Liroi nga burgu “të fortin” e Vlorës, zyrtari i arrestuar ia lë fajin drejtorit: Nëse do kishte gabim ai mund ta verifikonte

13 Nëntor 2021, 11:39Kronika TEMA

Gjykata e Posaçme vendosi masën “arrest në burg” për Gani Shehun, ish-drejtorin Juridik të Burgut të Peqinit. Shehu ka pranuar në gjykatë se ka qenë ai personi që ka përpiluar shkresën për Viktor Ymerin bazuar në komunikimet që ka pasur me shefat e burgjeve në lidhje me vendet ku ka kryer dënimin.

Sipas Shehut shkresa është firmosur edhe nga drejtori dhe nëse do të ishin gabim vendndodhjet e Ymerit përgjatë viteve, mund ta kishte kthyer dhe atij i takonte verifikimi.

Ish-shefi juridik Gani Shehu dhe kartelisti Lulzim Kadiu i kanë shtuar më shumë orë pune këtij të dënuari, që të përfitonte lirinë sa më shpejtë.

“I forti” i Vlorës bëri 25 vite burg për vrasjen e Arben Pajës dhe Ilir Xhungës. Lidhur me këtë ngjarje, pasi vuajti dënimin Ymeri u lirua nga burgu në 2019, por u rikthye sërish në burg në dhjetor të 2020, pasi SPAK rihapi hetimet për dy ekzekutimet e bujshme në 2005, të Vajdin Lames dhe Klodian Saliut.

2 komente në “Liroi nga burgu “të fortin” e Vlorës, zyrtari i arrestuar ia lë fajin drejtorit: Nëse do kishte gabim ai mund ta verifikonte”

  1. american16al says:

    Shtet karnaval, kush eshte ky me i forte se shteti??!!!

  2. BARD HYSENI says:

    KA NJE TE VERTET SHUME TE FUQISHME ARSYETIMI QE I BENEE FIRMES PERFUNDIMTARE NGA DREJTORI I PERGJITHESHEM.SHIHET NJE PERCEPTIM I GABUAR NE DETYRAT FUNKSJONALE TE CDO NIVELI.GJITHESEJCILI DUHET TE MBAJE PERGJEGJESIN E TIJE PER MOS MBARVAJTJEN E VEPRIMTARIS FUNKSJONALE.ME TE DREJT E TOTE FJALEN E TIJE SE VENDIMIN PERFUNDIMTARE E VENDOS TITULLARI INSTITUCIONIT.A MUNDE TE THEMI SE PER KORRUPSIONIN QE EGZISTON NE SHTETIN TONE NUK MBANE PERGJEGJSI JO VETEM MORALE POR DHE FUNKSJONALE KRYEMINISTRI I VENDIT,DO THOJA QE ESHTE E PA DIKUTUESHME PERGJEGJESIA E TIJ,PAMVARSISHTE SE KETA TE TANET I DELEGOJN FIRMAT PERFUNDIMTARE ME POSHTE VETES TYRE.EDHE NE KETE RAST TITULLARI NUK PERJASHTOHET NGA PERGJEQSIA,NE TE KUNDERT PER CFARE E PRANON FUNKSJONIN VETEM PER LEVDATA ,NDAJE DHE PO E THEME SE SECILI VARET NGA KEMBET E VETA POR TY ME POZICION SI TITUTULLAR QE EDHE TI VARESH NGA KEMBET E TUAJA NUK PERJASHTOHET PERGJEQGJE SIA PER FIRMEN E HEDHUR.KESHTU FUNKSJONON CDO SISTEM DEMOKRATIK .POR TEK NE FAJI SHKON TE FUNDI I VRIMES KAVALLIT

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje