rrezikun. Po femijet ,vella ,ku i shpie ! Per vajzat respekre femije te tille do te deshironte çdo prind ne bote .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje